Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gogësima tek i posalinduri

Përse duhet të gogësojë foshnja pas ushqimi me qumësht?

Gogësima është pjesë e rëndësishme e ushqimit të foshnjes. Derisa foshnja thith, gëlltit ajër, i cili krijon një ndjenjë të pakëndshme të shkaktuar nga fryrja. Që të mos i pengojë ai ajër, foshnja duhet të gogësojë menjëherë pas thithjes. Pas dhe gjatë secilës ushqyerje foshnja duhet të nxjerr ajrin e mbledhur të panevojshëm.

Foshnjat të cilat ushqehen me shishe duhet të gogësojnë pas 50 gr pirjesh gjegjësisht pesë minutash, ndërsa foshnjat të cilat thithin duhet të gogësojnë pas secilës gjithithje.

Cila pozitë është më e mira për të gogësuar?

Egzistojnë tre mënyra të mira për të gogësuar foshnja, ndërsa ju mund ta zgjedhni se cila iu konvenon më së shumti:

Në sup

Gogësima në sup jep rezultate të mira tek shumica e foshnjave. Foshnja duhet të mbështetet në supin tuaj. Me një dorë duhet ti përkëdhelni shpinën ndërsa me dorën tjetër ti mëshoni lehtë në bythë. Në sup vendosni një panolinë që të mbroni rrobet nga stërpikat.

E drejtuar në pozitën ulur

Gjatë kësaj mënyre mbani qafën e foshnjes me dorë, ndërsa foshnjen vendoseni të ulur në krahë. Me dorë mbani gjoksin e foshnjes nën sqetull, ku koka duhet të anojë përpara. Ledhatoni në shpinë duke pasur kujdes që koka të mos bie mbrapa.

Me fytyrë nga poshtë

Ktheni foshnjen me fytyrë nga poshtë dhe vendoseni ashtu që të ju qëndrojë e shtrirë në krahë.

Lonna Sh (5 vite më parë)
djali im 3 muajsh i nxjerr gogesimat me shume veshtiresi,duhat mbajtur gjate ne pozicion qe ti nxjerri,kurse gjate nates qe pi dhe e ze gjumi thuajse nuk i nxjerr asnjehere edhe pasi mund ta mbaj per rreth 20 min a me shume tek supi.
Nora Kryeziu (6 vite më parë)
Vajza ime e cila quhet Dea eshte 3 muajshe pin shume dhe ngutet, pastaj ne mesin e pirjes se qumeshtit ajo gokson, por ende kerkon te pi.

/komuniteti