Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

3 fakte për seksin në vitet e 40-ta

A jeni ju dhe partneri juaj një jetë të mirë seksuale po ju brengoseni se pas viteve të 40 jeta juaj seksuale do të prishet? Mos u brengosni, lexoni këto fakte për seksin në atë moshë 

1. Jeni shumë më të rehatshme me trupin tuaj

Keni kaluar fazat e shtatzënisë, vështirësitë dhe dhimbjet që ka sjellë. E keni parë sa shumë mund të durojë trupi juaj dhe si rezultat i kësaj ju tani keni një trup në gjendje më të mirë. Një studim në Mbretëri të Bashkuar gjeti se gratë në të 40’at e tyre ishin më pak të brengosura për trupin e tyre se sa ato të reja, dhe ishin më të rehatshme për këtë shkak. Gjatë të 40’ave gratë kanë një vlerësim më të mirë të trupit të tyre dhe hormonet janë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kështu ato kanë përvoja më të kënaqshme seksuale gjatë të 40’ave. 

2. Jeta juaj është qetësuar

Shumica e grave kalojnë të 30’at e tyre shtatzënë ose me fëmijë të vegjël, që është një stres i vërtetë. Ato kalojnë rreth një dekadë duke u përkushtuar si nënë ndërsa regjimi seksual dhe intimiteti nuk janë siç duhet. Tani që nuk jeni me fëmijët në dhomë dhe nuk keni nevojë që të zgjoheni natën për t’i kontrolluar kur qajnë, ju keni më shumë energji për seks në jetë. Shumë gra të cilat i përfundojnë fëmijët gjatë të 30’ave, përjetojnë një jetë të mahnitshme seksuale gjatë të 40’ave. 

3. Ju keni një rritje hormonale

Përderisa nivelet e estrogjenit mund të pësojnë rënie gjatë kësaj dekade, ka diçka të mirë që ndodh në këtë moshë. Sapo të hyni në para-menopauzë, testosteroni i trupit tuaj mbetet i pandryshuar, përderisa estrogjeni zvogëlohet ngadalë, duke krijuar një testosteron më të lartë në nivelet e estrogjenit në gjak. Testosteroni mund të ju aktivizojë në jetën seksuale, dhe mund të ju bëjë që të keni marrëdhënie seksuale më shumë me partnerin gjatë kësaj kohe

 

Burimi: kosovalive360

/komuniteti