Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Katër zona erogjene për të cilat nuk keni ditur që ekzistojnë, ndërkaq ju krijojnë kulmin e kënaqësisë!

02.04.2015 - Shkencëtarët turq tërheqin vërejtjen që këto katër zona të thella vagjinale erogjene mund të jenë çelësi i arritjes së orgazmës.

Jeni të gatshëm? Merreni shpejt lubrifikantin dhe përgatituni që të hulumtoni dhe të përjetoni kënaqësinë, duke stimuluar vendet për të cilat as që keni ditur që ekzistojnë! – transmeton Telegrafi.

 

Pika A

Gjejeni: Përcillni anën frontale të vagjinës derisa të arrini pothuajse te cerviksi i saj dhe mu aty do të gjeni pikën A. Kalojeni gishtin mbi këtë pjesë sikur dëshironi që diçka të fshini.

Stimulimi: Pas paralojës, vëni lubrifikant në gisht dhe prekeni pikën A. Shtrëngojeni me gisht atë vend dhe tërhiqeni nga vetja.

 

Pika O

Gjejeni: Rrotullojeni gishtin nga ana e kundërt e vagjinës dhe shkoni pak më thellë derisa të gjeni një regjion të ngjashëm me sfungjerin në anën e fundit të vagjinës së saj – aty është pika O e saj.

Stimulimi: Kur ta sillni deri te kulmi, provoni sikur të hidhni spirancën dhe tërhiqeni me teknikë njëkohësisht pikën O dhe pikën G.

 

Cerviksi (qafa e mitrës)

Gjejeni: Me penetrim të thellë mund të prekni me penis cerviksin e saj, përkatësisht grykën e mitrës së saj.

Stimulimi: Rreth ovulacionit, rrotullojeni përreth cerviksit të saj me ndihmën një gishti apo me dy gishta, ndërkaq njëherë kur ta bëni kontaktin e drejtpërdrejtë, butësisht rrëshqitni nëpër këtë regjion, duke krijuar presion të fortë, por edhe të butë, gjithnjë derisa të ndiejë kënaqësinë e thellë, pothuajse kënaqësinë e tërë trupit.

 

Muskujt e komblikut

Gjejeni: Nuk mund të prekni fundin e muskujve të komblikut drejtpërdrejt, por mund t’i aktivizoni.

Stimulimi: Blini toptha seksi. Lyeni një topth me lubrifikant, futeni brenda saj dhe shikoni se a mund ta mbajë. Shtojeni edhe të dytën kur të jetë e gatshme. Kjo është argëtuese dhe eksituese.

Burimi: Telegrafi