Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë duhet të bëj që fëmija im të flejë më gjatë?

Sigurohuni që vendi ku fle fëmija juaj është i qetë, i errët dhe komfort

Kjo mvaret nga arsyeja se përse të fjeturit e fëmijës tuaj është duke u shkurtuar. Nëse ai zgjohet pasi që ka pushuar aq sa ka patur nevojë – edhe pse ndoshta është para se të jeni ju e gatshme që ai të zgjohet – ne kete rast nuk keni shume çfare per te bere.

Por nëse vogëlushi juaj zgjohet për ndonjë arsye tjetër, ju mund të ndërrmerni hapa të tjerë që të injkurajoni atë për të pushuar më shumë gjatë ditës:

Mësoni modelet e të fjeturit të vogëlushit tuaj

Mësoni modelet e të fjeturit të vogëlushit tuaj. Nëse ju e vendosni për të flerë vogëlushin tuaj para se të jetë ai i gatshëm për këtë, ai mund të zgjohet shumë shpejtë. Nëse e vendosni atë të flejë shumë vonë, ai nuk mund te fle mirë, sepse është i stërlodhur.

Secili fëmijë e ka skemën e tij të gjumit. Shumica e fëmijëve fle nga një orë në paradite dhe një pasdite, pastaj kalojnë në tranzicionin e gjumit të pasdites për 2 orë e më gjatë. Disa nuk flenë fare gjatë ditës, por futen në gjumë të natës më herët në mbrëmje. Të tëra këto janë normale. Përdorni të gjitha këto metoda, dhe kuptoni se cila i përshtatet fëmijës tuaj.

Rimendojeni rutinën e gjumit për fëmijën tuaj

Rimendojeni rutinën e gjumit për fëmijën tuaj. Disa fëmijë të cilët zgjohen herët nga gjumi, do ti kthehen gjumit me pak inkurajim, me ndonjë lodër të preferuar. Por disa fëmijë që zgjohen të acaruar dhe qëndrojnë zgjuar, problemi mund të jetë se ata nuk dinë se si ti rikthehen gjumit vetvetiu.

Mendoni rreth asaj se si do të flejë ai. A e mbani në krahë, a ushqehet me gji, apo vetëm e leni për të flerë? Për ti ndihmuar fëmijës tuaj, gjeni mënyra se si ta qetësoni atë që të flejë si pjesë e rutinës, kjo mund të ju zgjedh problemin.

Sigurohuni që vendi ku fle fëmija juaj është i qetë, i errët, dhe komfort

Sigurohuni që vendi ku fle fëmija juaj është i qetë, i errët, dhe komfort. Nëse ai fle në dhomë të ndenjës dhe jo në dhomë të gjumit ku mund të jetë më qetë, me siguri që do të zgjohet më shpejtë. Përgjithësisht, mendohet që fëmija më së miri fle në vendin ku fle edhe gjatë natës.

Merrni në konsideratë rënien e gjumit

Merrni në konsideratë rënien e gjumit. E vërtetë, kalimi nga dy të fjetura në një, nënkupton që fëmija juaj është duke fjetur më pak gjatë gjithë ditës, por pastaj të fjeturit gjatë natës mund të jetë më i gjatë. Nëse fëmija juaj zgjohet herët nga gjumi i mëngjesit apo i pasdites, mund të jetë arsyeja që ai është i gatshëm që ti zëvendësojë ato në një të fjetur të vetme. Shumica e fëmijëve e kalojnë këtë tranzicion në mes të muajve 12 dhe 18.