Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Energjia e tepërt

Secili fëmijë i shëndetshëm, sipas rregullave, është plotë energji. I takon prindërve që të gjejnë mënyrën e duhur që fëmijët të lirojnë këtë energji të tepërt. Nëse fëmija juaj kërcen pandërprerë nëpër shtëpi, nuk qetësohet, mundohuni që atë energji ta shfrytëzoni në mënyrë praktike duke e drejtuar në aktivitetet të cilat iu rekomandojmë.

 

Nëse gjatë ditës jeni shpesh në shtëpi (gjatë dimrit apo ditëve me shi) provoni këto:

• Topin në duar dhe gjuani, shutoni, janë të lejuara të gjitha lojërat të cilat mund ti bëni në hapsirë të mbyllur.

• Lëshoni ndonjë muzikë argëtuese dhe vallëzoni apo këndoni me fëmijën tuaj

• Le të kërcejë fëmija juaj (mund ti ndihmoni duke e pyetur “sa lartë mund të kërcesh”)

• Ushtrimet e aerobisë për fëmijët janë poashtu të dobishme. Ushtroni me fëmijën tuaj tendosjen (mbledhim mollat) apo prekjen e majave të gishtërinjve të këmbëve (mbledhim patate). E dëshirueshme është që fëmija të bëjë mbledhjen e gjunjëve.

• Gjuajtja me jastëkë është e lejuar, por vetëm në vendet ku nuk ka gjëra që mund të thyhen

• Goditja e enëve me lugë druri mund të jetë shumë argëtuese për fëmijët

• Trazimi dhe përzierja e brumit mund të jetë interesante. Kur pregatitni masë nga brumi gjithmonë inkuadroni fëmijët

 

Kur jeni jashtë me fëmijën, ju preferojmë këtë:

• Vrapim në park, kërcim, ngjitje

• Lozje në vendet e lojërave, le të luhaten, le të ngjiten në shkallë, dhe të ngjashme

• Nëse fëmija di të vozisë bicikletë, mundësojini këtë argëtim gjatë ditës. Nëse fëmija është i vogël mund të provoni ti mësoni vozitjen e triciklës

• Sa herë që dilni jashtë, merrni topin me vete. Të gjithë fëmijët e duan lojën me top, sa më shumë fëmijë aq më e mirë loja

• Vozitja e rollerëve rekomandohet për fëmijët më të mëdhenj të cilët e zotërojnë këtë teknikë. Natyrisht, asnjëherë nuk duhet të harroni që ti vendosni fëmijës mbrojtëset.