Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla për nëna të djemve – nga këndi i etërve

Nuk është për t`u habitur që nënat nuk dijnë se si të sillen ndaj djemve. Megjithatë, ato kanë qenë vajza dhe kanë lozur me lodra të tjera, kanë patur interesime dhe idea të tjera. Ndihmën e vërtetë e kemi gjetur në një tekst interesant, të një babai i cili është munduar ti shkruaj disa këshilla të përkyera për nëna të djemve.

Ja disa nga këshillat e tij, se çfarë duhet të kenë parasysh nënat në mirë rritjen e djemve të tyre.

• Vëzhgoni djaloshin tuaj si njeriun e shpellës

Femrat e rritura kanë me qindra gjendje emotive sikurse dhe vajzat. Djemtë, në anën tjetër, zakonisht ndjejnë vetëm njërën nga këto të tre: janë të zemëruar, të mërzitur apo të lumtur. Mos e projektoni jetën tuaj emotive të kompleksuar në djalin tuaj. Problemi i tij momental ndoshta nuk është edhe aq i komplikuar. Ai dëshiron të hajë, të kryej nevojën apo të vrapojë. Kur ka një ditë të keqe ai e dëshiron lodrën e tij, të cilën ia morri një fëmijë tjetër. Ai dëshiron të shikojë përmes dritares dhe të mbajë fjalime të gjata, siç mund ta bëjë edhe një vajzë tetëvjeçare.

• Vëzhgoni trupin e tij e jo gojën

Sikurse tek meshkujt e rritur, shenjat të cilat u tregojnë se si ndjehet djali juaj do të paraqiten në gjuhën e trupit të tij. Kërcimi poshtë-lartë është gjendje normale dhe ai është mirë. Mbledhja e supeve është shenjë e keqe. Të bërtiturat janë shenjë e mirë. Qetësia kërkon vëmendje.

• Kur jeni në dilemë, përqafojeni

Djemtë zakonisht kanë më shumë telashe rreth verbalizimit të problemeve se sa vajzat. Djali do plas së qari, pas një ngjarjeje në dukje të parëndësishme. Duhet ta dini që është diç më e thellë në pyetje por që ai nuk do të mund t`ju tregojë (përderisa vajzat tregojnë menjëherë çfarë ka ndodhur dhe kush është fajtori). Pra, zgjedhja është e natyrës fizike dhe jo verbale. Kaloni kohë duke përqafuar djalin tuaj. Kjo bën mrekulli. Pas disa minutash gjithçka do të jetë në rregull dhe ai do të jetë i gatshëm që ti kthehet lojës përsëri.

• Rroftë Betmeni

Djemtë shumë herët e kuptojnë rëndësinë e superfuqive. Ata dëshirojnë të jenë të mirë dhe besojnë që mirësia në fund fiton. Ata e formojnë identitetin e tyre rreth karaktereve mitike për të cilat ndëgjojnë. Një baba tregon: ‘Ja biri im është i apasionuar pas Betmenit, edhe nëpër qytet e bart kostumin e tij. Ajo çfarë me entuziazmon është përkushtimi ndaj superheroit, kur dikush e thërret atë me Betmen!

• Aktiviteti fizik i pakuptimtë është i përkryer

Në mënyrë që ta spjegojë sa më mirë këtë botë, babai tregon se si ai dhe vëllau i tij, i kishin thënë djemve të tyre, kur ata ishin 10 vjeç, që është e nevojshme të ndërtojnë diç nga gurët. Gurët gjendeshin në njërën anë të plazhit kur ndodhte gjithçka, përderisa vendi më i mirë për ndërtim ishte ana e kundërt (sipas këshillave të urta të etërve). Secili gurë ishte mjaft i rëndë. Djemtë filluan ndërtimin duke bartur me fuqinë e përbashkët gurët përderisa etërit qëndronin diku në mes të rrugës duke lexuar gazetat e tyre. Ndërtimi i “kullës” zgjati pothuajse tërë paraditen. Deri në drekë ata ishin shumë të lodhur dhe të lumtur, përderisa etërit kaluan një mëngjes të qetë.

• Fitorja është e rëndësishme por më pak se sa që ju e mendoni

Djemtë – ndoshta më shumë se vajzat – i ekspozohen më shumë presionit që të jenë të suksesshëm në shkollë dhe në situata shoqërore. Ata flasin më pak për këtë, prandaj ndjenja e zhgënjimit është më e thellë se sa tek vajzat. E rëndësishme është që ti mësojmë ata që nga humbja duhet nxjerrë leksionin dhe jo të fitojmë me çdo kusht. Shpeshherë për djemtë e rëndësishme është fitorja në shoqëri. Por, mirësia nuk vie nga nje fitim i mirë, nga popullariteti dhe shoqëria e mirë apo sepse është më inteligjenti në klasë. Mirësia nënkupton të jesh i mirë, por edhe të jesh i ndjeshëm, i dashur dhe bujar. Kjo gjë më së miri mësohet nga nëna.

• Rrobet janë të rëndësishme

Të gjithë e dimë që sa i përket rrobave për vajza, gjithmonë ka më shumë zgjidhje se sa për djemtë, prandaj zgjidhja e vetme për ta, mbeten xhinset dhe bluzat. Prandaj, më së miri është që ti siguroni “xhinse të vërteta” dhe “bluza të vërteta”. Djemtë dëshirojnë të jenë “cool”, kërkojnë rehati (pantallona të cilat janë të gjëra dhe të ngrohta mjaftueshëm.

• Koha e paragjumit është e shenjtë

Pikërisht sepse djemtë janë shumë aktivë, është e vështirë të qëndrojnë ulur të qetë. Kohën më të mirë e paraqesin ato dhjetë minuta para fjetjes. Futuni së bashku në krevat, lexoni libra dhe përqafojini derisa të flenë.