Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Parapregatitja për ciklin e parë menstrual

Parapregatitja e vajzës për ciklin e parë menstrual, për nga natyra është detyrë e nënës. Megjithatë, shumica nuk e dijnë nga të fillojnë, sa, dhe çfarë duhet të dëgjojë vogëlushja e tyre. Është befasuese se sa nëna nuk bisedojnë fare me vajzat, për këtë periudhë ndryshimesh. Qëndroni të gatshme për komunikim, duke ndjekur këto udhëzime praktike.

Si ta filloni bisedën?

Duke marrë parasysh që vajzave në ditët e sotme, cikli menstrual u vie më herët sesa në gjeneratat e mëparshme të nënave tona, informimi paraprak do të ishte i mirëseardhur.

Pregatituni që të bisedoni me vajzën tuaj, menjëherë pasi të vëreni ndryshimet e para në trupin e saj. Hyrja në pubertet është momenti i duhur për fillimin e bisedës, në mënyrë që ta parapregatitni për ndryshimet që do ti ndodhin.

Për të dy prindërit, ndonjëherë është e vështirë të pranojnë dhe të reagojnë në mënyrë të drejtë në ciklin e parë menstrual, sepse me këtë e shohin që vajza e tyre është rritur. Natyrisht, ata e dinin që kjo një ditë do ndodhte, por jo aq shpejtë. Cikli i parë menstrual është me të vërtetë fillimi i seksualitetit dhe lirisht pranojeni si shenjë që ndjek periudhën e ndjeshmërisë, ndryshimit të disponimit, kërkimit të intimitetit apo turpit.

Si ta filloni këtë temë?

Mënyra më e lehtë të filloni këtë temë, është duke folur për përvojën tuaj të parë menstruale dhe të reagoni sikur nuk është ndonjë gjë e tmerrshme. Flisni për menstruacionet si një fillim i bukur i sensualitetit. Tregojini se si ndihet femra gjatë kësaj periudhe, mënyrën se si duhet kujdesur për higjinën dhe trupin, dhe mundohuni ti zbusni brengën vajzës tuaj. Gjëja e fundit që dëshironi është që vajzës tuaj ti vie cikli i parë menstrual gjatë kohës që është në shkollë, sepse mund të frikësohet apo të mendojë që është e sëmurë seriozisht. Në këto situata, fëmija jo vetëm që është në shok, por një person i panjohur, qoftë mësuesja apo motra në ambulantë, do ti spjegojë se çfarë po ndodh me trupin e saj. Për këtë arsye, më së miri, flisni e flisni me të, edhe nëse vajza juaj nuk ju dëgjon në lidhje me këtë, sepse ajo do të ju ndëgjojë edhe nëqoftëse shtiret sikurse nuk ju dëgjon.

E dini ju këtë apo jo, vajza juaj sigurisht që ka shoqe, apo shoqe të shoqeve të cilave tashmë u ka ardhur cikli i parë menstrual, dhe për këtë temë me sigurisë tashmë është në dijeni. Pasi që vëreni, që vajzës tuaj ka filluar gjoksi ti rritet, e keni një periudhë të caktuar që ta pregatitni për ciklin e parë menstrual. Kjo periudhë varon tek vajzat por mund të llogarisni në 6 muaj të sigurtë, edhe pse kjo periudhë zakonisht është më e gjatë. Blejini një kozmetikë adekuate të cilën mund ta bartë në çantën e shkollës të cilën e ka kurdoherë që i nevojitet. Thuajini që është e rëndësishme t`ju thotë kur i fillon cikli i parë menstrual dhe kjo nuk është fare e turpshme. Sqarojini që mund të ketë dhembje barku dhe ndjenjë jo të këndshme në mënyrë që ta kuptojë edhe këtë pjesë të ciklit menstrual. Nuk është e mjaftueshme vetëm ti blini libra për “Hyrje në botën e të rriturve”, edhe pse sot ka shumë manualë kualitativ rreth kësaj teme, sepse në këtë periudhë është e nevojshme të jeni shoqe për vajzën tuaj, ndoshta edhe më shumë se vetëm nënë!

Ana emotive e bisedës

Ndoshta përjetimi i ciklit të parë menstrual më së rëndi do të ju bie juve. Vajza juaj do të ketë disponim të ndryshueshëm dhe do jetë shumë emotive gjatë kalimit nga fëmijëria në botën e të rriturve, ku pak vajza janë të gatshme për këtë kalim dhe kjo është plotësisht normale që në atë moment të ndjejnë distancë ndaj babait dhe e kanë të vështirë nëse babai e kupton që atyre u ka ardhur cikli menstrual. Kjo është një periudhë shumë emotive për vajzat dhe përderisa pjesërisht e kuptojnë këtë proces dhe fakt që ndryshimet janë të paevitueshme, pjesërisht prapë e refuzojnë ta pranojnë këtë proces. Kujtojini atyre se sa i doni dhe mundohuni që të njejtën gjë ta bëjë edhe babai. A do të bisedojë edhe babai me vajzën, në lidhje me këtë “ngjarje mujore” është plotësisht individuale dhe nuk egziston asnjë rregull, por ia vlen të provohet.

Gjatë muajve të parë me siguri që të gjithëve do të ju duket e çuditshme në familje. Vajzat në këtë periudhë mund të kenë turp apo huti, por është e rëndësishme që ju ta zvogëloni ndikimin e kësaj ngjarjeje në jetërat tuaja. Natyrisht, nuk duhet ti zbusni ndryshimet përmes të cilave po kalon vajza juaj, por ti shfaqni asaj më shumë dashuri dhe kujdes se sa më parë.

Edhe diçka mbani në mend, ju nuk mund të bëni edhe aq shumë. Mos e tërhiqni me vete për të bërë pazar apo mos e shtyeni të shikojë prodhime kozmetike femrash përderisa ju i bleni vatat intime. Dhe definitivisht nuk duhet ti përmendni tërë ngjarjen rreth tamponëve në atë moment. Prindërit ndonjëherë pyeten nëse është e nevojshme që me ardhjen e ciklit të parë menstrual të shkohet te mjeku, por përgjigjja në të vërtetë është, JO. Nëse nuk keni vërejtur problem, si psh. gjakderdhje të bollshme, aromë të pakëndshme apo dhimbje të papërmbajtur e cila nuk kalon me ilaçe të zakonshme kundër dhimbjeve, atëherë mund të kontaktoni mjekun.

Në momentin kur përballeni me ciklin e parë menstrual të vajzës tuaj, me siguri që po përballeni edhe me shumë gjëra tjera, për të cilat as që jeni të vetëdijshme. Kjo periudhë e fëmijës tuaj, por edhe e juaj, mund të ju tërhjekë vëmendjen në kohën e kaluar dhe plakjen. Poashtu njëlloj bazohet edhe në vajzën tuaj e cila gjer dje ka luajtur me kukulla, ndërsa sot mendon rreth ciklit të parë menstrual.

Por, mbani në mend, fëmija juaj ka nevojë për ju, pa marrë parasysh nëse ka 3 apo 13 vjeç, dhe pa marrë parasysh nëse ajo këtë e pohon apo jo. Ajo ka nevojë që të trajtohet edhe më tej nga prindërit si fëmijë i tyre, dhe jo ta shikojnë si dikë që në të ardhmen do martohet dhe do lind fëmijë. Ky ndryshim nuk nënkupton që vajza juaj është rritur tashmë, prandaj mos u habisni, por edhe më tej vazhdoni të jeni prindër të mirë për të, siç e keni bërë deri më tani.