Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Përse e dëshirojnë gjithmonë të njejtin film vizatimor?

Edhe nëse keni një raft të tërë me filma vizatimor dhe gjithmonë jeni të gatshëm për të siguruar ndonjë të ri, fëmija juaj e dëshiron atë të vjetrin të cilin e di përmendësh? Poashtu e zgjedh gjithmonë të njejtën përrallë para gjumit, e cila tanimë për ju është bërë monotone. Përsëritja e përrallave është shumë e nevojshme për zhvillimin e fëmijës tuaj. Ja përse.

Rreth moshës 2 vjeç, fëmija zhvillon aftësi të domosdoshme për të kuptuar ngjarjet që i dëgjon apo sheh në TV. Fëmija në këtë moshë fillon të:

• Njeh vetveten dhe anetarët tjerë të familjes nëpër fotografi apo video xhirime: ashtu mund të përcjellë edhe personazhet në tregim dhe të identifikohet me ta. Fëmija e njeh ndjenjën e parë të identitetit.

• Përdorë sa më shumë fjalë, zhvillon aftësitë e tij intelektuale në mes të cilave edhe aftësitë e të shprehurit në mënyrë që të tjerët ta kuptojnë dhe në mënyrë që ai ti kuptojë gjërat sa më mirë.

• Zhvillon ndjenjën e rregullave: fëmija fillon të dallojë llojet e sjelljes. Kjo nënkupton që mund të ndjek ngjarjet e lidhura me shumë personazhe dhe fillon ti kuptojë arsyet e aksioneve të tyre.

• Bën kujdes në detale. Fëmija në mënyrë të kujdesshme përcjellë secilin detal të ngjarjes të cilën dëshiron ta kuptojë plotësisht.

Përsëritja ndihmon zhvillimin e kujtesës

Filmi vizatimor, si dhe të gjitha përrallat në të vërtetë, kanë funksion të ndihmojnë dhe të përmirësojnë zhvillimin e kujtesës. Këtu vie edhe nevoja e fëmijës për përsëritje të vazhdueshme. Sa më shpesh që përsëritet ngjarja, fëmija e ka më të lehtë ta mbajë në mend.

Për fëmijën 2 vjeçarë, përsëritja është shumë e rëndësishme sepse i mundëson të kontrollojë kujtesën dhe të kuptuarit, por edhe të bëj lidhjen në mes të personazheve dhe ngjarjeve. Nuk duhet ti habiteni zemërimit të fëmijës nëse DVD grithet apo nëse prindërit e ndërrojnë përrallën: në mënyrë që të zhvillohet kujtesa nuk duhet të ketë kundërshtime në mes të asaj se çfarë dëgjohet dhe shihet, dhe asaj se çfarë fëmija ndjen.

Identifikimi me personazhet

Nevoja për përsëritje është poashtu edhe pasojë e procesit e të mbijetuarit me personazhe nga përrallat. Me anë të këtij identifikimi, fëmija njeh vetveten sepse fillon të paraqitet mentalisht duke menduar përrallat me personazhe me të cilat identifikohet.

Identifikimi i cili përforcohet me përsëritjet e vazhdueshme është i nevojshëm për fëmijën për njoftimin me botën e jashtme. Aksionet dhe reaksionet e personazheve, e mësojnë se çfarë po ndodh në jetë, e shpiejnë në zbulimin e llojeve të ndryshme të sjelljes dhe mundësojnë përvojat e para të tij, edhe pse janë fantastike, megjithatë ai mëson.

Fëmija nuk është në gjendje të dallojë realitetin nga fantazia: ai ndjehet si protagonisht gjithmonë dhe në çfarëdo. Përrallat dhe filmat vizatimor e lehtësojnë këtë proces, sepse bazohen në botën fantastike në të cilën gjithçka është e mundur.

Në kërkim të sigurisë

Përrallat dhe filmat vizatimor, sikurse edhe lodra e preferuar bëhen objekte kalimtare për fëmijën, gjegjësisht një lloj zëvendësimi për ndjenjën e vetmisë të cilën secili fëmijë e përjeton gjatë ndarjes nga nëna.

Kjo është një etapë e domosdoshme dhe pozitive e zhvillimit dhe nënkupton që fëmija arrin të ndërtojë ndjenjën e sigurisë, të cilën deri në atë çast i ka dhuruar lidhja me nënën. Përralla e njohur qetëson fëmijën dhe i ndihmon atij të gjejë ngrohtësinë dhe besimin, të cilin i ofrojnë prindërit.

Përsëritja, përveç kësaj, qetëson fëmijën sepse i mundëson atij të kuptojë që asgjë nuk ka ndryshuar në ndërkohë.

3 këshilla për prindërit:

1. Kënaqeni fëmijën: nuk bëhet fjalë për hire por për për fazë zhvillimi. Në përgjithësi, kjo periudhë zgjatë nga 2 gjer në 4 vjec, por mund të zgjasë edhe tek fëmijët më të rritur, të cilët mundohen ti kuptojnë veprimet më komplekse dhe ndjenjat.

2. Stimuloni zhvillimin e fantazisë tek fëmija: paramendoni së bashku me fëmijën përralla të reja dhe personazhe apo blini personazhet e tij të preferuara në formë kukullash, në mënyrë që të inkurajoni atë të përdorë kreativitetin dhe ti shpie personazhet e tij në aventura të reja nëpër shtëpi apo jashtë saj.

3. Mësoni fëmijën me libra: filmi vizatimor megjithatë kufizon imagjinatën. Faqet e shkruara të librit janë më nxitëse sepse edhe nëse janë të ilustruara, fëmija duhet të mundohet ti paramendojë lëvizjet e personazheve.