Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Urologjia pediatrike në Spitalin Amerikan - Këshilla për familjarët

Udhëzime 

Për prindërit apo familjarët është shumë e rëndësishme të kuptohet si funksionon normalisht trakti urinar dhe të shpjegohen arsyet pse te fëmijët ndodhin çrregullime në mënyrën e urinimit. Qendrat e rregullimit të sistemit nervor qendror dhe inervimi periferik i fshikëzës urinare. Kur në fshikëz mblidhet sasi e konsiderueshme e urinës, muret e saj tendosen dhe informojnë qendrën e urinimit në tru për nevojën për urinim. Gjatë urinimit derisa muskujt e fshikëzës tkurren për ta nxjerrë urinën, sfinkteri që e mban urinën relaksohet dhe hap kështu traktin urinar. Në këtë mënyrë fshikëza zbrazet komplet. Pas kësaj, muskujt e fshikëzës relaksohen në mënyrë që ajo të mbushet sërish dhe tkurret muskuli sfinkter, i cili duke mbyllur traktin urinar shmangë rrjedhjen e urinës.

Këshillat për urinim:

• Fëmija duhet të mësohet ku, kur dhe si të urinojë.

• Kur fëmija është aq i vogël sa që këmbët e tij/saj nuk e prekin dyshemenë kur ulet për urinim, atëherë ai/ajo duhet ndihmuar me një karrige apo diçka të ngjashme në mënyrë që të jetë stabil.

• Vajzat duhet t'i zhveshin mbathjet nën gjunjë, ashtu që këmbët të jenë të lira (të hapura) gjatë urinimit.

• Djemtë duhet të urinojnë pasi të kenë hapur pullat e pantallonave.

• Është e preferuar pozita ulur, sepse kështu këmbët janë të hapura dhe muskujt e tabanit të pelvikut janë më të relaksuar.

• Gjatë urinimit fëmija duhet të ulet drejt, lehtësisht i lakuar përpara.

• Fëmija duhet të mësohet që të mos nxitojë gjatë urinimit, atij/asaj i duhet shpjeguar që nevojitet kohë për urinim dhe relaksim.

• Fëmija duhet të relaksohet plotësisht gjatë urinimit. Veçanërisht është e rëndësishme të relaksohen muskujt e tabanit të pelvikut, prandaj fëmijës i propozohet që të numërojë apo këndojë gjatë urinimit.

• Mbajtja e higjienës pas urinimit dhe defekimit është shumë e rëndësishme në kuadër të infeksioneve urinare. Fëmija duhet të mësohet për mënyrën e pastrimit, pastrimi duhet të bëhet gjithmon nga para prapa.

• Ai/ajo duhet të mësohet që të ndërrojë mbathjet sapo të vërejë që ato janë lagur.

• Para gjumit dhe pas zgjimit në mëngjes, fëmija duhet të shkojë në banjo për urinim, pa marrë parasysh nëse ka nevojë apo jo.

• Fëmija duhet të mësohet që të shtyjë urinimin, të mos presë për të urinuar deri në sekondat e fundit, por duhet të urinojë para se fshikëza të jetë mbushur plotësisht.

• Fëmija duhet të mësohet që të shmangë shprehitë që i ndihmojnë ta shtyjë urinimin, si kryqëzimi i këmbëve, shtypja e uretrës me dorë, ushtrimi i presionit në pjesën perineale.

• Urinimi sistematik: fëmija duhet të shkojë në tualet çdo dy orë gjatë ditës.

• Urinimi i dyfishtë: kur është e nevojshme sugjerohet urinimi i dyfishtë. Pesë minuta pas urinimit, fëmija duhet të ulet përsëri në tualet që të urinojë edhe një herë.

• Nëse ka urinim natën (në gjumë), fëmija duhet të ngrihet me ndihmën e prindit dy orë pas gjumit që të shkojë në tualet për urinim.

 

Ditari i urinimit

• Ditari i urinimit bëhet me qëllim që fëmija të vetëdijësohet për mënyrën e urinimit të tij/saj dhe për të mbledhur të dhëna për gjendjen e tij/saj.

• Në peridhën diagnostike duhet të mbahen shënim të dhënat për shpeshtësinë e urinimit, sasinë e urinës, sasinë e lëngjeve të marra, shpeshtësinë e lagies së mbathjeve në 24h gjatë peridhës dy javore.

• Lloje të ndryshme të ditareve mund të përdoren duke filluar nga 3-14 ditë.

• Fëmija duhet të mbushë atë rregullisht duke u bazuar në të dhënat ditore.

• Shpeshtësia (frekuenca) e urinimit dhe lëngjet e marra duhet monitoruar.

• Ditari nevojitet për të krahasuar rezultatet e para dhe pas testeve.

• Gjatë periudhës së trajtimit rekomandohen 2 gota lëng gjatë çdo shujte (vakti) dhe një gotë lëng (ujë) në mes shujtave (vakteve).