Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vogëlushi im ende është shumë i lidhur me cucllën. A duhet të merakosem?

Përdorimi i cucllës si qetësues për vogëlushët

Shumë fëmijë përdorin cucllën për t’u qetësuar në vitet e fëmijërisë dhe kohës parashkollore. Cuclla mund të shërbejë si diçka që ekspertët e quajnë objekt tranzicioni — pra, diçka që lehtëson stresin dhe e ndihmon fëmijën të përshtatet me situata të reja apo sfideuese, si për shembull kur nisin tëshkojnë në kopësht ose janë në udhëtim të gjatë.

Edhe pse nuk ka nevojë t’ia hedhësh cucllën kur foshnja hyn në moshën e vogëlushit, ka disa arsye të mira për të nisur ta marrësh me të mirë që ta heqë së shpejti. Nëse vogëlushi juaj sëmuret shpesh nga infeksioni veshi, për shembull, nëse ia hidhni cucllën e lehtëson.

Një studim ka treguar se fëmijët që nuk kanë përdorur cucëll kanë 33 përqind më pak infeksione të veshit. Nëse vogëlushi juaj duket sikur ka probleme me të folurit dhe gjuhën, cuclla nuk ndihmon. Kjo ndodh pasi thithja e cucllës bllokon gojën e fëmijës në pozicion të panatyrshëm dhe e bën më të vështirë për atë që të zhvillojë si duhet muskujt e gjuhës dhe buzës.

Edhe pa ndonjë problem të dukshëm, nëse fëmija juaj sa po fillon të mësojë të flasë, të flasë me cucëll në gojë mund të kufizojë mundësinë për të folur, ia prish të folurit dhe bën që gjuha të shtypet në mënyrë të panatyrshme. Në disa raste, me përdorim të shpeshtë, mund të shkaktojë dhe dalje përpara të gjuhës që krijon terren për probleme me dhëmbët dhe zhvillimin e të folurit me “th” në vend të “s” dhe “z”. Për këto arsye, rekomandohet që përdorimi i cucllës nga vogëlushi të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur.

Më së paku, sigurohuni të përdorë masën e një të sapolinduri, që është më e vogël dhe më e butë dhe ka më pak gjasa të ndikojë tek e folura e fëmijës tuaj. Kur mbush 18 muaj, sipas mendimit të saj, është më mirë t’ia heqësh fare cucllën. Ekspertë të tjerë dhe shumë prindër kanë një qasje më të lehtë, duke sugjeruar se nëse një fëmijë ka nevojë të thithë dhe ia hiqni cucllën, ai do ta zëvendësojë me gishta (ose me jakën e bluzës)!

A ndikon cuclla tek dhëmbët e fëmijës tim?

Edhe pse fëmijët që kanë thithur për një kohë të gjatë dhe të vazhdueshme (qoftë gishtin apo cucllën) mund të kenë probleme daljen si duhet të dhëmbëve të përparmë lart, densitët pediatër sugjerojnë se për shumicën e fëmijëve cuclla nuk shkakton asnjë problem me dhëmbët deri sa dalin dhëmbët e përhershëm — zakonisht rreth moshës 4 deri 6. Megjithatë, është ide e mirë t’i tregosh densitit të fëmijës që vogëlushi juaj thith cucllën në mënyrë që t’ia kontrolljë dhëmbët dhe nofullën për t’u siguruar që gjithçka shkon mirë.

Cila është mënyra më e mirë që vogëlushi im ta heqë cucllën?

Më së mirë do të ishte që vogëlushi juaj të jetë gati ta hedhë vetë cucllën. Nevoja e tij për të thithur vazhdimisht zvogëlohet dhe ai shpejt mëson se ka mënyra për ta përballuar mirë këtë. Për ta ndihmuar mund t’i paraprini momenteve kur fëmija e kërkon cucllën dhe i jepni një zëvendësim.

Nëse priret ta thithë cucllën kur është i mërzitur, planifikoni më parë dhe ofrojini aktivitet më interesant. Nëse jeni duke pritur në radhë në postë, për shembull, jepini një libër për ta shfletuar ose bëni fytyra qesharake në vend që t’i jepni cucllën. Nëse vogëlushi juaj ka prirjen ta marrë cucllën kur nuk ndjehet i sigurtë ose i shqetësuar, ndihmojeni t’iu vërë emër emocioneve. Bëjini pyetje për të gjetur se çfarë po ndodh dhe sigurojeni me përqafime dhe puthje.

Për ta zbehur dëshirën e vogëlushit për cucëll, lavdërojeni kur ia del pa të. Mund të kufizoni kohën e përdorimit të cucllës vetëm natën ose kur pushon duke i thënë "Nuk do ta marrim më cucllën me vete në kopësht dhe kur dalim për punë dhe ta përdorim vetëm kur jemi vetëm."

Kur jeni gati t’ia hiqni fare dhe nëse vogëlushi juaj është mjaft i rritur për ta kuptuar këtë koncept, provoni të përdorni një kalendar për të shënuar ditët pa cucëll dhe shpërblejeni me një pullë të artë ose gjysëm ore më shumë me përralla para se të flerë. Mund edhe t’i premtoni fëmijës një shpërblim, si një shëtitje speciale apo kohë biskotash kur mbledh yje për një javë.

Edhe dentisti i fëmijës mund ta inkurajojë dhe përkrahë të voglin tuaj në përpjekjet e tij për ta hequr cucllën. Disa dentistë kanë një vend ku fëmijët hedhin cucllat e tyre dhe marrin një lodër (ose furçë dhëmbësh!) në vend të saj. Disa prindër kanë patur suskes duke kërkuar ndihmën e "Zanës së Dhëmbit" e cila i merr cucllat gjatë natës dhe lë dhurata në vend të tyre!

Kujdesi për cucëll

Deri sa fëmija të heqë dorë prej saj, tregohuni i kujdesshëm për përkujdesjen ndaj cucllës: Shpëlajeni mirë sa herë që vogëlushi e hedh dhe të paktën një herë në ditë lajeni me ujë të nxehtë me sapun dhe shpëlajeni mirë. (Ndihmon edhe po ta zhysni për pak minuta në një solucion gjysëm uthull i bardhë dhe gjysëm ujë për të penguar rritjen e kërpudhave. Shpëlajeni mirë dhe thajeni.) mësojini vogëlushit tuaj të mos e përdorë cucllën bashkë me shokët.

Kur e pastroni cucllën, kontrollojeni për të parë se mos i çarë pjesa e thithjes dhe që nuk po dëmtohet. Zëvendësojeni sapo fillon të tregojë shenja vjetërimi. (Nëse maja i shkëputet ose çahet mund të shkaktojë rrezikun e mbytjes.)