Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Cilat ushqime janë kyçe për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës

Produktet e fermentuara të qumështit mund të futën në ushqim shtesë, si shtojcë qulleve, në moshën prej 7-8 muajsh. Megjithatë, nga dhënia e qumështit të lopës bebes suaj përmbahuni deri sa ta mbush 1 vit të jetës

Qumështi i nënës është ushqimi i parë dhe themelor i të ushqyerit të fëmijës. I krijuar nga natyra për nevojat e foshnjës, përmban pikërisht atë që i nevojitet bebes. Nëse nëna nuk ka fat me dhënie të gjirit, zëvendësimi më i mirë dhe i vetëm është përgatitja e adaptuar e qumështit për foshnje.

 

Lino këshilla

Produktet e fermentuara të qumështit mund të futën në ushqim shtesë, si shtojcë qulleve, në moshën prej 7-8 muajsh. Megjithatë, nga dhënia e qumështit të lopës bebes suaj përmbahuni deri sa ta mbush 1 vit të jetës.

Përgatitja e qumështit është në esencë qumësht pluhur i lopë, përbërja kimike e të cilit pjesërisht është përshtatur që të jetë sa më i ngjashëm me përbërjen e qumështit të nënës. Qumësht i lopës me nutrientet e tij dallon nga qumështi i nënës, për nga përmbajtja e proteinave, laktozës, vitaminave dhe mineraleve... Tek foshnja ende nuk janë të zhvilluara sistemi i imunologjik, i tretjes dhe i urinar ashtu që qumështi i lopës mund ta çrregullojë seriozisht shëndetin e saj.

Produktet e fermentuara të qumështit mund të futën në të ushqyerit shtesë, si shtojcë e qulleve, në moshën prej 7-8 muajsh. Megjithatë, përmbahuni nga dhënia e qumështit të lopës deri sa fëmija ta mbush 1 vit të jetës. Si shtojcë e ushqimit plotësues, zgjidhni më parë jogurtin, acidofilin ose djathin e njomë të lopës.

 

Yndyrat janë të rëndësishme, mos i shmangni

Pjesëmarrja e yndyrës në qumështin e nënës arrin edhe deri në 50% të përbërjes. Kjo flet mjaft për rëndësinë e yndyrave në të ushqyerit e foshnjës. Ushqimi për beben tuaj do të duhej të përmbante më së paku 40% të kalorive të gjithëmbarshme me prejardhje nga yndyrat e cilësisë së lartë që kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe për rritje dhe zhvillim.

Po qe se u shtoni yndyrë qulleve të përgatitura, është më së miri të përdorni vajra bimësh me shtrydhje të ftohtë – vaj ulliri, luledielli, liri dhe vaj rrepe. Yndyrat e tjera bebja do t’i marrë përmes qumështit të nënës, qumështit të adaptuar për foshnje, por edhe përmes ushqimeve nga ushqimi shtesë siç është mishi, peshku, vezët.

 

Mishi është i pashmangshëm në të ushqyerit e bebes

Qumështi i nënës ose përgatitja për foshnje është burim themelor i proteinave, kurse ato janë materia themelore ndërtimore e çdo organizmi. Me rritjen e bebes, rritën edhe nevojat e saj ashtu që përmes ushqimit shtesë futën mishi, peshku, bishtajat dhe vezët.

Mishi është pjesë kyçe e të ushqyerit të bebes sepse është burimi më i mirë dhe më i plotë i proteinave. Mishi i bardhë është shpesh zgjedhje e parë e shujtës së mishit, por duhet të kihet parasysh që mishi i kuq është zgjedhje shumë më cilësore, i pasur me mikronutrientë esencialë. Bebes suaj jepni mish viçi, mish lepuri, mish të kuq të shpezëve dhe mështjerre.

Krahas mishit, burim i shkëlqyeshëm i proteinave janë edhe bishtajat, por fëmijët i tresin më vështirë. Peshku dhe vezët nuk duhet shmangur sepse, ndonëse janë alergjene, duke i shmangur nga të ushqyerit nuk do të zvogëlohet mundësia e shfaqjes së alergjisë. Është me rëndësi të dihet që shujtat jo të ëmbla, siç është mishi, peshku, perimet dhe drithërat nuk duhet të përzihen me qumësht dhe produkte të qumështit (kalciumi pengon lidhjen e hekurit).

 

Është mirë të dini

Është me rëndësi të theksohet se, sipas hulumtimeve më të reja shkencore, futja e vonshme e ushqimeve të cilat përmbajnë luten, siç janë fjollat e grurit dhe grizit, fjollat e elbit dhe të thekrës, nuk do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes celiake.

 

Bishtajat, frutat dhe perimet - burimi kryesor i karbohidrateve

Karbohidratet janë “ushqimi kryesor për tru”. Ushqimet nga ky grup janë të pasura me sheqerna dhe niseshte – burim themelor i energjisë për organizmin e njeriut. Frutat, perimet, drithërat dhe bishtajat janë pjesë kryesore e të ushqyerit të bebes.

Frutat dhe perimet kanë përbërje të lartë ushqyese. Roli kryesor i tyre është sigurimi i vitaminave dhe mineraleve, por edhe i fibrave të shkrishëm në ujë, që do ta zbusin jashtëqitjen e bebes suaj. Frutat dhe perimet i lani mirë dhe i zieni, që në këtë mënyrë t’i dezinfektoni, por edhe për ta shtuar tretjen.

Bishtajat janë të pasura me proteina, me karbohidrate komplekse dhe fibra. Për beben tuaj zgjidhni bishtajat, qiqrën, sojën dhe bizelen sepse tretën lehtë, ndërsa me fasule dhe thjerrë organizmi i bebes do të ketë më shumë vështirësi. Bishtajat përzieni me drithëra, në formë qulli. Mos t’u befasojë efekti i bishtajave në tretjen e bebes – foshnja juaj do të ketë më shumë erëra.

 

Drithërat – shujta e parë e bebes suaj

Qulli i parë për shumë bebe ka qenë (dhe është) i bërë nga drithërat. Orizi, misri, gruri, tërshëra, meli, elbi dhe thekra janë të parat që futën në ushqimin shtesë të foshnjës. Janë plot energji mirë të shfrytëzueshme ashtu që ushqimi cilësor pa to nuk është i mundur. Krahas atyre që i përmendem, sot bebes i jepen shpesh edhe të ashtuquajturat drithëra të rrejshëm, siç është hikrra, amaranti kuino.

 

Artikull i sponzoruar nga Lino Podravka

/komuniteti