Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këpucët e para për foshnjen tuaj

Kur do të ketë nevojë foshnja ime për këpucë?

Këshilla në blerjen e këpucëve për foshnjen tuaj

Para se të fillojë foshnja juaj të ecën, ajo nuk do të ketë nevojë për këpucë. Në fakt, këpucët suportive mund të pengojnë zhvillimin e lëvizjes së saj. Çorapet, papuçet apo këpucët me gomë të butë, mund të jenë të dobishme për të mbajtur ngrohtë, por edhe shputat e zbathura janë në rregull.

Në momentin kur foshnja juaj bën hapat e parë, është koha për ti blerë këpucë prej së vërteti. Të cilat nuk duken si këpucë foshnjesh, por të cilat janë më shumë si pandofle, ato kanë gomë e cila është më e përshtatshme dhe të sipërmen më reale. Këpucët mbrojnë shputat e fëmijëve jashtë shtëpisë dhe kudo që mund të ketë sipërfaqe të rrezikshme.

Mbrenda (dhe jashtë në sipërfaqe siç është rëra) është ide e mirë që fëmiu juaj te mbathë çorape apo këpucë të buta foshnjash – apo të ecën zbathur, nëse dyshemeja është e ngrohtë mjaft që të jetë komforte. Fëmijëve me shputa të mbathura lehtë apo zhveshur, iu ndihmon që të ndërtojnë forcë dhe koordinim të këmbëve dhe shputave.

Këshilla në blerjen e këpucëve

• Bëjeni blerjen pasdite. Kur të jetë fëmiu më i pushuar në mëngjes, edhe shputa do të jetë poashtu më e pushuar. Në fakt, ato zgjerohen për 5 % në fund të ditës, që i bën të përshtaten më shumë.

• Zgjedhni atlete apo këpucë të tjera që janë më ajrosëse, më të lehta për nga pesha (pëlhurë apo lëkurë e butë) në vend të lëkurës së vjetër të ngurtë. Shmangni teë veshurat sintetike, të cilat bëjnë që shputa të djersitet.

• Shikoni pjesën e poshtme të këpucës. Duhet të jetë fleksibile, jo e ngurtë dhe pa ajrosje. Goma e pjesës së poshtme duhet të jetë jo e rrëshqitshme që të ofrojë shkelje të mirë.

• Ju nuk duhet të bleni maja të larta, edhe pse ju duken më mirë!

• Për ti provuar nëse përshtaten, fëmiu duhet ti provojë duke qëndruar në këmbë. Duhet të ketë vend të mjaftueshëm për të hyrë këmba, dhe gjerësia e gishtit dhe fundi i shputës duhet ti përshtaten këpucës. Kjo do tju ofrojë lëvizje më të lirë.

• Prekni materialin në majën e këpucës (nëse është butësia e mjaftueshme).

• Lejoni fëmiun që të ecën në dyqan për një kohë me këpucë të reja, për tu siguruar nëse nuk krijojnë ndonjë irritim.

• Sigurohuni që lidhëset janë të gjata mjaft për lidhje të dyfishtë (apo nëse jo bleni një palë tjera përderisa jeni aty).

Shqetësimet në lidhje me shputat e foshnjes suaj

Me fokusimin në shputë, ju mund të vëreni ca gjëra. Mbani në mend që shputa e fëmiut është në zhvillim e sipër, pra nuk duhet të duket apo aktrojë si shputë e njeriut të rritur.

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me shputat e foshnjes suaj, mos harroni të konsultoheni për këtë me mjekun, pasi që korrektimi i tyre edhe më i lehtë përderisa është i vogël.

Shputa tyre rritet shumë shpejt, prandaj edhe e nevojshme që ti kontrolloni nëse i ka të vogla këpucët që i vesh për momentin, këtë kontrollë duhet ta praktikoni javë pas jave. Mundësitë për të pasur nevojë për një numër më të madh këpucësh mund të jenë në 2 apo 3 muaj.