Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta mbroni fëmijën nga pickimi i mushkonjës

Sa është i rrezikshëm pickimi i mushkonjës?

Pickimi më së shpeshti shkakton skuqje, ënjtje të lehtë dhe kruarje

Vera është koha për kënaqësi dhe relaksim, por edhe periudha kur mushkonjat janë më aktive. Vendbanimi i tyre është zona përreth lumit, por ato nuk e kanë problem për të fluturuar deri në disa dhjetra kilometra.

Mushkonjat e këtij rajoni në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, dhe shumë rrallë mund të transmetojnë një sëmundje, ndryshe nga disa zona të tjera ku "normal" pickimi mund të shkaktojë sëmundje serioze.

Pickimi më së shpeshti shkakton skuqje, ënjtje të lehtë dhe kruarje. Njerëzit e ndjeshëm (foshnjat, fëmijët e vegjël, njerëzit me alergji) mund të kenë simptome pak më të mëdha, por ato zakonisht janë reaksione lokale dhe nuk janë të rrezikshme.

Pavarësisht nga fakti se pickimi i mushkonjës kryesisht është i padëmshëm, ju nuk do ndjeheni mirë kur shikoni vogëlushin tuaj duke u kruar vazhdimisht, dhe do të bëni çmos për ta mbrojtur atë nga sulmet e bezdisshme ose për të kërkuar zgjidhjen më të mirë kur fëmija pickohet nga ky insekt.

Si ta mbroni fëmijën nga pickimi i mushkonjës?

Egzistojnë disa këshilla se si të mbroheni nga këto sulme të bezdisshme. Gjatë qëndrimit në ambient të hapur, fëmijët vishini me rroba me ngjyra të lehta (e kuqe, e bardhë), sepse besohet që mushkonjat tërhiqen nga ngjyra të errëta, përveç kësaj ushqimi mund të jetë me rëndësi vendimtare për personat ushqimi i të cilëve bazohet në ëmbëlsira dhe ushqime të njelmëta "tërheqëse për" këto insekte.

Poashtu, nuk do të duhej të përdorni aroma të luleve dhe të pemëve, sepse mund të ju sulmojë e tërë tufa, dhe kështu rrezikoni edhe veten edhe foshnjen tuaj. Përveç këtyre preventivave, në dispozicion keni edhe preparate të ndryshme të cilat mbrojnë të vegjëlit nga pickimet e mushkonjave.

Në kushtet shtëpiake më efikase është mbrojtja me ndihmën e rrjetës për dritare dhe dyer, e cila mund të jetë e një rëndësie të madhe, ndërsa për krevatin e foshnjes mund të ndihmojë edhe tenda e cila mban insektet larg foshnjes.