Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vakcinimi

Me vaksinim, fëmijëve tuaj u siguroni një rritje dhe zhvillim normal dhe të shëndetshëm

- Është metoda më e mirë dhe më efikase për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse të rrezikshme të fëmijërisë,

- Të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen,

- Me vaksinim, fëmijëve tuaj u siguroni një rritje dhe zhvillim normal dhe të shëndetshëm,

- Vaksinat që duhet të marrin fëmijët tuaj, i mbrojnë ata në mënyrë të sukseshme nga sëmundjet ngjitëse si: tuberkulozi, paraliza e fëmijëve, difteria, kola e keqe, tetanosi apo gërqi i zi, fruthi, shytat apo parotiti, hepatitis B dhe rubeola,

- Në raste të rralla vaksinimi mund të shkaktojë reaksion local në vendin e dhënies (skuqje apo enjtje) ose një ngritje të lehtë të temperaturës. Ne këto raste mund t`i jepni paracetamol apo të konsultoheni me mjekun tuaj.

 

Kalendari i vaksinimit në Kosovë

 

Mosha  -  Vaksina  -  Aplikimi

Në lindje - BSG - Përmes Injeksionit (l.d.)

Në lindje - Hepatiti B - Përmes Injeksionit (l.m.)

2 muaj - DTP - Përmes Injeksionit (l.m.)

2 muaj - Polio - Përmes gojës

2 muaj - Hepatiti B - Përmes Injeksionit (l.m.)

3 muaj -  DTP - Përmes Injeksionit (l.m.)

3 muaj - Polio -  Përmes gojës

4 muaj -  DTP -  Përmes Injeksionit (l.m.)

4 muaj - Hepatiti B - Përmes Injeksionit (l.m.)

12 – 18 muaj - MMR - Përmes Injeksionit (S.c.)

 

Rivaksinimi

Mosha  -  Vaksina  -  Aplikimi

12 - 18 muaj - DTP - Përmes Injeksionit (l.m.)

12 - 18 muaj - Polio - Përmes gojës

6 – 7 vjet - DT -  Përmes Injeksionit (l.m.)

6 – 7 vjet - Polio - Përmes gojës

6 – 7 vjet - MMR - Përmes Injeksionit (S.c.)

12 – 13 vjet - DT - Përmes Injeksionit (l.m.)

12 – 13 vjet -  Polio - Përmes gojës

18 vjet - TT - Përmes Injeksionit (l.m.)

Kimete Marra (4 vite më parë)
Ne shqiperi eshte ndryshe grafiku i vaksinave (periudha kohore e vaksinave). Kur te mbushi 2 vjeç duhet te vaksinohet djali im. Falimnderit!