Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Duhanpirja gjatë shtatzanisë

Duhani gjatë shtatëzanisë shkakton efekte të dëmshme

Vajzat e reja që do të bëhën nëna të cilat e ndërprejnë duhanin herët gjatë shtatëzanisë mund ta reduktojnë në mënyrë të theksuar rrezikun nga lindja e parakohshme dhe nga lindja e foshnjave shumë të vogla, tregon studimi i ri i revistës 'Obstetrics & Gynecology'.

Rezultatet tona tregojnë se ato nëna të cilat e lënë duhanin mbrenda trimujorit të parë kane rrezik nga lindja e parakohshme apo nga SGA (small gestational age – baby) siç quhet në Gjuhën Angleze foshnja me madhësi të vogël dhe të pazhvilluar, në krahasim me ato nëna të cilat e kanë lënë duhanin që para shtatëzanisë, raportojnë Dr . Laura L. Polakowski dhe kolegët e saj nga Qendra Për Kontroll Dhe Preventive Kundër Sëmundjeve në Atlanta.

Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë shkakton efekte të shumta të dëmshme siç janë lindja para kohe dhe rritja dhe zhvillimi i kufizuar shkruajnë mes të tjerash Polakowski dhe koleget e saj në studimet e tyre tejet profesionale. Për femrat më të vjetra, shtojnë ata, rreziqet e pirjes së duhanit mund të jenë edhe më të mëdha.

Statistika e Lindjes e SH.B.A. e Përmirsuar me 2003 përmban dhe informata se a ka konsumuar duhan apo jo nëna gjatë secilit tremujor të shtatëzanisë së saj, kështu që hulumtuesit e shqyrtuan se a kishte efekt ndërprerja e pirjes së duhanit në momentet e caktuara apo jo në lindjet e parregullta dhe jo të shëndosha tek femrat e rrezikuara. Analizat e tyre përfshin 915,441 lista të lindjeve për foshnjat e lindura nga viti 2005 në 11 shtete federale në të cilat ishte në fuqi Statistika e Përmirësuar e Lindjeve në SH.B.A.

Në mesin e nënave të cilat pinin duhan gjatë tërë shtatëzanisë së tyre, 10 % lindën para kohe por nuk patën foshnje me madhësi te vogël apo të pazhvilluar, 15 % lindën me kohë por me foshnja të vogla dhe të pazhvilluara, dhe 2 % lindën edhe para kohe edhe foshnja të vogla dhe të pazhvilluara. Gjersa për nënat të cilat e ndërprenë duhanin gjatë tremujorit të parë shifrat ishin 8%, 9%, dhe 1%, respektivisht.

Pasi qe hulumtuesit i rregulluan statistikat e moshës së nënave, lindjet e parakohshme të tjera, si dhe të dhëna të tjera më rëndësi, zbuluan se nënat të cilat e ndërprejnë duhanin gjatë tremujorit të parë, zvogelojne rrezikun e lindjes para kohe me foshnje normale për 31 %, lindjes me kohë por foshnjës së vogël për 55%, si dhe lindjes para kohe dhe të foshnjës së vogël për 53%.

Femrat të cilat e ndërprejnë duhanin në tremujorin e dytë poashtu e zvoglojnë rrezikun e lindjeve jonormale dhe parakohe por jo dhe në masë aq të madhe. Zvogëlimi i rrezikut me ndërprerje në tremujorin e parë ishte posaçërisht i theksuar tek femrat më të vjetra, posaçërisht tek ato mbi moshën 40 vjeç, zbuluan hulumtuesit.

'Edhe pse shtatëzania është arsyeja më e shpeshtë pse ndërpritet duhani, ai ende mbetet dukuri e vështirë për tu ndërprerë' shkruajnë Polakowski dhe kolegët e saj.

'Stimulimi i shtuar për ta lënë mund të vijë edhe me më shumë fakte shtesë për dobitë e ndërprerjës së duhanit (pra rekomandohet nga mjekët) edhe gjatë kohëzgjatjes së shtatëzanisë.