Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook

Shtatzënësi #Komplikimet > Ënjtja e këmbëve gjatë shtatzanisë


Përmbajtja


Përse shkaktohet ënjtja e këmbëve gjatë shtatzanisë?

Nëse vëreni që këmbët e juaja janë ënjtur apo nëse njëra është më e ënjtur, kontaktoni mjekun tuaj

Ënjtjet paraqiten shkaku i mbledhjes së lëngjeve, më saktësisht shkaku i rritjes së mitrës e cila bën shtypje në enët e gjakut të cilat bartin lëngjet nga nyjet dhe shputat. Mund të ndodh që konsumimi i pamjaftueshëm i proteinave shkakton mbajtjen e lëngjeve.

Poashtu, keni parasysh që gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, situata me ënjtjen e këmbëve zakonisht përkeqsohet.


Në cilën periudhë të shtatzanisë, shkaktohet ënjtja e këmbëve?

Tek 75 % e grave gjatë shtatzanisë, vie tek paraqitja e ënjtjes dhe zakonisht kjo është një paraqitje normale. Më së shpeshti lajmërohet nga fundi i shtatzanisë, në tremujorin e tretë, ndonjëherë edhe në të dytin, ndërsa zakonisht gratë ankohen që ënjtja është më e theksuar gjatë fundit të ditës.


Kur duhet të brengosem për paraqitjen e ënjtjes?

Kur ënjtja paraqitet papritmas apo në sasi ekstreme, sidomos nëse lajmërohet edhe në zonën e fytyrës dhe të duarve, gjithsesi lajmëroni mjekun tuaj, sepse mund të jetë shenjë e preeklampsisë apo problemeve serioze (me veshkët, enët e gjakut…).

Poashtu, mjekun duhet ta kontaktoni edhe nëse vëreni që njëra këmbë është më e ënjtur apo nëse ndjeni dhembje apo ndjesi shpimi gjilpërash në kofshë.


A mund të vazhdojë ënjtja edhe pas shtatzanisë?

Pas shtatzanisë, ënjtjet do të zhduken, menjëherë pasi nga organizmi eliminoni tepricën e lëngjeve. Në ditët e para të paslindjes është e shpeshtë paraqitja e urinimit dhe djersitjes së shtuar. Tek shumica e grave, shputat kthehen shpejt në gjendjen e mëparshme pas lindjes, megjithatë tek disa është e mundur që shputat rriten për gjysmë apo për një numër, por nuk duhet të brengoseni për këtë sepse është paraqitje normale.


Për çfarë duhet të kem kujdes gjatë blerjes së këpucëve?

Në rend të parë duhet të shmangni këpucët e ngushta dhe të parehatshme, si dhe taket e larta, sepse shumë lehtë mund të ktheni nyjën, por nuk duhet të vishni as këpucë shumë të rrafshëta, gjatësia ideale është 3-4 cm.

Më së miri është që të zgjedhni atlete të rehatshme dhe të përshtatshme të cilat mbrojnë nyjet, ndërsa gjatë verës papuçe me formë anatomike, klompe, apo papuçe me gishtërinj të mbyllur.

Poashtu, duhet të keni kujdes se çfarë çorape vishni. Shmnagni çorapet të cilat ju ngushtojnë sepse mund të ndalojnë qarkullimin.


A preferohet masazhimi i shputave?

Masazhimi i shputave në rastet me ënjtje jo vetëm që do të ju pëlqejë por edhe është shumë relaksues. Më së thjeshti lusni partnerin që të ju masazhojë këmbët dhe shputat, por këtë mund ta bëni edhe vet, duke masazhuar njëherë njërën shputën dhe më pas tjetrën.


A mund të parandalohet ënjtja?

Kundër ënjtjes preferohet çaji nga korianderi.

Nëse i përmbaheni disa këshillave me rëndësi mund të zvogëloni ënjtjen e këmbëve dhe shputave:

• Kurdo që të keni mundësi shtrihuni dhe ngritni këmbët, ndërsa nëse për një kohë të gjatë qëndroni në këmbë apo ulur (gjë që duhet shmangur sa më shumë që të jetë e mundur), shpesh bëni pauza duke u ngritur, në mënyrë që të inkurajoni qarkullimin.

• Shmangni mbathjet apo çorapet të cilat iu ngushtojnë.

• Kur uleni mos i kryqëzoni këmbët dhe shmangni veshjen e xhinseve apo pantallonave të ngushtë.

• Konsumoni sa më shumë lëngje, rreth 8 gota ujë në ditë, ushqehuni shëndetshëm dhe shmangni ushqimin me shumë kripë dhe erëza.

• Shmangni dushin me ujë shumë të nxehtë, ndërsa para se të flini do të ju pëlqejë që të lani këmbët me ujë të ftohtë.

• Ushtroni me masë rregullisht. Shëtitja dhe noti rekomandohen veçanërisht, si dhe ushtrimet në ujë.

• Çaji nga korienderit mund të ju ndihmojë në rastet e djersitjes apo ënjtjes. Dy gota ujë të vluar përzijini me dy lugë nga kjo bimë. Çajin e ftohur, duhet ta pini tre herë gjatë ditës.

• Gjatë verës, gjatë ditës pushoni kur jashtë bën shumë nxehtë, ndërsa mbrëmjeve mund të shëtiteni. Tek shumica e grave, ënjtjet zvogëlohen pas pushimit të natës apo pas disa orësh pushim gjatë ditës.

• Poashtu, duhet të shmangni ekspozimin direkt në diell, sepse nxehtësia ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut, poashtu edhe në paraqitjen e ënjtjes.




Shto Koment

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.