Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë 1

A është gjakderdhja në shtatzani problem serioz?

Gjakderdhja në shtatzani asnjëherë nuk është normale, prandaj gjithmonë duhet ti lajmëroheni mjekut, pa marrë parasysh se në cilën periudhë të shtatzanisë jeni. Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës.

Mjeku më ka thënë që jam shtatzënë, ndërsa unë kam menstruacione? Çfarë po ndodh?

Në shtatzaninë e hershme, në tremujorin e parë, një nga shkaktarët e gjakderdhjes mund të jetë disbalansi hormonal. Zakonisht lajmërohet në periudhën e menstruacioneve, nëse nuk do të ishit shtatzënë. Gjatë vizitës mjeksore tregoni mjekut për gjakderdhjen, ai do të ju bëjë një kontrollë ultrazëri që të siguroheni nëse foshnja është mirë.

Mjeku do të kontrollojë edhe qafën e mitrës, nëse keni ndonjë infeksion, gjë që mund të jetë shkaktar i gjakderdhjes. Me këtë kontrollë vërtetohet qafa e mitrës nëse është e mbyllur.

Çka nënkupton gjakderdhja e madhe në shtatzani?

Gjakderdhja e madhe me ‘copa’, e përcjellur me dhembje në pjesën e poshtme të stomakut, në formë ngërçesh, zakonisht është abort. Kur vie gjer tek kjo ecuri e trishtuar e shtatzanisë, prindërit dëshirojnë të dijnë shkakun se përse ndodhi kjo, por fatkeqsisht në një numër fare të vogël të rasteve mund të kemi përgjegje.

Arsyet për abort spontan mund të jenë të shumtë: probleme të ndryshme me bazë trashëgimie, infeksionet e ndryshme, ndikimi i rrethit në zhvillim të frytit etj. Më e rëndësishme është që të mbani në mend që ju nuk e keni shkaktuar këtë dhe tek një numër shumë i vogël i rasteve përsëritet aborti.

Cilat janë simptomet e abortit?

Fatkeqsisht, nuk përfundon çdo shtatzani e dëshiruar me lindje të foshnjes së shëndetshme në termin të caktuar. Simptomet të cilat shpiejnë në abort janë ngërçet në pjesën e poshtme të stomakut, të cilat forcohen, gjakderdhja e madhe e cila nuk qetësohet, vetëm përkeqsohet – gjithsesi duhet të shkoni tek gjinekologu për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Kur simptomet janë shumë evidente dhe vie gjer tek gjakderdhja e madhe, vështirë që mund ta parandaloni abortin, sado që të keni dëshirë.

Si ta kuptoj nëse kam gjakderdhje nga mitra apo placenta?

Nëse e keni vërejtur që keni gjakderdhje, pa marr parasysh se nga vjen, menjëherë lajmëroni mjekun, pamvarësisht periudhës së shtatzanisë, sepse mjeku pas kontrollimit, do të ju tregojë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse gjakderdhja vie nga placenta, kjo mund të shihet në ultrazë, ndërsa nëse vie nga qafa e mitrës, kjo shihet nga kontrollimi gjinekologjik.

Emanuela Xhindoli (1 vite më parë)
Prsh,kam qe ne daten 5 shkurt qe kam kryer mardhenien e fundit dhe gjat kesaj kohe nuk me kishin ardhe mestruacionet kam ber dy teste me kan dal pozitive,mir po sot me erdhen mestruacionet por jo si gjithmon shum te pakta me dhimbje koke gjoksi fundshpine dhe barku dhe gjithashtu me marje mend,pyetja ime eshte jam apo jo shtatzane mqs ka kaluar pothuaj nje muaj e gjysem dhe periodat erdhen sot dhe dy testet e bera me kan dal pozitie.Flm nese me pergjigjeni.
Emanuela Xhindoli (1 vite më parë)
Prsh,kam dy muaj qe kur kam kryer mardhenien e fundit,kam ber nje test ka dal pozitiv,mir po sot me erdhe mestruacionet por jo si heret e tjera shum pak te shoqeruara me dhimbje barku dhimbje gjoksi dhe fundshpine dhe marje mendsh dhe jam konfuze se di jam apo jo shtatzane pasi doli testi pozitiv dhe mestruacionet filluan
Valif (8 vite më parë)
Pershendetje deshta tju bej nje pytje kam bere testin tre her dhe tre her ka dal pozitiv pasi kam pas vones 10 dit te menstruacioneve pas 10 dit kam pas gjakderdhje normal sikur menstrucionet pasi i kam kry prap kam ba test prap pozitiv ka dal qka eshte puna nese ka mundesi me tregonj ju lutem pasi qe jam bere merak tash ka fillu edhe marramnedja e shpesht ju lutem me tregonj
Tene (8 vite më parë)
Un me mestracjone jam amo ka pak po me vijn akshtu kam thimt barku shpina shum po me them gjokset me jan zmadhu barku me esht fry amestracionet me vij kam kok thimbje ekam ba testin me ka dal pozitiv kur eka ba gjakin me ka dal negativ sdi ajam asjam krejt shejat e shtazanis ikam ju lutem me jepni pergjigji se jam ne stres ju pershendes klm
loora (10 vite më parë)
me jon ardh menstruacionet ne diten epar me jon ardh normal ne dyten e dyt me jon ardh te kafta edhe sot po me vijn te kafta kaniher ni far dhimbje ne bark si shtregim shpina po me dhemb shum edhe te rregulla spo i kom menestacuonet ne banjo shpesh po dal edhe ne qef te bukes spo jom kembet po me dhamin dyqysh si e lodhur diqka krejt po jom sedi qa esht problemi ni pergjigje te shpejt e pres
Amra Bekiri (11 vite më parë)
nje pijetje po dua nje pergjigjesa ma shpejt ket muaj menstruacjoni me ka ardhur me shum vones po thujse di jav po kam be testin sjam shtatzen por menstruacijini me erth vetem di dit e u nderpre a esht e mundshme qe te jemshtatzan ce testi te ket gabuar pliss dua pergjigje
Safije (12 vite më parë)
Pershendetje per gjithe stafin dhe shume shume faleminderit per kete artikull per abortitn se me te vertete eshte nje artikull shume informues e sidomos per ata pa pervoje, sepse njeriu kur po eshte pa pervoje cka do qe po i ndodh nuk po din se cfare te bej, kur nuk po e din se cka po ndodh me veten e vet edhe njehere. Ju falenderojme dhe ju deshirojme pune te mbare dhe te lehte.
Lida (13 vite më parë)
Pershendetje Jam nje nene, kjo eshte shtatzenia ime e dyte, ne lindjen e pare kam qene pa kurrfare problemi, tani jame 6 javeshe+1, kam gjakderdhje te percjellura me dhimbje stomaku, mjeku pas konsultimit me tha te jem sa me e qete dhe te ja leme kohes, gjithashtu te perdore dhe tableta vaginale progresteronum per ndihmese te shtatzenise, cka me preferoni ju? Brengosem pa mase dhe a duhet te rri ne shtrat e te levizi ne minimum apo normal? Ju faleminderit per kohen dhe keshillat! Lida
Malsore (13 vite më parë)
Jam nje vajze 20 vjecare deshta te pyes doktor i nderuar kam probleme me stomak dhe mundime menstruacionet me kane ardhe pak me vonese ama nuk me kane ardhe si cdo here me kane ardhe me ngjyre me te qelte, stomaku as je here se kam pas te fryer ama qetashti e kam te fryer dhe po kam probleme kur bie ne gjume sun behem rahat hic je lutem a mund te ma dergoni nje pergjigjj me kete pyetje, a mund te jem shtatzane me kete stres qe e kam ju pershendes.
Gaga (13 vite më parë)
Vetem deshta te informohem, jam ne javen e 9 dhe çdo 3 ose 6 dite kam vetem njehere jo gjakderdhje po diçka krejt zi, jam kontrollu te mjeku, ai po thote qe eshte normale, çfare po me preferoni, a duhet te bej ndonje analize apo...?

/komuniteti