Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pre-eklampsia dhe eklampsia

Çfarë është pre-eklampsia?

Pre-eklampsia është komplikim i shtatzanisë, të cilin e karakterizon tensioni i lartë i gjakut, ënjtjet dhe proteinat në urinë. Lajmërohet zakonisht në tremujorin e dytë të shtatzanisë dhe mund të jetë edhe e butë dhe e rëndë.

Kjo gjendje zhvillohet edhe tek gratë të cilat nuk kanë patur probleme para shtatzanisë por është më e shpeshtë tek gratë të cilat para shtatzanisë kanë patur tension të lartë të gjakut, sëmundjen e sheqerit apo ndonjë sëmundje tjetër të veshkëve. Poashtu, më së shpeshti iu ndodh shtatzënave më të moshuara të cilat në shtatzaninë paraprake kanë patur pre-eklampsi dhe tek gratë të cilat kanë shtatzani me më shumë fryte.

Çfarë është eklampsia?

Forma e butë e pre-eklampsisë përfshin luhatje më të vogel tensioni, ënjtje më të vogla, por format e rënda mund të shpiejnë edhe te problemet e mëdha të funksionimit të mëlçisë dhe të veshkëve tek gratë, ndërsa forma më e rëndë e ashtuquajtur sindromi “HELLP” përfshin aneminë e cila vie nga mungesa e rruzave të kuqe të gjakut, rritja e enzemës së mëlçisë dhe zvogëlimi i numrit të trombociteve, ku të gjitha këto dëmtojnë edhe nënën edhe foshnjen.

Pre-eklampsia mund të kalojë në eklampsi, e cila nënkupton komplikimin e saj dhe përfshin sulmet të cilat ngjasojnë me ato epilepsike, gjatë të cilave shtatzëna nuk është e vetëdijshme dhe të cilat mund të kenë pasoja shumë serioze edhe për nënën edhe për foshnjen dhe kërkojnë përfundim të shtatzanisë. Eklampsia edhe sot është shumë e rrallë, sidomos tek gratë të cilat vizitohen rregullisht por edhe më tej kjo paraqet një komplikim shumë serioz.

Kur duhet ti lajmërohem mjekut?

Pre-eklampsia ndonjëherë mund të zhvillohet dhe ju mund të mos ndjeni asnjë simptom, dhe për këtë është e rëndësishme që ju të shkoni në vizita tek mjeku për arsye se, nëse ajo fillon të zhvillohet, ta kuptoni menjëherë, ndërsa simptomet tek të cilat mund të shpie janë kokëdhembja e fortë, çrregullim i të pamurit, neveri dhe të vjellura, ënjtje të rënda të këmbëve dhe duarve, urinim i rrallë dhe në sasi më të vogël. Nëse keni cilindo nga këto simptome, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj.

A mund ta parandaloj disi këtë çrregullim?

Që të zvogëloni mundësinë e paraqitjes së këtij komplikimi të shtatzanisë, keni kujdes se çfarë hani – mos u trashni shumë, zvogëloni përdorimin e kripës në minimum, mos pini duhan, shmangni stresin, ushtroni me masë – shëtitni, notoni, shkoni në vizita tek mjeku rregullisht, matni tensionin, dhe për cilindo nga këto simptome të paraqitura më lartë gjithsesi kontaktoni mjekun tuaj.