Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Faktorët e rrezikshëm të fertilitetit

A mund të kem probleme fertiliteti?

Fekondim artificial - sperma e injektuar në vezë

Nëse ju jeni nën moshën 35 vjeç dhe po përpiqeni të mbeteni shtatzënë për më pak se një vit (apo më pak se gjashtë muaj, nëse jeni mbi 35 vjeç), ju ende nuk keni arsye të brengoseni. Që të jeni të sigurtë që po bëni të tërën çfarë është e mundur, për të rritur mundësitë për të ngelë shtatzënë, lexoni artikujt tonë në rubrikën - Konceptimi.

Nëse ju jeni nën 35 vjeç dhe keni marrëdhënie të shpeshta seksuale, të pambrojtura për më shumë se një vit (apo së paku gjashtë muaj nëse jeni mbi 35 vjeç) duke mos konceptuar, egziston mundësia që ju apo partneri juaj, jeni në gjendje e cila interferon me mundësitë e konceptimit – por vetëm mjeku mund të diagnostifikojë me siguri se çfarë problem fertiliteti keni.

Hulumtuesit llogarisin se më shumë se një në dhjetë çifte ka vështirësi për të mbetur shtatzënë. Nëse ju jeni një nga ato, nuk nënkupton që ju kurrë nuk do të keni fëmijë. Shumë çifte tentojnë, ku rreth 50 % të tyre mbesin shtatzënë mbrenda vitit në mënyrë natyrale – por ka edhe nga ato që kanë nevojë për intervenim mjekësorë për të mbetur shtatzënë.

Cilët faktorë janë të lidhur me problemet e fertilitetit?

Nëse ndonjë nga gjendjet apo aktivitetet e mëposhtme ndodh tek ju apo partneri juaj, duhet të kontaktoni mjekun. Pritja e muajve/viteve të tërë për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, do të jetë një humbje kohe për ju.

Për femra:

Historia e:

Endometrioza

• Fibroidet uterine

Sindromi i vezoreve policistike

• Sëmundja inflamatore e pelvikut

• Tubat fallopiane të bllokuara nga një infeksion apo kirurgji e mëparshme

• Infeksionet seksualisht të transmetueshme, si klamidia apo gonorrea

• Cikli menstrual me dhimbje

• Qimet e tepërta të fytyrës dhe trupit

• Kirurgji e pelvikut apo abdominale

• Ekspozimi në mitër DES (DASH është një Ilaç që u ishte dhënë grave shtatzëna për të parandaluar dështimet në mes të viteve 1941-1971.)

• Sëmundje kronike të tilla si Diabeti, Kanceri, ose Sëmundjet Tiroide

Apo nëse ju momentalisht:

• Konsumoni duhan

• Jeni nën 25 %, nënpeshë apo mbipeshë

Për meshkuj:

Historia e:

• Infeksionit me virusin e shytës pas pubertetit

• Sëmundjet kronike të tilla si Diabeti, Kanceri, ose Sëmundjet Tiroide

• Testikuj të ulët

• Tumore testikujsh, ciste, kancer apo variçelë

Apo nëse ju momentalisht:

• Keni konsumuar ilaçe siç janë steroidet apo antihipertensivet

• Keni konsumuar duhan apo marihuana

• Keni përdorur dush të ngrohtë apo saunë rregullisht

• Keni bërë shëtitje frekuentive me bicikletë për kohë të gjatë

Çfarë nëse dyshoj në ndonjë problem?

Bisedoni me mjekun tuaj apo gjinekologun. Ju duhet të flisni lirë në lidhje me shqetësimet/frikën tuaj, pa marrë parasysh se sa kohë të gjatë përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Mjeku duhet të jetë në gjendje të përgjigjet në pyetjet tuaja apo në mungesë të përgjigjeve të ju referojë tek specialistët e fertilitetit.

lenda (4 vite më parë)
Une jetoj ne gjermoni e kam vajzen 13vjeqare,base dy vjete e kom pas nje abort ,bas aborti kom provu me mbet shtazon po skom pas kurfar rezultati as me inksjon,me kan tha qe kom cista per ata spo muj betem ,mi kan hek apet pom bahen ,ju lutem me trgoni!