Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjëndrat e Bartolinit

Konsultohuni me mjekun nëse ndonjë gungë ose masë gjenitale, vazhdon të zmadhohet ose nuk përmirësohet brenda pak ditësh të trajtimit në shtëpi

Gjëndrat e Bartolinit janë të vendosura në hyrje të vaginës së një gruaje, një në çdo anë. Ato janë të vogla dhe nuk mund të shihen apo të ndihen kur janë normale. Funksioni i tyre është që sekretojnë fluide mbi sipërfaqen mukozale (të brendshme) në labia - lëkurën sikurse buzë përreth vaginës.

Problemet me gjëndrat e Bartolinit përfshijnë kistet, të cilat janë relativisht gjëndrra të zgjeruara pa dhimbje, dhe absceset, të cilat janë infeksionet e gjëndrës. Zakonisht vetëm 1 nga 2 gjëndrat është e prekur.

Shkaktarët

Kisti i Bartolinit zhvillohet kur gjëndra e Bartolinit ne kanalin e daljes bllokohet. Lëngu (fluidi) që prodhohet nga gjëndrrat akumulohet, duke ndikuar që gjëndra të mbushet (fryhet) dhe kështu formon kistin. Kur kisti infektohet atëherë krijohet abscesi.

Abscesi i Bartolinit mund të shkaktohet nga çfarëdo numri bakteriesh. Këto përfshihen organizmat bakterial që shkaktojnë sëmundje seksualisht të transmetueshme siç janë Klamidia apo Gonorrea, poashtu edhe bakterie që gjenden normalisht në traktin e zorrëve, siç është Esheria Kolli. Është e zakonshme për absceset që të përfshijnë më shumë se një lloj organizmi.

Simptomet

• Kisti i Bartolinit shkakton ënjtje në labia në njërën anë, afër hyrjes në vaginë. Një kist zakonisht nuk shkakton dhimbje, dhe dhimbja sinjalizuese sugjeron se abscesi është zhvilluar. Megjithatë, kistet e mëdha mund të jenë me dhimbje, thjeshtë për shkak të madhësisë së tyre.

• Abscesi i Bartolinit shkakton edhe dhembje përveç ënjtjes. Zona e fryrë është jashtëzakonisht e butë dhe lëkura është e skuqur. Ecja dhe qëndrimi ulur mund të jenë të shoqëruara me dhimbje. Gratë me absces të Bartolinit zakonisht nuk kanë temperaturë. Shkarkimet vaginale mund të jenë të pranishme, veçanërisht kur infeksioni është shkaktuar nga organizma të transmetuar seksualisht.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

• Konsultohuni me mjekun nëse ndonjë gungë ose masë gjenitale, vazhdon të zmadhohet ose nuk përmirësohet brenda pak ditësh të trajtimit në shtëpi.

• Nëse një gungë ose një masë është e dhimbshme, kjo sugjeron se abscesi është zhvilluar. Ai duhet të drenazhohet.

• Nëse zhvillohen simptome të tjera, duke përfshirë shkarkime vaginale, ethe, apo të vjella, thërrisni mjekun menjëherë.

• Me kistet dhe absceset e Bartolinit, arsyeja e parë për të vizituar mjekun është dhimbja akute. Gratë të cilat përjetojnë dhimbje të shumta, të cilat nuk mund të qëndrojnë ulur apo nuk mund të ecin komfort, duhet të bëjnë sa më shpejtë një vizitë mjeksore. Poashtu, simptomet siç janë temperatura dhe dhimbja abdominale zakonisht nuk shkaktohen nga absceset e Bartolinit, por nëse këto simptome zhvillohen, kërkoni urgjentisht mjekun.

Testet dhe analizat

Në përgjithësi, diagnoza e kistit ose abscesit të Bartolinit bëhet nga ekzaminimi fizik. Në shumë raste, testet shtesë nuk janë të nevojshme.

Ndonjëherë kulturat merren për të përcaktuar llojin e bakterieve që kanë shkaktuar infeksionin dhe për të kontrolluar për infeksionet seksualisht të transmetueshme, si Gonorrea dhe Klamidia. Këto kultura përfshijnë thjeshtë duke marrë një tampon ose nga materiali i drenazhuar nga abscesi ose nga një fushë tjetër e tillë si qafa e mitrës. Rezultatet merren pas 48 orësh, prandaj ato nuk ndryshojnë trajtimin menjëherë. Megjithatë, ato mund të krijojnë nevojën për trajtim shtesë me antibiotikë.

Përkujdesi shtëpiak

Trajtimi shtëpiak i kistit dhe abscesit të Bartolinit përfshin banjot ‘Sitz’ të cilat promovojnë drenazhimin. Banjot e veçanta ‘sitz’ janë të mundshme por metoda më e thjeshtë është që të uleni në vaskë në disa cm të mbushura me ujë të ngrohtë. Uji nuk duhet të jetë i ngrohtë sa t`ju djeg lëkurën, por të jetë mesatarisht i ngrohtë. Kjo duhet të bëhet për 10-15 minuta, 3-4 herë në ditë. Ky trajtim është i tëri që nevojitet për kist të Bartolinit. Absceset kërkojnë drenazhim nga ana e mjekut.

Trajtimi mjeksorë

• Për kist të vogël të Bartolinit i cili nuk është shumë i dhimbshëm, trajtimi konsiston nga banjot ‘sitz’ për tu ndjekur nëse kisti zmadhohet apo bëhet i dhimshëm.

• Veçanërisht me trajtimin e shpeshtë të kisteve me antibiotikë dhe banjo ‘sitz’ për të qetësuar infeksionin, ndonjëherë mjaftojnë. Nëse kjo pastron infeksionin, procesi kirurgjik i quajtur marsupializim, mund të bëhet më vonë.

Kirurgjia

• Për absceset e Bartolinit dhe kistet te cilat janë simptomatike (të mëdha apo të dhimbshme), trajtimi është drenazhimi (kullimi/tharrja). Abscesi është infeksioni mbrenda një hapsire të mbyllur dhe antibiotiku nuk është adekuat që të hyjë në hapsirë të mbyllur. Prandaj, trajtimi i absceseve pothuajse gjithmonë kërkon që infeksioni të drenazhohet.

   o Drenazhimi i absceseve të Bartolinit mund të bëhet në departamentin e emergjencës në spital apo në zyrë/ordinancë të mjekut. Një anestetik lokal injektohet mbi absces dhe pastaj një prerje bëhet në sipërfaqen e brendshme të hyrjes së vaginës. Pasi që materiali i infektuar është drenazhuar, zgavra e abscesit është e mbushur ose me gazë apo me kateter të vogël. Kjo mbron zgavrën nga hapja dhe promovon drenazhimin e mëtejmë. Gaza largohet pas 24-48 orëve. Nëse është përdorur kateteri i vogël, mund të lihet për disa javë që të minimizojë mundësitë e rikthimit.

   o Drenazhimi i abscesit mund të jetë i pakëndshëm sepse anestetiku lokal nuk funksionon mirë në indet inflamatore. Mvarësisht prej preferencave të mjekut dhe gruas, si dhe fatorëve tjerë duke përfshirë madhësinë e abscesit, IV ilaçe mund të jepen shtesë për të qetësuar dhembjen gjatë procedurës.

   o Pas drenazhimit të abscesit, trajtimi me antibiotikë zakonsisht nuk është i domosdoshëm. Megjithatë, nëse keni shqetësim nga infeksionet e transmetueshme seksualisht apo nëse keni ndonjë fakt të infeksioneve urinare apo vaginale, atëherë edhe antibiotiku mund të përshkruhet. Në disa raste, kjo mund të bëhet pas disa ditësh pas trajtimit inicues, pas marrjes së rezultateve të ndonjë kulture.

Pasi një kist i përsëritur largohet, mund të kryhet një procedurë të quajtur marsupializim. Kjo zakonisht kryhet ne ambient kirurgjikal. Behet një prerje në lëkurë mbi kist dhe pastaj kryhet poshtë nga muri i kistit. Kjo e kullon lëngun nga kisti dhe pastaj bën rreshtimin në murin e kistit të qepur në lëkurë në mënyrë të tillë që të krijojë një vend të përhershëm thahet. Kjo zakonisht parandalon përsëritjen e kistit.

Për të ndjekur

• Gruaja e cila ka patur një kist Bartolini apo absces të drenazhuar pas 24-48 orëve duhet të rikontrollohet për të hequr materialin paketues. Në ndërkohë, banjot ‘sitz’ duhet të ndiqen për të vazhduar me drenazhim.

• Kontaktoni mjekun nëse materiali del para kohe. Mvarësisht prej kohëzgjatjes, madhësisë së abscesit dhe nëse simptomet janë duke vazhduar, ai mundet ose jo, të rivendoset.

• Gruaja mund të merr ilaçe për qetësim të dhimbjeve, të përshkruara nga mjeku. Nëse mjeku ju ka përshkruar antibiotikë, atëherë ato duhet të merren derisa të zhduken.

• Gruaja duhet të rikontrollohet nëse përjeton ndonjë simptom të ri, duke përfshirë këtu rritjen e dhimbjes, shkarkimin vaginal, të vjella apo temperaturë.

Preventiva

• Nëse zhvillohet kisti i Bartolinit, trajtimi i shpejtë me banjën ‘sitz’ mund të parandalojë zhvillimin e një abscesi.

• Seksi i sigurtë mund të zvogëlojë shtrirjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe mund të parandalojë formimin e absceseve të shkaktuara nga këto organizma.

Pikëpamje

Shumica e grave ndjehen shumë më mirë pas 24 orëve të drenazhimit. Disa kanë probleme me përsëritjen e kisteve dhe absceseve. Në rast se ndodh kjo, mund të bëhet procedura e quajtur marsupializim, e cila mund të performohet që të shkatërrojë kistin dhe të parandalojë përsëritjen në të ardhmen. Zakonisht gjinekologu e kryen këtë procedurë.

/komuniteti