Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vizitat mjekësore para konceptimit

Përse është e rëndësishme të bëhen vizitat mjekësore para konceptimit?

Preventiva dhe siguria më e mirë për një shtatzani të shëndetshme është vizita mjekësore e rregullt e gjendjes shëndetsore. Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë është e nevojshme që para konceptimit të kryeni të gjitha vizitat mjekësore, nëse jeni nën terapi, së pari duhet ta përfundoni atë, dhe më pas kur mendoni se jeni të sigurtë në shëndetin tuaj filloni të mendoni për konceptimin.

Me anë të preventivës dhe vizitës së rregullt mjekësore do të jeni më të sigurtë nëse mund ta bartni shtatzaninë me kënaqësi.

Cilat vizita mjekësore janë të nevojshme për tu kryer para konceptimit?

Gjatë vizitës mjekësore gjinekologu do të ju kryej PAPA testin për zbulimin e hershem të kancerit të qafës së mitrës, strishon vaginale, kontrollimin e jashtëm, kontrollimin e gjinjëve dhe do të ju udhëzojë për analizën komplete të gjakut.

Gjinekologu juaj do të ju kontrollojë historinë tuaj të sëmundjeve që të sigurohet që gjithçka është nën kontrollë. Gjithsesi tregojini nëse keni patur ose keni ende probleme me shtypjen, sheqerin, ndonjë sëmundje kronike apo ndonjë gjendje tjetër të cilën e keni rregulluar me anë të ilaçeve.

Nëse keni përdorur apo ende përdorni tableta kontraceptive, gjinekologu do të ju udhëzojë kur duhet të ndërpreni përdorimin e tyre si dhe pas sa kohe do të mund të mbeteni shtatzënë.

Për çfarë duhet ta pyes gjinekologun gjatë vizitës?

Gjatë vizitës mjekësore pyesni gjinekologun për gjithçka çfarë ju intereson në lidhje me konceptimin, ovulimin, ditët fertile, sa është testi i shtatzanisë i saktë, si të dalloni shenjat e shtatzanisë etj.

Nëse jeni shtatzënë pyesni kur duhet të bëni kontrollën e parë, sa kontrolla ju duhen bërë gjatë shtatzanisë si dhe çfarë kontrolla bëhen gjatë vizitës.

Cilat vitamina preferohen para konceptimit?

Nëse ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, sigurisht konsumoni mjaft vitamina, përveç acidit folik, atë gjithsesi duhet marrë tre muaj para se të planifikoni shtatzaninë, nga 0.4 mg në ditë. Më pare, vitaminat janë marrë në sasi më të mëdha, por në ditët e sotme, vlen mendimi se nëse ushqeheni shëndetshëm, atëherë kjo mjafton.

Elona (5 vite më parë)
A ndodh qe gjate aktit te pare seksual te mos kete gjakrrejdhje dhe kjo te ndikoje ne etapat e mevonshme sic eshte shtatzenia?

/komuniteti