Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ku ta gjej një kujdestare?

Kujdestaret dhe fëmijët

Fjalë pas fjalë është një mënyrë e mirë për të mbledhur emrat e adoleshenteve dhe të rriturave në lagjen tuaj që kanë dëshirë të punojnë si kujdestare. Pyeti mikeshat, fqinjat, të afërmit, prindër të tjerë si dhe mjekun e fëmijës nëse njohin ndonjë kandidate të besueshme.

Madje, disa zona urbane kanë dhe shërbime kujdestarie, pyet prindër të tjerë nëse ka ndonjë shërbim të tillë në zonën tënde. Ose mund t’i telefonosh shërbimit të punësimit të studentëve në shkollën e mesme apo universitetin e zonës, të shpërndarësh njoftime tek palestra, qendrat rionore, kishë apo xhami. Mund të bësh reklamë në gazetë ose ndonjë listë online. Disa njerëz kanë fat kur ngjisin njoftimë nëpër muret e shitoreve apo restoranteve në lagje, edhe pse kjo nuk është gjithnjë metodë e sigurtë, pasi kurrë nuk e dini se kush paraqitet.

Një tjetër mënyrë është të shfletoni faqet e verdha, apo linkun tek "Beba Ime" apo ndonjë agjenci kujdestaresh — një burim i mirë kujdestaresh që kanë kaluar nëpër filtra kontrollues. Punëtorët e agjencive zakonisht janë më të vjetër dhe me më shumë përvoja se sa shumica e adoleshenteve. Mirëpo përvoja e tyre mund t’ju kushtojë pak më shumë.

Ka edhe mjaft shërbime online që lidhin prindërit dhe kujdestaret potenciale. Kjo është një mënyrë e mirë për të gjetur studentë apo të rinj të tjerë lokalë që kërkojnë punë. Shërbimet mund të jenë falas ose me pagesë për prindin që nxjerr kërkesën ku ju specifikoni se çfarë kërkoni dhe ata kanë dhe bazën e të dhënave ku mund të kërkoni duke përdorur kodin e zonës, ose kujdestare që kërkojnë punë. Jepini vetes kohë të mjaftueshme për të postuar kërkesat, shqyrtuar përgjigjet dhe kontrolluar referencat.

Si të gjej një kujdestare ndërsa jam në udhëtim?

Hotelet dhe resortet e mëdha shpesh kanë edhe shërbim të kontrolluar të kujdestarisë të gatshëm për mysafirët e tyre — mund t’i pyesni kur bëni rezervimin. Ose kontrolloni numeratorin telefonik të destinacionit tuaj për ndonjë agjenci kujdestaresh para se ta nisni udhëtimin. Nëse jeni duke vizituar miq, atëherë tregojuni që më parë se do të donit të angazhonit një kujdestare sa ohë që jeni atje dhe kërkojuni atyre të pyesin rrotull.

 

/komuniteti