Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

8 mënyra për të menaxhuar dhembjen e lindjes

Nga ilaçet deri te teknikat e frymëmarrjes, ja çfarë duhet të dini për ta bërë dhembjen e lindjes sa më të vogël që është e mundur.

Nuk e quajnë lindje për asgjë. Për të lindur një foshnje është punë e vështirë, dhe një pjesë e kësaj pune është kalimi përmes dhembjes. Por mos bëni panikë. Ka shumë mënyra për të menaxhuar dhembjen, dhe ju mund të zgjidhni njërën nga ato. “Truku qëndron në atë se ju duhet të keni sa më shumë mjete që është e mundur në çantën tuaj” thotë motra medicinale Kim Hildebrand Kardoso nga Berkli, Kaliforni, poashtu nënë e dy fëmijëve.

“Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë deri sa ju jeni në të, dhe çfarë e ndihmon një grua në një pikë mund të ndryshojë pesë minuta më vonë”. Për këtë është e rëndësishme të bëni hulumtim. Prandaj merrni frymë thellë (praktikë e mirë për më vonë) dhe pregatituni për hyrjen në botën e gjërë e menaxhimit të dhembjes.

P a i l a ç e

Relaksimi

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni gjatë lindjes është të relaksoni trurin tuaj” thotë Stejsi Ris, motër medicinale e çertifikuar në “Clementine Midwifery” në Bruklin, Nju Jork. Idea është e thjeshtë – kur ju jeni të frikësuara, do të tensionoheni, gjë që e përkeqson dhembjen më shumë, dhe ju bën më të tensionuara. Kardoso iu kishte kthyer lindjes për 21 orë me foshnjen e saj të parë dhe duke thënë që i rruante hiret duke u kënaqur në kohën në mes të kontraktimeve. “Mundohesha të qëndroja e qetë në momente dhe të mos i hargjoja minutat e çmueshme pa dhembje duke u stresuar rreth dhembjes që sapo e kalova apo asaj që do vinte. Rezultati ishte ndjenja shumë e mirë”.

Frymëmarrja

Për të qëndruar e qetë, është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje frymëmarrjes tuaj, në të njëjtën mënyrë që e bëni kur jeni duke hequr pesha. Pa marrë parasysh nëse klithni ahhh apo oooh, gulçoni ose merrni frymë thellë, përderisa jeni të fokusuara në frymëmarrjen tuaj, ju do të gjeni lehtësim. “Unë u them grave, që frymëmarrja e tyre është rruga përmes kontraktimeve” thotë Ris, “dhe për ta mbajtur këtë rrugë deri në ndjesinë kur fillon të zbehet”.

Dhe mos u ndjeni të frenuara për të bërë zhurmë të çuditshme me zë të lartë. Ris rekomandon më shumë ankesa të forta se sa britma më të mprehta se të filmave horror. “Me foshnjen time të dytë, unë isha në gjendje të bëja zëra të ulëta me anë të fytit, si diçka e ngjashme në mes të psalmeve Gregoriane dhe kafshëve në agoni” mban në mend Kardoso. “Por me foshnjen time të parë, unë përfundova duke bërtitur jashtëzakonisht shumë”.

Lëvizja

Ecja, valëzimi, ndryshimi i pozicioneve dhe rrotullimi në topin e lindjes, jo vetëm që lehtëson dhembjet, por mund të ndihmojë lindjen tuaj duke përdorur forcën e gravitetit në avantazhin tuaj dhe duke inkurajuar lëvizjen dhe rrotullimin e foshnjes poshtë nëpër kanalin e legenit.

Në mjedisin spitalor, duke qenë nën monitorime fetale, IV dhe ilaçe mjekësore që limitojnë ecjen tuaj, ju mund të përpiqeni duke ndërruar pozitat, këmbët, duart, uljen apo qëndrimin në këmbë, apo qëndrimin shtrirë në një anë të krevatit. “Me të vërtetë më ndihmoi pozita duke qëndruar shtrirë në gjoksin e bashkëshortit tim” thotë Andrea Vander Plajm, nga Oklland, Kaliforni, nëna e Bastienit 3 vjeçar. “Më pëlqente kur përkulesha mbi dush, mbi lavaman, në shkallë – shumë gjëra për të mësuar.”

Terapia e ujit

Uji i ngrohtë mund të bëjë mrekullira në lehtësimin e dhembjes së lindjes. “Ndjehesha absolutisht e mrekullueshme dhe aq qetësuese kur futesha në ujin prej F 100 gradë të qendrës së lindjes” pohon Sintia Overgard, nga Stamford, Konektikat, nëna e Aleksit 3 vjeçar. “Daulla im (personi trajnues në përkrahje gjatë lindjes, i cili asiston nënën fizikisht dhe emocionalisht) filloi duke hedhur ujë mbi shpatullat e mia – ishte sikurse të isha në ndonjë SPA qendër”

Mos e neglizhoni edhe fuqinë e dushit poashtu – një dush i ngrohtë mund të ju mbajë të relaksuara dhe të ju masazhojë poashtu. Nuk egzistojnë rregulla të rënda dhe të shpejta, por vetëm disa mjekë dhe motra medicinale që duhen patur kujdes në futjen në ujë në lindjen e hershme (nën 4 centimetra) për frikë derisa gjërat të shkojnë ngadalë.

Masazha

Masazha mund të jetë një shfaqje e rezervuar kur është fjala për llojin e presionit ku shumë gra kanë nevojë për lehtësim gjatë lindjes. “Pas lindjes së foshnjes, bashkëshorti im u ankohej se i ka lënduar duart nga shtytjet e mia” thotë Sara Benet nga Gatlinburgu i Tenesit, nëna e Jores 3 vjeçare. “Më duhej të qeshja”. Edhe nëse ju nuk mendoni që presioni zvogëlon dhembjen, masazhimi i duarve apo këmbëve nga partneri juaj, mund të ju relaksojë dhe në përgjithësi ju bën të ndiheni nën përkujdesje, e cila është një nxitje e madhe e moralit.

I l a ç e d h e m b j e s h

Epidurali

Në 10 vitet e fundit, epidurali ka ndryshuar në mënyrë dramatike, shpjegon Uilliam Kaman, MD, dhe bashkë autor i librit “Easy Labor” (Lindja e lehtë) dhe drejtor i anestezionit obstetrik në “Brigham and Women's Hospital” në Boston. Mjekësia më nuk ka të bëjë me lindjet me një të shtyrë të fuqishme që ju lë krejtësisht të mpirë. Në vend të kësaj, është dhënë nëpërmjet një shtytje të ngadalshme dhe të vazhdueshme, në mënyrë që ju nuk mund ikni dhe ju duhet të ndjeheni nen presion sa të jetë në gjendje për të ju nxitur. Në fakt, shumë spitale tanimë, përdorin anestezi epidurale të pacientit të kontrolluar, e cila mban epiduralin ne bazë të ulëta, por ju lejon që të shtypni një buton për më shumë, nëse keni nevojë për të.

Studimet tregojnë që tani më nuk jeni shumë të rrezikuara nga operimi cezarian apo lindja e tejzgjatur (një epidural zgjat mesatarisht një orë). Kokëdhembjet spinale, të shkaktuara nga rrjedhja e lëngut spinal përmes vrimës së vogël që e krijon gjilpëra, tani më janë të rralla, dhe përfshijnë vetëm 1 % të pacienteve.

Ju nuk duhet të shqetësoheni për mungesën e një dritareje të vogël mundësish për të marrë epiduralin, thotë Benito Alvarez, MD, drejtor i obstetrikës dhe gjinekologjisë, në Klinikën Klivlend. “Në përgjithësi, ju mund ta merrni epiduralin në çdo kohë pasi ka filluar lindja aktive” dhe shton ai, “në fakt, është vonë vetëm kur ka filluar të dalë koka jashtë”. Disa gjendje mjekësore mund të ju parandalojnë për të marrë epidural, siç janë shumë çrregullime të gjakut, skolioza, ndonjë intervenim kirurgjik në shpinë, apo shumë infeksione sikurse sepsi. Por për shumicën e grave, është në rregull. Në përgjithësi përfundon me paciente të kënaqura.

"Kur arrita në spital, kisha shumë dhembje dhe isha e ç`orientuar, gjithçka më dukej në mjegull” thotë Erika Skot, nga Mineapolisi, nënë e dy fëmijëve. “Por pas gjysmë ore pas epiduralit, unë nuk ndjeva më dhembje, vetëm presion – dhe për më shumë se që jam ndjerë plotësisht vetvetja, isha vërtetë e pranishëm në këtë eksperiencë”.

Spinali dhe kombinimi Spinal-Epidural

Epiduralët mund të jenë shumë efektivë, por zgjasin 10 gjer në 25 minuta të mira pune. Spinali i cili shkon në pjesën e poshtme të shpinës tuaj, ndikon mbrenda sekondave. Por, ndryshe nga epidurali, që ju e merrni vazhdimisht, spinali është një injeksion i vetëm që është efektiv për rreth 45 minuta. 80-90 % të operimeve cezariane zgjedhore bëhen me spinal, thotë Dr. Kaman dhe ndonjëherë mjekët duhen të përdorin spinal apo spinal-epidural për grate, të cilat janë larg lindjes dhe të dëshpëruara për lehtësim sa më të shpejtë.

Opioidet

Gratë të cilat nuk dëshirojnë epidural ose që nuk mund të kenë një, mund të zgjedhin për opioide si Demeroli dhe Stadoli, të marra përmes IV. Ndryshe nga epidurali dhe spinali, ilaçi mjekësor IV mund të ju bëjë të përgjumëshme dhe të ndjeni të përziera, dhe kjo kalon edhe në qarkullimin e gjakut të foshnjes. “Ilaçet IV e bëjnë foshnjen të dehur, prandaj nëse mendojmë që lindja mund të bëhet mbrenda një ore, ne nuk i përdorim ato” thotë Dr. Alvarez. “Dhe në përgjithësi, nuk japin më shumë se disa doza”. Përgjumësia mund të ju ndihmojë nëse po mundoheni që të pushoni dhe disa disa gra i duan ilaçet IV për këtë arsye, por Dr. Alvarez pohon se ato ju bëjnë paksa të çmendura.