Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Epiziotomia

Çfarë është epiziotomia?

Epiziotomia është mënyrë kirurgale që të mbrohen buzët (pjesa e indeve në mes të vaginës dhe të hapjes anale) nga pëlcitja e jokontrolluar. Motra e lindjes e cila ju ndihmon të lindni, në momentin e shtypjes që bën koka në indin e buzëve, vlerëson se a do të mundet të mbrojë buzët, dhe nëse vlerëson se jo, atëherë bëhet epiziotomia. Prerja e lëkurës në indet nënlëkurore bëhet në gjatësinë prej disa centimetrash. Pas lindjes, bëhet kontrollimi i qafës së mitrës, vaginës dhe buzëve dhe qepet epiziotomia.

A do të më bëhet anestezioni gjatë epiziotomisë?

Jo. Shtypja e kokës në anët e indeve të buzëve gjatë daljes së foshnjes bën presion të fortë në fundin e nervave të buzëve, kështu që momenti i prerjes nuk ndjehet në krahasim me daljen e kokës së foshnjes.

A më duhet ti heq penjtë pas epiziotomisë?

Jo, sepse sipas rregullit, epiziotomia qepet me penjë të cilët spontanisht absorbohen pas dhjetë ditësh. Disa ditë pas lindjes nëse shihni ndonjë fije peri në vaginë mos u frikësoni, sepse kështu penjtë lirohen dhe fillojnë të absorbohen.

Nëse e vërej që damari epiziotomisë pak është shtresuar a duhet ti lajmëroj mjekut?

Është normale që pas disa ditësh peri të lëshohet, një shkak është sepse zvogëlohet ënjtja e indeve në atë zonë, dhe tjetra për shkak të lëshimit të shtrëngimit të forcës së perit. Madje dhe minimumi i shtresës së buzës së epiziotomisë nuk është arsye për brengosje.

Megjithatë nëse lajmërohet gjakderdhja, ënjtja më e madhe, dhembja apo nëse buzët e epiziotomisë shtresohet rreth një centimetër, do të duhej ti lajmëroni mjekut.

Sa i duhet plagës që të shërohet dhe si është shërimi?

Plagës nga epiziotomia i duhet 7 gjer në 10 ditë që të shërohet. Gjatë kësaj kohe do të ndjeni një dhembje të lehtë në atë vend. Menjëherë pas lindjes, më së miri është që të pushoni dhe të mos ngriteni nga krevati për disa orë – plaga do të fillojë të shërohet përafërsisht pas 8 orëve.

Në javët e para më së miri do të ishte të qëndroni shtrirë: që të mos uleni dhe sa më pak të lëvizni edhe nëse ndiheni mirë. Në këto javët e para mos bartni asgjë të rëndë (as fëmiun më të madh) as mos u lodhni me punë të ndryshme.

Si të kujdesem për plagën e epiziotomisë?

Kujdesi më i mirë për plagën nga epiziotomia është tharja. Pra, në asnjë mënyrë mos vishni brekë (nëse e keni të duhur atëherë vishini nga ato me rrjetë speciale) dhe mbani vaginën dhe plagën të ekspozuar në ajër. Gjatë qëndrimit shtrirë, vëni një leckë nën, ashtu që ta thith gjakun dhe jo vatën. Vata e mbushur nuk duhet të qëndrojë në plagë në asnjë mënyrë. Plagën nga epiziotomia pastrojeni me hidrogjen trepërqindësh, dhe më pas me jod povidon.

Në javët e para shmanguni çfarëdo lloj preparateve kozmetike në zonën vaginale dhe banjat e ngrohta lërini për më vonë. Sa më shumë bëni ushtrime për perineum: shtrëngimin dhe lirimin muskujve sikurse tek lagështia.