Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë janë parashikimet për foshnjet e lindura para 28, 31, 33, apo 36 javëve?

Çfarë është parashikimi për foshnjet e lindura para 28 javëve?

Foshnjet e lindura parakohe kanë rrezik të madh nga një apo më shumë komplikime medicinale

Më pak se 1% e foshnjeve të lindura, janë të lindura kaq herët, por këto foshnje kanë më së shumti komplikime. Shumica e këtyre foshnjeve janë të lindura me peshë të ulet në mënyrë ekstreme (më pak se 900 gram). Gati të gjitha kanë nevojë për trajtim me oksigjen, surfaktant, dhe asistim mekanik për të ju ndihmuar në frymëmarrje.

Këto foshnje janë shumë të vogla dhe të pazhvilluara që të thithin, gëlltitin, dhe marrin frymë në të njejtën kohe, kështu që duhet të ushqehen nëpërmjet venave (në mënyrë intravenoze) gjer sa ti zhvillojnë këto aftësi. Në të shumtën e rasteve nuk mund të qajnë (apo nuk mund ti dëgjoni për shkak të tubës që mbajnë fyt), dhe flejnë të shumtën e ditës. Këto foshnje kanë muskulaturë të imët, dhe shumica lëvizin shumë pak.

Foshnjet e lindura në këtë kohë duken ndryshe nga foshnjet e lindura tjera. Lëkura e tyre është me rrudha dhe më ngjyrë të kuqe në të vjollce, dhe aq e hollë sa që mund të shihni kapilarët e gjakut nën të.

Fytyra dhe trupi i tyre janë të mbuluara me qime të buta të quajtura lanugo. Pasi që këto foshnje nuk kanë pasur kohë që të shtojnë yndyrë dhe peshë, janë shumë të dobëta. Në të shumtën e rasteve, sytë i kanë të mbyllura dhe nuk kanë qerpikë.

Këto foshnja kanë rrezik të madh nga një apo më shumë komplikime medicinale. Sidoqoftë shumica foshnjave të lindura pas afro 26 javësh të shtatëzanisë mbesin gjallë dhe e mbërrijnë 1 vit jetë (rreth 80% të lindura pas 26 javësh dhe rreth 90 % të lindura pas 27 javësh), edhe pse mund të ballafaqohen me ndejtje të zgjatur në spital, në inkubator.

Për fat të keq rreth 25% të këtyre foshnjave shumë të parakohshme, zhvillojnë paaftësi të përjetshme, dhe rreth gjysma kanë probleme të lehta siç janë probleme me të mësuarit dhe në sjellje.

Çfarë është parashikimi për foshnjet e lindura nga 28 deri 31 javë të shtatëzanisë?

Këto foshnje duken mjaft të ngjajshme me foshnjet e lindura më herët, edhe pse janë ca më të mëdha (ato peshojnë nga 900 gram deri 1.8 kg.) dhe kanë dhe më shumë gjasa që të mbesin gjallë (rreth 90 deri 95 %). Shumica kanë nevojë për tretman me oksigjen, surfaktant, dhe asistim mekanik për të ju ndihmuar në frymëmarrje.

Disa nga këto foshnje mund të ushqehen dhe më qumësht gjiri apo formula nëpërmjet tubës së vënë në hundë apo gojë për në stomak, edhe pse të tjerat do të duhet të ushqehen nëpërmjet venave.

Disa nga këto foshnjë mund të qajnë. Ato mund të lëvizin më shumë edhe pse lëvizjet e tyre mund të jenë të ngathta. Foshnja e lindur në këtë kohë mund të ju rrëmbejë për gishti. Këto foshnja mund ti hapin sytë, dhe rrinë syçelur për periudha të shkurtëra kohore. Foshnjat e lindura në 28 deri 31 javë kanë rrezik nga komplikimet medicinale.

Sidoqoftë nëse komplikimet ndodhin ato nuk do të jenë më të rënda se tek foshnjet e lindur më herët. Foshnjet e lindura me peshë shumë të vogël të trupit (më pak se 1.4 kg.) mbesin në rrezik nga paaftësitë serioze.

Çfarë është parashikimi për foshnjet e lindura nga 32 deri 33 javë të shtatëzanisë?

Rreth 95 % të foshnjeve të lindura në këtë kohë mbesin gjallë. Shumica e tyre peshojnë nga 1.4 deri 2.3 kg. dhe duken më të dobëta nga foshnjet e lindura me kohë. Disa mund të marrin frymë vetë dhe disa kanë nevojë për oksigjen shtesë për të ju ndihmuar që të marrin frymë. Disa mund të ushqehen me qumësht gjiri apo me shishe, por ato të cilat kanë vështirësi në frymëmarrje do të kenë nevojë të ushqehen nëpërmjet tubës.

Foshnjet e lindura në këtë kohë kanë më pak gjasa të zhvillojnë paaftësi serioze nga lindja e parakohshme në krahasim me foshnjet e lindura më herët, edhe pse mbesin në rrezik të theksuar nga problemet në të mësuar dhe në sjellje.

A janë foshnjet e lindura gjatë javës së 34 deri 36 të shtatëzanisë në rrezik nga komplikimet medicinale?

Foshnjet e parakohshme të mëvonshme janë më të shëndetshme se foshnjat e lindura më herët, dhe ato kanë gjasa të njejta për të mbetur gjallë sikurse edhe foshnjat e lindura me kohë. Foshnjet e parakohshme të mëvonshme zakonisht peshojnë nga 1.8 kg. deri në 2.7 kg. dhe ende mund të duken më të dobëta se foshnjet e lindura me kohë.

Këto foshnjë mbesin në rrezik të lartë në krahasim me foshnjet e lindura në kohë, në problemet e të porsalindurve, duke përshirë problemet e frymëmarrjes dhe të ushqyerit, vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit, dhe vërdhëza. Këto probleme janë të lehta, dhe shumica e foshnjave kanë shërim të shpejtë.

Shumica e këtyre foshnjeve mund të ushqehen me qumësht të gjirit dhe me shishe, edhe pse disa (ata me probleme të lehta në frymëmarrje) do kenë nevojë që të ushqehen me tubë për një kohë të shkurtër.

Është vlerësuar se rreth javës së 35–të të shtatëzanisë, pesha e trurit është vetëm rreth 60% e trurit të fëmijëve të lindur me kohë. Foshnjet e parakohshme të mëvonshme nuk kanë gjasa që të zhvillojnë ndonjë paaftësi serioze si rezultat i lindjes së parakohshme, por mbesin në rrezik të theksuar nga problemet në të mësuar dhe në sjellje.

Abba Song (3 vite më parë)
Un kam lindur vajzen ne javen e 34+2dit me kg 2.500 gr tani ajo eshte 2 muajshe dhe peshon 4.020 gr
erida shopi (4 vite më parë)
mbesa ime ka lindur 32.5 javeshe dhe peshon 1700 gram. sa mundesi ka te mbijetoje?
Mita vouli (5 vite më parë)
Nje mikesha ime e lindi beben 1 kg, pas 2 muajsh ne inkubator,bebja e mori veten. Per nja dy muaj feston 2 vjetorin dhe eshte nje femije normal, i shendetshem fizikisht dhe psikologjikisht.
Ardiana (6 vite më parë)
Cka ndodh nese lind ne javen e 37?