Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lindja e parakohshme

Çfarë është lindja e parakohshme?

Kur të keni kontraktime të rregullta të përcjella me zvogëlimin e qafës së mitrës dhe zgjerimin e saj, më saktësisht, me hapjen e gojës së mitrës, ku e tëra kjo ndodh para përfundimit të javës së 37-të të shtatëzanisë, atëherë mendohet se ka filluar lindja e parakohshme. Nëse lindni para javës së 37-të, foshnja juaj do të konsiderohet foshnje e lindur parakohe.

Një numër i vogël i lindjeve të parakohshme janë të shkaktuara me qëllim. Kjo ndodh kur mjeku juaj do të vlerësojë që gjendja juaj (apo e foshnjes suaj) do të rrezikohet me vazhdimin e shtatëzanisë, psh. tek preeklamsitë apo tek paraqitja e komplikimeve të shkaktuara nga mospërshtatja e grupeve të gjakut të prindërve, shtatëzanitë jashtë mitrës, etj.

Megjithatë, pjesa më e madhe e lindjeve të parakohshme fillojnë spontanisht. Një nga arsyet e lindjes së parakohshme mund të jetë jokompetenca cervikale, e cila paraqet hapjen dhe shkurtimin e qafës së mitrës spontanisht, pa paraqitjen e kontraktimeve.

Sa më afër javës së 37-të të jetë lindja, parashikimi që të jetë foshnja mirë dhe pa pasoja është më i madh. Lindja pas javës së 34-të, ka mundësi të mëdha që foshnja të jetë mirë. Nëse lindni para javës së 34-të, rreziku për foshnjen rritet, sa më e vogël të jetë shtatëzania. Mjeku juaj në këtë rast do të ju udhëzojë të merrni kortikosteroide, ilaçe të cilat ndihmojnë foshnjen që të bën zhvillimin e mushkërive dhe organeve tjera sa më shpejt dhe të pregatitet për jetën jashtë mitrës.

Çfarë e shkakton lindjen e parakohshme?

Meqë shkaktari i lindjes së parakohshme është shpesh i panjohur, egzistojnë faktorë të cilët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në paraqitjen e tyre:

- Infekcionet e traktit gjenital, siç janë vaginosis bakterial, klamidia, trihomonas etj, mund të rrisin rrezikun për lindje të parakohshme. Toksinet që prodhojnë mikroorganizma mund të ndikojnë në fetuse. Gjithashtu, egzistenca e infeksioneve intra amniotike rrit rrezikun për lindje të parakohshme. Gjinekologu juaj, gjatë shtatëzanisë do të ju kontrollojë ndotjet dhe do të ju këshillojë terapi të përshtatshme, sidomos në rastet kur keni vuajtje.

- Placenta praevia, respektivisht placenta e cila është e vendosur pjesërisht apo plotësisht ashtu që mbyll daljen nga mitra, duke i pamundësuar foshnjes daljen. Vendosja e parakohshme e placentës në atë mënyrë është një arsye për lindje urgjente.

- Jokompetenca cervikale, respektivisht hapja dhe zvogëlimi spontan i qafës së mitrës pa paraqitjen e kontraktimeve, mund të jetë poashtu një shkaktar i lindjes së parakohshme.

- Mitra e madhe, sasia e madhe e lëngut amniotik mund të shpie deri tek lindja e parakohshme, me shtrirjen e mitrës jashtë kufijve që ajo mund të durojë para se të fillojnë kontraktimet duke u munduar të mbajë integritetin e saj.

- Siç u tha, disa gjendje apo sëmundje të shtatëzënave që mund të rrezikojnë shëndetin e vet shtatëzënes apo të foshnjes, janë shkaktarë për lindje të parakohshme. Këtu hyjnë edhe sëmundjet e sheqerit – diabeti, disa lloje të anemive, astma, sëmundjet kronike të mëlçive etj.

Cilët janë faktorët rrezikues për lindje të parakohshme?

1. Nëse keni patur lindje të parakohshme paraprakisht.

2. Nëse keni binjakë apo trenjakë.

3. Nëse jeni më të rinj se 17 apo më të vjetër se 35 vjeç.

4. Nëse nuk ushqeheni mirë.

5. Nëse keni patur gjakderdhje vaginale të gjatë (më gjatë se tre muaj).

6. Nëse keni lindur para një viti, sidomos nëse keni lindur para më pak se gjashtë muajsh.

A ekziston ndonjë mënyrë që të kuptohet lindja e parakohshme?

Nëse jeni në grupin e shtatëzënave të rrezikuara nga lindja e parakohshme, egzistojnë dy teste me ndihmën e të cilëve mund të arrijmë në përfundim pjesërisht nëse do të keni lindje të parakohshme. Këto janë matja e gjatësisë së qafës së mitrës me anë të ultrazërit dhe matja e nivelit të fibronektines fetale. Që të dy testet nuk janë treguar të dobishëm tek shtatëzënat me rrezik të ulët.

 

Matja e gjatësisë së qafës me ultrazë

Gjinekologu juaj gjatë vizitës do të ju bën matjen e gjatësisë së qafës me anë të sondës transvaginale, dhe nëse vëren që qafa ka filluar të shkurtohet për dallim nga matja paraprake, ju jeni në grupin e shtatëzënave më të rrezikuara nga lindja e parakohshme. Nëse ky zbulim është i përcjellur nga simptomet siç janë shtypja në legen, dhembjet e eshtrave apo shtimi i mukozës sekrecionale, rreziku edhe më tej do të rritet. Mjeku juaj do të ju udhëzojë të pushoni, rrespektivisht zvogëlim të aktiviteteve fizike, ndërprerje të marrëdhënjeve seksuale, ndërprerje të pirjes së duhanit nëse këtë nuk e keni bërë deri më tash, dhe do të ju duhet të shkoni në vizitë ultrazëri pas disa javësh.

Nëse zbulohet shkurtimi i qafës para javës së 24-të, mund të preferohet intervenimi, respektivisht intervenimi i cili nënkupton vërjen e litarit rrethor rreth qafës, me anë të së cilit mundohemi të ndalojmë shkurtimin dhe hapjen e mëtejmë të tij. Natyrisht, kjo nuk vie në konsiderim nëse keni kontraktime apo shenja infeksioni.

 

Matja e nivelit të fibronektinës fetale

Fibronektina fetale (FNf) është protein i cili prodhohet nga qelizat fetale. Nëse niveli i FNf është rritur në mes të javës së 24-të dhe 34-të, kjo ju rradhit në grupin e shtatëzënave të rrezikuara për lindje të parakohshme.

Matja e nivelit të FNf në mukozën cervikale ka rëndësi më të madhe nëse FNf është negative, sepse kjo jep mundësi që nuk do vie deri tek lindja e parakohshme, sesa që është valide vlera e saj pozitive.

Por, nëse i kushtoni rëndësi vetvetes, hani ushqim kualitativ, por jo edhe të tepruar, nëse pushoni, shkoni rregullisht në vizita, mirëmbani higjienën personale, shkoni tek stomatologu, i ndihmoni vetvetes që të mos vie deri tek lindja e parakohshme.

Cilat janë simptomet e lindjes së parakohshme?

Simptomet mund të jenë nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe nuk egzistojnë, por ato më të shpeshtat janë:

- Sekreti i shtuar vaginal, qoftë në formë mukoze apo me gjak (madje edhe sekreti me ngjyrë të lehtë të kuqe mund të jetë i rëndësishëm)

- Gjakderdhja vaginale, qoftë disa pikla apo më e dukshme

- Dhembja në pjesën e poshtme të barkut, të llojit të ngërçit apo paraqitja e kontraktimeve të rregullta (më shumë se 4 mbrenda një ore)

- Ndjenja sikur ju shtyp foshnja nga poshtë

- Dhembje në nyje

Disa nga këto simptome paraqiten edhe në shtatëzaninë normale, por më së miri është që të vizitoni mjekun dhe të siguroheni nëse gjithçka është në rregull, sesa që të mos kuptojmë fillimin e lindjes së parakohshme.

Çfarë ndodh nëse lindja më fillon para kohe?

Nëse i dalloni simptomet e lindjes së parakohshme apo nëse ju plasin ujërat para javës së 37-të, menjëherë lajmëroni gjinekologun tuaj.

Gjatë vizitës, gjinekologu do ti ndëgjojë të rrahurat e zemrës së foshnjes, do kontrollojë nëse kanë plasur ujërat, do merr shtrishon për të kontrolluar nëse keni ndonjë infeksion vaginal apo cervikal, do ju bëjë ultrazërin për të kontrolluar gjendjen e foshnjes, të ujit dhe të placentës, do mat gjatësinë e qafës me anë të ultrazërit dhe nëse gjithçka është në rregull atëherë do të ju lejojë të ktheheni në shtëpi.

Nëse të gjitha këto ndodhin para javës së 34-të të shtatëzanisë, mjeku do të ju udhëzojë në repartin i cili pranon lindjet e parakohshme të foshnjeve, ku do të bëni një terapi kortikosteroide, dhe të merrni eventualisht ndonjë ilaç për ndërprerjen e kontraktimeve të mitrës, antibiotikë apo ndonjë terapi tjetër për të cilën mund të keni nevojë.

Kosovarjaa (12 vite më parë)
Ju lutem te me ndihmoni kam qene shtatzane ne dy ekografite qe i kam bere te gjitha me kane dale mire per pos se thane eshte pak peshe e vogel po nuk eshte tragjike pesha pas nje jave te ekografise beba me kish vdeke ne bark kur ka qene 5 muaj e gjysem ndersa une e kam kuptu mbas dy jave. E tash jam shume ne depresion shumme marre ilaqe prej psikologu, po kam fillu me pas frike per shtatzanine jeter se analizat e femijes qysh ka ndodh vdekja nuk i kam marre akoma, ju lutem te me ndihmoni?

/komuniteti