Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A i bleni fëmijëve tuaj shumë lodra?

Lodrat didaktike ndikojnë në zhvillimin e aftësive motorike

Fillimisht rikujtoni fëmijërinë tuaj – sa lodra keni patur ju dhe a i keni patur të gjitha që i keni dëshiruar?

Me siguri është zgjedhje, por numri i lodrave ka qenë dukshëm më i vogël sesa në ditët e sotme, ndërsa sot fëmijët i kanë pothuajse të gjitha që dëshirojnë. A është kjo pozitive apo jo?

Anët pozitive

Shikuar nga njëra anë, është gjë e bukur që prindërit (poashtu dhe të afërmit dhe miqtë) mund ti blejnë fëmijëve atë çfarë ata dëshirojnë. Në ditët e sotme, në dyçane mund të gjendet gjithçka çfarë dëshiron një fëmijë, kukulla, aeroplane, kamioneta, telefona celularë, madje dhe kompjuterë dhe llaptopë të përshtatshëm sipas moshës…

Anët negative

* Nëse fëmija ka shumë lodra, ato mund ti duken shumë të mërzitshme. Do luaj pak me njërën, pak me tjetrën, dhe pasi ti mërziten, do kërkojë nga ju ti blini një lodër të re.

* Nëse fëmija ka shumë lodra, atëherë imagjinata e tij do zhvillohet më ngadalë. Më parë një lodër ka patur shumë qëllime, më saktësisht fëmijët e kanë përdorur në lojëra të ndryshme, ndërsa sot kur kanë shumë lodra, nuk kanë nevojë për këtë.

* Sa më shumë lodra që ka fëmija, aq më shumë tjera do të dëshiroj. Ai kërkon gjithmonë diç të re, ju bën skena në dyçane, ndërsa ju i plotësoni dëshirën (vetëm për t`ju shmangur skenave në dyçan) duke i blerë lodrën, e cila shumë shpejtë do i mërzitet, dhe përseri do kërkojë një të re…

Për çfarë lodra ka nevojë fëmija?

Lodrat natyrisht që janë shumë të rëndësishme sepse secili fëmijë ka nevojë për to, ndërsa loja është e pamundur pa lodra. Egzistojnë shumë lloje lodrash, të cilat ndikojnë në zhvillimin motorik dhe social të fëmijës.

1. Kukullat, lodrat në forma kafshësh, mobiljesh, enësh, pajisjesh shtëpiake

Në vendin kryesor janë gjithsesi kukullat. Gjatë lojës fëmija kujdeset për kukullën, e mbath, e ushqen por edhe flet me të, ia beson sekretet e saj. Përmes kësaj lloj lodre, fëmija krijon shprehi punuese, mëson për punët shtëpiake por edhe për kujdesin dhe sjelljen ndaj njerëzve të afërt.

2. Lodrat Teknike

Këto lodra janë çdo ditë e më të pranishme në gjeneratat e sotme të fëmijëve. Telefonat celular, laptopet, ipad-ët dhe makinat me telekomanda nuk paraqesin më qudira teknike por gjëra të zakonshme. Sado që të jemi kundër tyre, fëmija duhet të jetë i njoftuar me këto gjëra.

3. Lodrat sportive

Lodrat sportive, topat, badmintonet, rollerët, etj janë shumë të rëndësishëm, sepse rrisin aktivitetin e fëmijës, zhvillojnë koordinimin e lëvizjes, orientimin në rrethinë dhe zhvillimin motorik.

4. Lodrat muzikore

Lojërat me lodra muzikore apo loja me ndonjë instrument inspiron fëmijët të jenë të pavarur dhe të çmojnë punën ekipore. Loja me këto lloj lodrash në ekipe ndikon në zhvillimin e aftësive sociale.

5. Lodrat didaktike

Këto lodra zënë një vend të veçantë, sepse me ndihmën e lodrave didaktike fëmijët i mësojnë ngjyrat, format, madhësitë… Këto janë mozaiqet, labirintet, puzzle të ndryshëm, etj. Përmes këtyre lodrave fëmijët mësojnë të jenë këmbëngulës dhe të kryejnë lojën deri në fund dhe kjo shpie në zhvillimin e aftësive motorike./bebaime.com/