Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kompjuterët dhe vogëlushët: Si të funksionojnë

As kompjuterët dhe as televizori nuk janë të ligj. Sikurse me TV, ka mënyrë të duhur dhe mënyrë të gabuar për t’ia prezantuar kompjuterin fëmijës.

Çelësi për ta ndihmuar fëmijën të arrijë maksimumin me kompjuterët është koha që e lejoni të shpenzojë para ekranit dhe që e ndani bashkë si përvojë. Shihni dhe këshilla nga ekspertët.

Prisni deri sa fëmija të jetë të paktën 9 muajsh ose një vjeç

Zgjidhni programe të hartuara për fëmijë të vegjël

Fëmijët më të vegjël se 9 muajsh nuk kanë aftësitë fizike për të ndërvepruar me një kompjuter. Shikimi i tyre nuk është mjaftueshëm i zhvilluar për t’u përqendruar në ekran deri sa të jenë të paktën 6 muajsh.

Dhe shumica e fëmijëve duhet të rrinë ulur që të shijojnë një program ndërsa ju merreni me mausin. Të qëndruarit ulur pa ndihmë zakonisht nuk ndodh deri sa të jenë 6 deri 8 muaj. Foshnjet e vogla po ashtu nuk kanë përqendrimin e nevojshëm për të ndjekur se çfarë ndodh në ekran.

Filloni kur fëmija të nisë të tregojë interes

përdorimi i kompjuterit nuk është aktivitet që bëhet me detyrim. Prisni deri sa fëmija tregon një lloj kureshtjeje. A është e interesuar për aparatin? A luan me tastierën? A ju sheh kur punoni ose hyni në internet?

Nëse duket që reagon – buzëqesh, qesh, përplas duart – jepini. Nëse ju, s’ka gjë. Mos u merakosni se mos mbetet prapa dhe nuk bëhet artiste kompjueri. Një mësim ose dy në koopësht dhe ajo do të dijë si ta përdorë mausin shumë mirë.

Punoni bashkë në kompjuter

Përvojën me kompjuter ndajeni me fëmijën tuaj si me një shoqë, lejoni pak të tjerë aty dhe udhëhiqeni. Në këtë mënyrë ju jeni aty për ta mësuar fëmijën, njëjtë si me librin. (e pra, ç’ngjyrë ka veshja e Uinit? Pse Deisi është e mërzitur?) kjo e ndihmon fëmijën të pasurojë fjalorin dhe aftësitë e kujtesës si dhe të kalojë kohë me mamin ose babin.

Nëse filloni në moshën 2 apo aty afër, kur fëmija juaj fillon të bëjë pyetje (pse Lepurushi ka veshur pallto?) jeni aty për t’ju përgjigjur, që është pjesa kyçe për ta ndihmuar fëmijën të kuptojë botën që e rrethon.

Zgjidhni programe të hartuara për fëmijë të vegjël

Shumë lojëra për të rritur dhe CD-ROM janë shumë të shpejta, me shumë zhurmë dhe tepër konfuze që truri i fëmijës t’i përpunojë — dhe kjo gjë mund t’i trembë ata.

Është më mirë të merreni me lojëra të zhvilluara për fëmijë nën moshën 3. Nëse filloni me Mario Brothers, s’ka më kthim prapa tek Elmo dhe Big Bird.

Qëllimi juaj duhet të jetë qejfi dhe njohja e kompjuterit, jo mësimi akademik

Më së miri, një vogëlushe më e vogël se 3 vjeç e sheh kompjuterin si një tjetër lodër në dispozicion dhe jo detyrë. Nuk ka kuptim t’ia mësosh alfabetin një 1-vjeçari apo t’i mësosh të mbledhë dhe të zbresë.

Më mirë fillo me softuer që i forcon aftësitë matematikore dhe të të lexuarit, ku përfshihen kuptimi i të dëgjuarit, shaku dhe pasoja, të kundërtat si e madhe dhe e vogël, si dhe njohja e ngjyrave dhe formave.

Edhe atëherë, e ruani entuziazmin efëmijës për të mësuar dhe nëse kompjutri është i mirë për forcimin e këtye shkathtësive në krahasim me një përrallë, këngë apo lojë.

Kufizoni kohën e ekranit

Disa seanca 30-sekondëshe janë një fillë e mirë fillimi për fëmijë 1- 2 vjeç, shumica e të cilëve e humbin interesimin nëse vazhdoni më tutje. Kur fëmija të jetë 3 ose 4, mund të punoni deri në një orë në ditë (gjithsej) nëse fëmija do të vazhdojë, mirëpo ndaloni aty.

Më shumë se aq do të shpenzojë kohën tjetër që duhet për detyra të tjera të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës si ngrënia, fjetja, loja, vallëzimi dhe bisedat me të rriturit apo fëmijët e tjerë.

Sa herë që luani në kompjuter me fëmijën tuaj, kontrollojeni për shenja të lodhjes – nëse nuk e vështron më ekranin dhe fillon të lëvizë, t’i vijë gjumë, apo të qajë, atëherë është koka ta ndërpresësh.

Zgjidh programe me imazhe të mëdha që shihen lehtë

Një në tre imazhe për pamje është një udhëzues i mirë, sidomos për fëmijë rreth 1 vjeç. Kur imazhi bëhet më i ndërlikuar – një skenë në rrugë me shumë personaazhe, për shembull – një fëmijë i vogël nuk mund ta kuptojë.

Në këtë fazë të zhvillimit, vizatime të stërholluara dhe të komplikuara janë tepër kaotike për trurin në zhvillim të fëmijëës tuaj. Mirëpo me forcimin e aftësive të tij pamore, mund të përdorni programe me pamje më të komplikuara.

Në moshën 3 vjeç fëmija mund të jetë gati për pamje më të mëdha.

Zgjidh programe me këngë të lehta

Nga lindja, fëmijët i shijojnë këngët dhe muzikën me ritëm të shtruar, madje dhe tonin këngëzues. Përsëritja e një kënge si "Maçoku çamarroku" ndihmon një 1-vjeçar të krijojë modele dhe të pres se çfarë ndodh më pas.

Nëse keni një fëmijë 18-muajsh, kënquni me tingujt e zileve, bilbilëve apo orëve – vogëlushët e asaj moshe reagojnë ndaj tyre. Mirëpo mos përdorni softuerë apo faqe interneti me zhurma të forta apo muzikë ë lartë rok. Ritmi i ndryshueshëm është konfuz dhe madje i tremb veshët e vegjël.

Ruajini ngjarjet deri sa fëmija të jetë së paku 2 vjeç

Programe me histori të shkurtra mund të plotësojnë leximin me zë të lartë për fëmijën tuaj. Ju mund të filloni me histori më të gjata për të rritur të kuptuarit e fëmijës dhe përqendrimin.

Mirëpo përrallat me zana dhe aventurat në softuer ruajini për fëmijë më të rritur. Diku rreth moshës 2. Fëmijët më të vegjël nuk i ndjekin dot subjektet dhe mund të mërziten.

Studioni para se të blini

Disa organizata jofitimprurëse me reputacion të mirë rishikojnë softuerë dhe CD-ROM.

Përveç kësaj, ju mund ta provoni një program në qendrën e kujdesit ditor të lagjes apo bibliotekë (telefonojini për t’i pyetur nëse shesin softuer). Shikoni faqe falas në Internet që ofrojnë materiale për parashkollorë për të parë nëse fëmijës tuaj i pëlqen të ndërveprojë me kompjuterin para se të blini diçka. Mund të provoni: the Public Broadcasting System's kids website.

Bëhuni blerës i zgjuar nga kompjuteri

Nëse po mendoni të blini një kompjuter të ri apo të freskoni të vjetrin për fëmijën tuaj, mund të prisni deri sa të bëhet rreth 5 vjeç, kohë kur do të jetë në gjendje ta vlerësojë një modem më të shpejtë apo imazhe më të qarta. Në atë kohëm, çmimet me siguri do të kenë rënë dhe teknologjia do të ketë përparuar.