Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lojëra për t’i luajtur me vogëlushët tuaj

12 deri 16 muaj

Hiquni sikur arushi i dashur i fëmijës tuaj është prej vërteti

Ardhja në jetë

Hiquni sikur arushi apo kukulla më e dashur e fëmijës tuaj është prej vërteti — bëjeni të ecë, shkojë në shtrat, ose vallëzojë nëpër dhomë. Përfshijeni në aktivitete ditore — uleni në tryezë për darkë, për shembull dhe vendosjani një grykore.

Nëse flisni për atë që po bëni e ndihmon fëmijën tuaj me aftësitë gjuhësore. Aktroni çaste të lumtura dhe të trishtuara, që ajo të mësojë për ndjenjat dhe emocionet ndërsa zhvillon imagjinatën.

Më shty, të tërheq

Nëse vogëlushja juaj e tërheq veten dhe përpiqet të ecë, ndihmojeni të praktikojë me lojën e shtyje-tërhiqe. Përdorni një objekt të lëvizshëm si një karrige për fëmijë ose një kuti plastike mbushur me lodra lecke. Kur ajo mbahet në anë për mbështetje ju mund ta mbani anën tjetër të qëndrueshme.

Pastaj me butësi e tërhiqni kutinë drejt vetes për ta nxitur të hedhë një hap para. Shpejt ajo do fillojë të shtyjë ndërsa ju tërhiqni me butësi. Kjo e forcon besimin e saj deri ditën që do ecë vetë.

Përplas duart e lumtur

Tani, vogëlushja juaj mund t’i mbajë duart e hapura, mirëpo mund të duhet pak kohë derisa të përplasë duart vetë. Tani për tani përplasini për të ose lejojeni të mbajë duart tuaja kur i bëni bashkë.

Uluni përballë saj mbi dysheme ose mbajeni në prehër dhe këndoni bashkë këngë me përplasje duarsh. Këto nxisin aftësitë gjuhësore si dhe koordinimin dorë-sy.

Kush është fshehur aty?

Kur ishte fëmijë i pëlqene loja “bu”, tani vogëlushes tuaj i pëlqen të luajë kukafshehti të thjeshtë. Kur të çoheni në mëngjes fshihuni me radhë poshtë çarçafëve; kur bënji banjo, përdorni një peshqir të madh. Për më shumë qejf dhe të qeshura mund ta ngacmoni kur ajo fshihet. "Hmm, mos është kjo një këmbë? Apo është një krah?"

Lojëra si kjo e ndihmojnë vogëlushen të kuptojë se edhe pse nuk e sheh diçka, nuk do të thotë që ajo diçka nuk është aty. Për të ndryshuar, çojeni atë në një dhomë tjetër kur e keni mbështjellë me peshqir. Ajo do gëzohet kur ta nxjerrë kokën jashtë dhe të shohë një vend të ri.

16 deri 20 muaj

Përdorni kubat e fëmiut tuaj për të bërë modele të thjeshta

Pasdite me çaj

Një ditë me diell merrni një komplet çaji plastik dhe nxirreni jashtë bashkë me një enë me ujë. Bëni sikur keni ardhur "për të pirë çaj" dhe nxiteni fëmijën tuaj të mbushë gotat.

Kjo lojë e lezetshme do të sfidojë aftësitë e koordinimit të fëmijës dhe do e mësojë atë për cilësitë e ujit — për shembull që uji gjithnjë shkon poshtë dhe jo lart.

Modele me kuba

Kjo kërkon pak përqendrim nga ana e vogëlushes tuaj, ndaj luhet më mirë kur ajo ndjehet e freskët. Përdorni kubat e saj për të bërë modele të thjeshta, si për shembull tre për një rresht ose "dy lart, dy poshtë" për të bërë një katror.

Nxiteni të përdorë kuba të tjerë për të kopjuar modelet tuaja. Pastaj lëreni të bëjë modelin e vetë dhe ju e kopjoni. Duke bërë forma të ndryshme me objekte nxit aftësitë e zgjidhjes së problemeve tek fëmijës.

Rrotulloje tek unë

Topat janë lojëra të dashura për vogëlushët. Topas që përplasen më mirë të përdoren jashtë, mirëpo topat e butë, me stiropor është më mirë të përdoren brenda. Loja më e mirë për të filluar me vogëlushin që në moshë të hershme është "kape."

Të dy uluni përballë njëri-tjetrit me këmbë të hapura dhe me gishtat që preken. Tani, topin rrotullojeni para mbrapa tek njëri-tjetri pa e lejuar të dalë jashtë kufirit. Është ljo e mirë për të forcuar muskujt dhe koordinimin dorë-sy.

Koleksionisti i ri

Dilni bashkë për shëtitje me një kovë. Mblidhni objekte të vogla që i interesojnë vogëlushit tuaj — gurë, gjethe, boçe pishe. Vogëlushi do të dojë ta mbajë kovën, por mos u habisni nëse i zbraz ato që ka dhe fillon të mbledhë nga e para.

Vogëlushët e kësaj moshe kanë shumë qejf të mbushin kova që t’i zbrazin prapë. Ndërkohë, ai praktikon lëvizjet e dorës dhe zhvillon shkathtësitë.

20 deri 24 muaj

Vallëzimi zgjeron imagjinatën dhe zhvillon ndjenjën e ritmit tek fëmijët

Vallëzojmë!

Lëshoni pjesët më të dashura muzikore që çojnë drejt veprimeve të caktuara — diçka me ritëm të shpejtë dhe të lartë në mënyë që fëmija të përplasë këmbët si elefant, ose diçka të qetë që të bëjë sikur ecën në majë të gishtave pranë luanit që fle.

Muzika marshuese është shumë qejf dhe e lehtë për shumë vogëlushë të mësohen me të. Këto lojëra zgjerojnë imagjinatën dhe zhvillojnë ndjenjën e ritmit.

Qejfi me tullumbace

Tullumbacet janë shumë të mira për të luajtur brenda — lëvizin ngadalë mjaftueshëm për t’i ndjekur vërdallë dhe të lehta për t’u kapur. Fryni një dhe gjuajeni me lehtësi në ajër. Numëroni sa i duhet të pluskojë drejt tokës dhe lëreni vogëlushen të përpiqet ta kapë. Një lojë e mirë për aftësitë e numërimit dhe koordinimit dorë-sy.

Vërejtje për kujdes: tullumbace të pafryra ose pjesë të plasura përbëjnë rrezik të madh që fëmijët të mbyten. Tullumbacet e fryra janë në rregull, mirëpo mbikëqyrni vogëlushin nga afër dhe largojini copat e plasura menjëherë nëse tullumbaci pëlcet. Nëse është e mundur, zgjidhni tullumbace letre ose najloni të fortë.

Çfarë mund të dëgjoni?

Nxirrni një peshqir të madh ose batanije në kopësht dhe shtrihuni mbi të bashkë. Kërkojini vogëlushes të mbyllë sytë dhe të dëgjojë me vëmendje. Pas një minute pyeteni se çfarë dëgjon dhe tregojini se çfarë dëgjoni ju: erën nëpër pemë, zogun që këndon, makinën që kalon atypari. Kjo është një lojë shumë e mirë për t’i ndihmuar fëmijës të zhvillojë aftësitë dëgjuese dhe përshkruese.

A më kap dot

Vogëlushët kanë qejf t’i ndjekin. Objekti i kësaj loje është që fëmija të kapet, sidomos nëse e di që kur ta kapni do marrë një përqafim të fortë dhe kënaqet sa herë ia arrini ta kapni. Për ndryshim, bëni sikur jeni kafshë të ndryshme — luan i egër apo miush që fshihet. Është një lojë fantastike për të forcuar fuqinë e fëmijës – dhe tuajën!