Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tërheqjet e lodrave: 6 gjërat që duhet të bëni për sigurinë e fëmiut tuaj

Disa lodra mund te paraqesin rrezik për shëndetin e fëmiut tuaj

Tërheqjet e fundit të lodrave dhe të prodhimeve të tjera për fëmijë nga tregu, kanë acaruar shumë prindër.

A po mendoni se çfarë mund të bëni për të mbajtur të sigurtë fëmiun tuaj?

Ju nuk mund të bëni rroje pranë çdo rreziku ndaj familjes tuaj, por mund të bëni thirrje për tërheqje të gjërave për të mbrojtur fëmiun tuaj nga sëmundjet dhe lëndimet.

1. Kontrolloni numrin e produktit

Shumica e tërheqjeve të fundit të lodrave përfshijnë lodrat e prodhuara mbrenda një kohe të caktuar apo të prodhuara në fabrikë të veçantë. Prodhuesit përdorin numra të produkteve për të identifikuar gjërat si ku dhe kur janë prodhuar lodrat. Zakonisht, numri produktit është i stampuar në vend i cili nuk bie shumë në sy, sikurse për shembull nën lodër.

Nëse keni vështirësi për të gjetur numrin, kontrolloni prodhuesin apo uebfaqen e CPSC për informata.

2. Largoni menjëherë lodrat që janë tërhequr nga tregu

Nëse ndonjëra nga lodrat e fëmiut tuaj është në listën për t`u tërhequr, ju duhet ta largoni menjëherë atë lodër dhe të ndiqni instrukcionet se si ta ktheni lodrën mbrapa për ta rimbursuar.

Nëse keni foshnje, është e lehtë për ta hutuar dhe për t`ia larguar lodrën pa e vënë re. Por nuk mund të jetë po aq e lehtë me vogëlushët apo parashkollorët. Nëse fëmiu juaj është aq i madh sa për të kuptuar se çfarë po ndodh, atëherë spjegojini për rrezikun në terme të shkurta dhe lutjuni për tju ndihmuar për ta bërë shtëpinë tuaj të sigurtë. Madje disa vogëlushë mund ta vlerësojnë ndihmën e ofruar për këtë problem serioz.

Në shumë raste, ju mund ti dërgoni lodrat mbrapa tek prodhuesi për rizëvendësim më të sigurtë për lodrën apo për t`u kompenzuar për këtë, dhe vetëm premtimi për të marrë një lodër të re mjafton për të zbutur goditjen e pavullnetshme të cilitdo fëmijë.

3. Hidhni tutje çfarëdo lodre të thyer apo të grisur

Mattel dhe Mega Brands kanë bërë thirrje për të tërhequr disa lodra nga magneti sepse magnetet e vegjël mbrenda tyre mund të hiqen dhe të bien. Fëmijët mund të gelltisin këta magnetë, gjë që mund të shpie në vuajtje për jetë, në gjendje siç është bllokimi i zorrëve apo shpimi i zorrës.

Nëse koleksioni i fëmiut tuaj përfshin lodra nga magneti, kontrolloni ato më shpesh për shenja të vjetërsimit dhe të grisjeve. Hidhni çfarëdo lodre që është në gjendje të keqe apo mbikqyrni fëmiun gjatë kohës kur luan me to.

4. Bleni lodra që janë të punuara nga individë lokalë

Disa prindër kanë filluar të blejnë lodra të punuara nga individë lokalë kur afron koha e dhuratave për ditëlindje apo festa për fëmijët e tyre. Ngjyrosja me plumb e lodrave është ndaluar në SHBA që prej vitit 1978, prandaj nëse lodrat që ju bleni janë punëdore lokale në komunitetin tuaj duke përdorur materiale që janë të blera, apo nëse bleni lodra nga kompanitë që prodhojnë gjithçka që blehet në SHBA atëherë nuk duhet të brengoseni sepse janë pa plumb.

5. Shikoni rrotull për gjëra të tjera të dëmshme nga plumbi

Lodrat e ngjyrosura me plumb nuk janë subjekti i vetëm që ka të bëjë me tërheqjen e lodrave gjatë këtij viti nga CPSC-ja. Një numër i tërheqjeve ka përfshirë edhe stolitë për fëmijë të punuara apo të dekoruara me ngjyrosje me bazë plumbi. Gjërat tjera që janë tërhequr këtë vit nga ngjyrosjet me bazë plumbi përfshijnë edhe syzet dizni (Disney) të vogëlushëve, pantallonat e gjëra të fëmijëve, dorëzat e kopshtit për fëmijë dhe shumë sende të tjera të fëmijëve që janë të dekoruara me ngjyrosje me bazë plumbi.

CPSC-ja bëri një vërejtje majin e vitit të kaluar rreth rrezikut nga ekspozimi ndaj plumbit nga përparëset e fëmijëve nga polivinili. Këto përparëse të lira në çmim janë shitur në mbarë botën. Plumbi ndonjëherë përmban stabilizues apo shtesë ngjyre si zbutës polivinili apo polyvinyl chloride (PVC) që përdoret në process të prodhimeve. CPSC-ja këshillon të largohen këto përparëse sepse foshnjet mund të gëlltitin ndonjë copëz të saj e cila përmban plumb.

6. Testoni fëmiun ndaj ekspozimin ndaj plumbit

APA këshillon që fëmiu nuk mund të shfaq simptome fizike të dukshme madje edhe kur i ekspozohet nivelit të lartë të plumbit, që mjafton për të shkaktuar probleme më vonë në të mësuar dhe në sjellje. Nëse ju jeni të shqetësuar që fëmiu juaj i është ekspozuar plumbit, dërgojeni fëmiun tek mjeku për ta testuar gjakun e tij.