Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Seksi gjatë shtatzanisë

A ndryshon dëshira për seks në shtatzani?

Gjatë shtatzanisë çifte të ndryshme kanë dëshira të ndryshme për marrëdhënje intime por nuk është e rrallë që gruaja të ketë dëshirë të shtuar për seks sesa që ka patur para shtatzanisë. Zakonisht në tremujorin e parë, dëshira për seks nuk është e theksuar shumë, sepse shtatzënat janë të lodhura nga neveria dhe të përzierat.

Gjoksi është i ndjeshëm, dhe ndonjëherë e kanë ndjenjën e peshës në pjesën e poshtme të barkut, si dhe në fund të tremujorit të tretë, kur foshnja të jetë rritur, dhembja në pjesën e poshtme të shpinës është më e madhe dhe kjo bën që marrëdhënja seksuale të mos jetë shumë e thjeshtë. Por, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë është e mundshme që shkaku i qarkullimit më të madh të gjakut në organet gjenitale, dëshira për seks të rritet më shumë se çfarë ka qenë më parë.

Për nevojat e juaja për seks duhet të flisni me partnerin, ku ndonjëherë mungesa juaj e interesimit mund të mirret si refuzim personal, ndërsa në anën tjetër ndonjëherë mund të ketë frikë nga marrëdhënja prandaj dëshiren tuaj të rritur mund të mos e kuptojë, dhe ju mund ta kuptoni si refuzim. Flisni për frikën dhe dëshirën tuaj, për mundësitë dhe pozitat e ndryshme si dhe për metodat alternative të kënaqësisë, seksin oral apo masturbimin.

A mund ta lëndojë marrëdhënja seksuale foshnjen?

Problemet me seksin në shtatzani mund të paraqiten nga frika si nga ana e shtatzënës poashtu edhe e partnerit te saj, nga mendimi se me marrëdhënje mund ta lëndojnë foshnjen, të shkaktojnë lindje të parakohshme apo të shkaktojnë gjakderdhjen.

Nevojitet shumë dashuri dhe kuptim në mes të dy partnerëve që të tejkalohen këto probleme, themelorja është që të kuptoheni, dhe nëse shtatzania është me rrezik të ulët atëherë paraqet aktivitet normal në të cilin dy partnerë mund të kënaqen, duke respektuar limitet nga barku i rritur dhe foshnja. Penisi nuk mund ta lëndojë foshnjen sepse ajo është e mbrojtur mirë në miter nga lëngu amniotik, dhe mukoza e cila ndodhet në qafën e mitrës parandalon bakteriet dhe spermën të hynë në mitër. Kështu duhet shmangur penetrimin e thellë me dhimbje, sepse mund të paraqes dhimbje dhe mund të shkaktojë lëndime, si dhe penetrimin me objekte të tjera.

Kur duhet shmangur marrëdhënja seksuale?

Seksin duhet shmangur nëse egziston rreziku nga lindja e parakohshme, qafa e mitrës jokompetente apo probleme me placentën siç janë placenta e lëshuar poshtë apo gjakderdhja e mëparshme në shtatzani. Këtu përafërsisht edhe kryhet lista, dhe nëse shtatzania juaj nuk bie në njërën nga këto rreziqe atëherë mund të keni marrëdhënje seksuale gjer në fund të tremujorit të tretë.

Gjatë orgazmës, qoftë gjatë marrëdhënjes apo jo, mund të vie deri tek kontraktimet e lehta të mitrës dhe kjo është gjë normale, mos u frikësoni, por nëse kontraktimet vazhdojnë apo përcjellen me gjakderdhje, duhet ti lajmëroni mjekut menjëherë.

Cilat janë pozitat e preferueshme gjatë shtatzanisë?

Të gjitha që ju kënaqin, janë të lejuara. Në fillim të shtatzanisë nuk do të ju pengojë të keni marrëdhënje edhe në mënyrë klasike, me partnerin mbi, por me kalimin e shtatzanisë, do të keni nevojë për alternativa të tjera.

Pozita me gruan lart

Kjo pozitë zakonisht do t`ju konvenojë gjatë tërë shtatzanisë, por do ta keni më të lehtë që gjatë tremujorit të tretë, të zbritni poshtë afër partnerit, sesa të shtriheni mbi të.

Pozita në të cilën partneri qëndron i shtrirë anash

Partneri juaj qëndron i shtrirë anash, dhe ju qëndroni në shpinë, me këmbë të vendosura mbi të. Kjo pozitë do të ju mundësojë që të shikoheni, pa presion në bark, dhe mundëson një paralojë të mirë.

Pozita e adaptuar ‘klasike’

Në këtë pozitë, partneri qëndron lart, por jo i shtrirë mbi ju, por mbështetet në duar. Kjo pozitë mund t`ju konvenojë deri sa të ju rritet barku më shumë.

Pozita ‘ulur’

I uleni partnerit në krahë, e kthyer me fytyrë nga ai. Kjo pozitë është shumë e mirë sepse ofron penetrim të mirë, por sigurisht nuk do të mundeni kur të jetë rritur barku më shumë.

Penetrimi ‘nga mprapa’

Gjunjëzohuni dhe mbështetuni në gjunjë dhe në bërrylë, përderisa partneri gjunjëzohet pas jush dhe hyn nga mbrapa. Në këtë mënyrë, nuk do të keni asnjë presion në barkun tuaj, dhe njëkohësisht partneri mund t`ju përkëdhel gjoksin dhe klitorisin.

Zgjedhni mënyrën tuaj për të arritur kënaqësinë!