Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Rreziqet potenciale që ndikojnë në pjellshmëri

A ndikon puna ime në spermë?

Pjellshmëria e mashkullit mund të dëmtohet nëse ai punon me plumb, merkur apo arsenik dhe në temperatura të larta. Shkaktari më i shpeshtë i jopjellshmërisë së mashkullit janë venat e zgjeruara të cilat bartin gjakun nga testiset, ndërsa paraqiten për shkak të qëndrimit ulur apo në këmbë për një kohë të gjatë. Në zgjerim të venave ndikon edhe ngritja e peshave të mëdha.

Nuk kursehen as personat që kryejnë punë të rënda fizike. Hulumtimet tregojnë që madje edhe stresi minimal mund të shkaktojë rënie të nivelit të testosteronit dhe sasisë së spermatozoideve.

Ekspertët thonë që mashkujt të cilët kalojnë shumë kohë me laptop në gjunjë janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga zvogëlimi i pjellshmërisë sepse ngritja e temperaturës së testiseve mund të shkaktojë çrregullim të spermës.

A ndikojnë aktivitetet fizike në pjellshmëri?

Ngritja e peshave të rënda në palestër mund të shkaktojë zgjerimin e venave në testise. Në sportet ekstreme në të cilat gjenitalet mund të lëndohen, duhet lozur vetëm me mbrojtëse sepse mund të vie gjer tek lëndimi. Sipas disa hulumtimeve vozitja e bicikletës dhe kalërimi mund të shkaktojnë impotencën.

Unë pi ilaçe, a ndikon kjo në spermë?

Ilaçet e panumërta mund të shkaktojnë probleme në pjellshmëri dhe në zvogëlim të sasisë së spermës. Pyetni mjekun tuaj nëse egzistojnë efekte anësore të ilaçit të cilin e përdorni, që ndikojnë në seksualitetin tuaj. Nëse është e mundur kërkoni zëvendësim adekuat të ilaçit, me atë i cili nuk ndikon në pjellshmëri.

Si mund ta përmirësojë kualitetin e spermës?

Mashkulli i cili kërkon stërnipër duhet të ndryshojë disa shprehi, siç është veshja e rrobeve shumë të ngushta, veshjet të cilat nuk janë punuar nga materiali i pambukut, si dhe xhinset e ngushta. Kjo garderobë ndikon negativisht në termorregullim dhe dëmton formacionin e spermatozoideve. Rekomandohet dushi, por jo pastrimi me ujë tepër të nxehtë.