Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimi i mashkullit para konceptimit

A duhet ndryshuar ushqimi para konceptimit?

Duhet. Para konceptimit nuk është e domosdoshme që vetëm gruaja të ndërrojë shprehitë e të ushqyerit. Sa më i shëndetshëm ushqimi aq më kualitative është sperma. Sa më shëndetshëm që ushqeheni aq më shpejt do të vie deri te konceptimi.

Babai i ardhshëm duhet të ushqehet sikurse gruaja e tij. Ushqimi i llojllojshëm dhe ushqimi i kombinuar në mënyrë të drejtë ka rëndësi të veçantë për pjellshmërinë. Mos konsumoni ushqim të shpejtë (Fast Food) dhe gricka jo të shëndetshme.

Gruaja ime përdorë preparate vitaminash, a duhet të përdorë edhe unë vitamina dhe minerale?

- Sikurse nëna, edhe babai i ardhshëm duhet të ketë kujdes në konsumimin e acidit folik – konsumimi i pamjaftueshëm i kësaj vitamine ka të bëjë edhe me anomalitë e foshnjave të posalindura si dhe me zvogëlimin e pjellshmërisë.

- Keni kujdes në konsumim të mineralit të zinkut dhe selenit (janë të rëndësishëm për prodhim të spermatozoideve) – zinkun do ta gjeni në mishin e lopës, bizele, mish qure dhe djath, ndërsa selenin mund ta gjeni në farat e grurit, krunde, qepë, domate, brokoli dhe ton.

- Keni kujdes në konsumim të vitaminave C, D dhe E (ndikojnë në kualitet të spermës). Vitaminën C mund ta gjeni në portokaj, limonë, grejpfrut, speca, dredhëza, lakra, domate, brokoli, patate dhe boronica, vitaminën D mund ta gjeni në sallatë të gjelbër, në të kuqtë e vezës, vaji peshkut, gjalpi, mëlçia, sardele etj si dhe vitaminën E në farat e grurit, spinaq, brokoli, arra, fara luledielli, vajra bimorë, dhe në të kuqtë e vezëve.

Nëse e keni më të lehtë, merrni preparate vitaminash të cilat i përmbajnë këto vitamina dhe minerale.

Nëse vie deri te konceptimi, a mund ti kthehem ushqimit të shpejtë?

Mundeni, por më mirë jo. Secili mashkull duhet ta përkrahë gruan e tij, sidomos gjatë shtatzanisë dhe lehonisë.

Ka mundësi që gruaja juaj do të joshet nga grickat e pashëndetshme përderisa shikoni ndonjë film së bashku. Ashtu mund të ndjeheni fajtor, sidomos nëse ajo ka shtuar ca kilogramë më tepër gjatë shtatzanisë.

Në atë mënyrë do ti ndihmoni qe edhe pas lindjes te ktheje sa me shpejt peshen e fituaar nga shtatzania dhe do te shmangni pakenaqesite nga ajo se si duket.

Kur foshnja juaj fillon të hajë ushqim të fortë, roli juaj do të jetë edhe më i madh, sepse foshnja juaj do të ju imitojë shprehitë/zgjedhjen e juaj të ushqimit.

Romela Bare (3 vite më parë)
Aman ore ca eshte kjo mish qure qe shkruani se na hapet barkun

/komuniteti