Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vendimet të cilat babai i ardhshëm dëshiron ti shmang

Cilat vendime babai i ardhshëm dëshiron ti shmangin me çdo kusht?

Marrja e vendimit të përbashkët është pjesë e rëndësishme e prindërve, megjithatë në disa vendime është më mirë të jetë nëna kryesore, ndërsa në disa babai.

Babai i ardhshëm duhet të merr vendime për shumë përgatitje të rëndësishme për mirëseardhjen e anëtarit të ri të familjes. Shumë bëjnë lista me gjërat e nevojshme të cilat iu ndihmojnë që të pregatiten më mirë por thjeshtë është e pamundur që të jenë të gatshëm për çdo situate dhe të mbajnë në mend secilin send që është i nevojshëm…

Gjatë pritjeve, babai i ardhshëm brengoset për shumë gjëra, me disa pak a shumë kënaqet, ndërsa për disa vendime mundohet që ti shmangë me çdo kusht.

 

Ja disa nga ato më të shpeshtat:

1. Zgjedhja e mjekut apo maternitetit – ata mendojnë që nuk ndjehen rehat gjatë vizitave/kontrollave mjekësore, lindjes, prandaj pse të marrin vendime që kanë të bëjnë me këto gjëra? Natyrisht ata e dëshirojnë më të mirën, por nuk dëshirojnë të jenë të përgjegjshëm për marrjen e vendimeve të tilla.

2. Dekorimi i dhomës së foshnjes – secili baba dëshiron që fëmija tij të ketë dhomën më të bukurën, por e vetmja gjë që i brengos dhe që është e rëndësishme rreth dekorimit të saj është se sa ajo kushton, si dhe a do të ketë kohë që ti rregullon të gjitha në kohë.

3. Lindje natyrale, epidurale, operim cezarian...secili baba mendon fshehurazi se si ai ka një rol të rëndësishëm kur vie koha për nisjen në maternitet. Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm për faktin se çfarë kalon gruaja vetëm që të bie në këtë botë pasardhësin/pasardhësen e tyre, mirëpo prap se prap mendojnë që nuk janë në gjendje ti ndihmojnë gruas që të vendosë se në çfarë mënyrë do të lind.

4. Prania në momentin magjik të lindjes – me të vërtetë janë të rrallë mashkujt të cilët insistojnë, dëshirojnë dhe janë të emocionuar me idenë që të jenë të pranishëm në sallën e lindjes gjatë lindjes. Shumica mendojnë që nuk do të munden ta përballojnë këtë!

Në cilat vendime babai i ardhshëm dëshiron ta ketë fjalën kryesore?

Nuk është se babai i ardhshëm nuk brengoset për shtatzaninë dhe për të gjitha të tjerat por thjeshtë disa vendime është më mirë ti merr nëna, sepse ata nuk ndihen shumë të sigurtë nëse kanë marrë vendimin e duhur…

 

Por egzistojnë disa vendime, për të cilat ata dëshirojnë ta kenë fjalën kryesore:

1. Emri për foshnjen – babai mendon që është obligim i tij që foshnjes ti lë një emër të fortë, të mirë dhe me kuptim!

2. Testet dhe analizat gjatë shtatzanisë – ai ka dëshirë që të ketë sa më shumë informacione për analiza të ndryshme, në mënyrë që të jetë i sigurtë që fëmija i tij është mirë dhe shëndosh, në mënyrë që ta eliminojë frikën se mos nuk është diçka në rregull.

3. Zgjedhja e ulëses së makinës për foshnjen dhe pajisjet tjera të cilat garantojnë siguri – babai me çdo kusht dëshiron ta mbrojë fëmijën, ai kënaqet duke marrë vendime kur është fjala për pajisjet të cilat e mbrojnë vogëlushin e tyre nga ndonjë rrezik eventual.

4. Paraja – për babain e ardhshëm e rëndësishme është se cila është shuma totale e shpenzimeve. Krijimi i bugjetit të shtëpisë është i rëndësishëm për të, dhe kënaqet duke marrë vendime dhe vlerësime nëse është momenti i duhur që të blihet diçka apo nëse duhet pritur për një kohë…

XhaneE (5 vite më parë)
Pershendetje... jam shtatzene por bashkeshorti nuk me beson se e kam femijen me te mund ta bej një analize babai me femijen?

/komuniteti