Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

11 Suplementet për menopauzën

Cohoshi i zi: Ndihmesë për ndjenjën e nxehtësisë?

Cohoshi i zi

Cohoshi i zi është suplementi më i shitur për simptomet e menopauzës. Pregatitet nga rrënjët e bimës së cohoshit të zi që gjendet në Amerikën veriore. Shumë studime e gjejnë ndihmues – veçanërisht ndaj ndjenjës së nxehtësisë – kur krahasohet me placebo-n. Por disa studime të tjera nuk gjetën benefite.

Një vërejtje: mos e përdorni nëse keni probleme me mëlçinë.


Flaxseed: Reduktimi i djersitjes gjatë natës

Flaxseed

Flaxseed and vaji flaxseed mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomeve të menopauzës. Një studim pohon që, nëse krahasohet me placebo-n, flaxseed redukton ndjenjën e nxehtësisë për 35 % dhe djersitjen gjatë natës për 44 % tek gratë me simptome të lehta. Por, jo të gjitha studimet i kanë paraqitur këto benefite.

 

 

 

Kalciumi: Parandalon humbjen e eshtrave

Kalciumi

Humbja e eshtrave me të vërtetë mund të bëhet një problem serioz nëse niveli i hormoneve bie pas menopauzës. Është kruciale të merrni mjaft kalcium. Gratë nën moshën 51 vjeç kanë nevojë për 1,000 miligram kalcium në ditë. Pas moshës 51 vjeç, nevoja rritet në 1,200 miligram në ditë.

Këshillë: në vend të konsumit të një megadoze suplementi, konsumoni dy-tre doza më të vogla gjatë ushqimit gjatë ditës. Do të absorbohet më mirë.

Tërfili i kuq: I popullarizuar por i paprovuar

Tërfili i kuq

Shumë gra e përdorin tërfilin e kuq, duke shpresuar që estrogjenet e bimës natyrale, do të zbusin simptomet e tyre të menopauzës. Deri tani, megjithatë, rezultatet e hulumtimit kanë qenë të përziera.

Kujdes: Gratë që kanë kancer të gjirit apo të mitrës estrogjeno-pozitiv, nuk duhet të përdorin tërfilin e kuq pa u konsultuar paraprakisht me mjekun.

 


Vitamina D: Merrni pak diell

Vitamina D në diell

Vitamina D është po aq e rëndësishme sa edhe kalciumi për shëndetin e eshtrave. Pa vitaminën D, trupi juaj nuk mund të absorbojë kalciumin. Vitamina D gjendet në shumë artikuj ushqimorë dhe suplemente, por egziston edhe një burim: dielli.

Këshillë: Në verë është më e lehtë të rrini 10 – 15 minuta në diell, në mënyrë që trupi juaj ta bëjë vitaminën D. Aftësia e trupit tuaj për të bërë vitaminën D nga rrezet e diellit, poashtu mvaret nga vendi se ku jetoni dhe nga pigmentet e lëkurës tuaj. Jini të ndjeshme në diell: asnjëherë mos u digjni dhe gjithmonë vendosni kremën e rrezitjes në fytyrën tuaj.

Wild Yam: Alternativë për hormone

Wild Yam

Tabletat dhe kremërat e derivuara nga llojet e caktuara të bimës “wild yam”, janë alternativa të njohura të terapive hormonale për menopauzën. Disa komponente të saj duken të ngjashme me estrogjenin dhe progesteronin, por ka mundësi që ato nuk janë aktive në njerëz. Deri më tani, studimet klinike nuk kanë gjetur se ato lehtësojnë simptomat e menopauzës.

 

 

Ginseng (xhensen): Përforcues disponimi

Ginseng

Disa studime kanë gjetur fakte që lloje të ndryshme të xhensenit mund të ndihmojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës gjatë menopauzës. Xhensen ka treguar që rrit disponimin dhe përmirëson gjumin. Por deri më tani, studimet nuk kanë gjetur që ose xhenseni amerikan ose korean ndihmon në simptomet fizike të menopauzës të tilla si ndjenja e nxehtësisë.

 

 

St. John's Wort: Kontrollon luhatjet e disponimit

St. John\\\'s Wort

St. John's wort është i njohur si trajtim për depresionin e lehtë. Por St. John's wort, mund të ketë poashtu benefite speciale për gruan gjatë menopauzës. Egzistojnë ca fakte – pjesërisht kur kombinohet me cohoshin e zi – që St. John's wort mund të përmirësojë disponimin dhe të zbusë luhatjet e disponimit të asocuara me menopauzën. St. John's wort mund të ndihmojë poashtu tek ndjenja e nxehtësisë.

 

 

DHEA: Hormoni i të rinjve

DHEA

Nivelet e natyrshme të hormonit DHEA në trupin tonë, bien pas moshës 30 vjeç. Disa studime të vogla kanë gjetur se suplementet e DHEA i lehtësojnë simptomet e menopauzës siç janë, libidoja e ulët dhe ndjenja e nxehtësisë. Faktet janë të përziera. Disa studime nuk kanë gjetur benefite. Ka disa shqetësime se përdorimi afatgjatë ose doza e larte e DHEA mund të rrisë rrezikun nga kanceri i gjirit.

 

Dong Quai: Perandoresha bimore

Dong Quai

Dong quai është përdorur në mjekësinë kineze me qindra vite për trajtimin e shëndetit të gruas. Megjithatë, hulumtimet e kohëve të fundit nuk kanë gjetur fakte për ta mbështetur këtë. Nuk janë gjetur përfitime për simptomet e menopauzës. Dong quai mund të paraqes disa rreziqe, prandaj para përdorimit të tij, konsultohuni me mjekun.

 

 

 

Soja: Ushqim mrekullues?

Soja

Gratë gjatë menopauzës, psh në SHBA mund të kenë tetë herë më shumë mundësi për të patur ndenja nxehtësie sesa gratë në vendet aziatike. Prandaj, a mund ta spjegojë këtë dallim soja në ushqimin e tyre? Ka mundësi. Një numër i studimeve ka treguar që, soja mund të reduktojë ndjenjën e nxehtësisë. Një studim tjetër ka gjetur se ekstrakti i sojës funksionin po aq mirë sikurse edhe një lloj terapie hormonale.

 

Përdorimi i mençur i suplementeve

Konsultohuni me mjekun tuaj rreth suplementeve

Konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj rreth suplementeve që dëshironi ti përdorni.

Mbani në mend:

• Të gjitha suplementet potencionalisht kanë efekte anësore.

• Suplementet dhe bimët mund të kundër veprojnë me disa medikamente që përdorni. Ato mund të rrisin apo zvogëlojnë efektin e medikamentit. Apo kundër veprimi mund të shkaktojë probleme të tjera.

• Disa bimë mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

Valbona Grezda (8 vite më parë)
A ka provu edhe dikush tjeter nje produkt te ri po u qujke talitha, ish sprej ner gjuhe me qit per menopauze. Nje shoqe e jemja me tha qe e ka provu edhe i paska ndihmu shume, nuk ish hormon po pa recete ne barnatore ja kishin dhone, nese e ka provu najkush tjeter me dite a po ndihmojke.

/komuniteti