Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Menopauza dhe simptomet e saj

Klimakteriumi është periudha në të cilën pushon funksioni i vezoreve. Kjo është periudha e jetës së çdo gruaje nga fundi i fazës së riprodhimit, përmes perimenopauzës, e gjer në vitet e para të postmenopauzës. Rrjedh nga fjala greke “klimakter”, që dmth ndryshim. Në perimenopauzë dhe klimakterium, të cilat zakonisht korrespondojnë me kohë, e vetmja dukuri e përcaktuar qartë është ajo e menopauzës. Organizata botërore shëndetsore (OBSH), nuk preferon përdorimin e këtij termi, edhe pse termi klimakterium është që një kohë të gjatë në përdorim. Klimakteriumi fillon në moshën 42 – 45 vjeç, dhe përfundon rreth moshës 60 – 65 vjeç.

Menopauza definohet si ndërprerje afatgjate e ciklit menstrual, e cila lajmërohet pas mosfunksionimit të vezoreve. Perimenopauza përfshin kohën para, gjatë apo pas menopauzës. Periudha e ndryshimeve hormonale para menopauzës mund të jetë uniforme apo periudhë me simptome të theksuara. Kjo periudhë mund të ketë fillim të fshehur apo pa ndonjë lidhje, më së shpeshti nga dyzetat e mesme gjer ato të vonshme. Simptomet të cilat lajmërohen në atë periudhë, zakonisht vazhdojnë gjer në periudhën e pas menopauzës.

Fillimi i menopauzës është periudhë e cila i paraprin menopauzës dhe e karakterizojnë ndryshimet somatike dhe psikologjike, të cilat lajmërohen në shkallë të ndryshme dhe të cilat ndikojnë në ndryshimet e ciklit të funksionimit normal të vezoreve. Njohja e hershme e këtyre simptomeve dhe përdorimi i testeve të përshtatshme për kontrollim, mund të shtojë apo të zvogëlojë ndikimin negativ. Fillimi i menopauzës zhvillohet shkallë-shkalleë dhe zakonisht mund të vërehet në të dyzetat e mesme apo të vonshme.

Mjeku dhe pacienti ndonjëherë i injorojnë këto simptome. Shpesh është e vështirë të ndahen simptomet e shkaktuara nga stresi, nga ato të cilat mund të kenë lidhshmëri me nivelin e ulët të estrogjenit. Simptomi më i rëndësishëm i fillimit të menopauzës tek disa gra, është cikli i parregullt menstrual. Kjo paraqitet tek 90 % e grave, gjatë katër viteve para fillimit të menopauzës.

Nëse cikli zgjat më pak se 26 ditë, menopauza fillon pak më herët (49 vjeç); nëse cikli zgjat më shumë se 33 ditë, menopauza fillon pak më vonë (51,5 vjeç). Tek gratë të cilat konsumojnë duhan, fillon një-dy vite më herët, se sa tek ato të cilat nuk e konsumojnë duhanin. Kjo shpjegon efektin hipoksik në vezore apo destruktimin e folikulave në vezoreve me hidrokarbone policistike nga tymi i duhanit.

Gjakrrjedhja jonormale është shkaktari më i shpeshtë i histerektomisë dhe për këtë duhet vlerësuar me kujdes nëse cikli i çrregullt menstrual në fillim të menopauzës është rezultat i nivelit të ulët të estrogjenit apo është pasojë e problemeve patologjike.

Postmenopauza është periudha e cila fillon pas menstruacioneve të fundit. Ndahet në atë të hershme, të vonëshme (pas moshës 70 vjeç dhe quhet ende senium) dhe menopauzën kirkurgjike, e cila fillon me largimin kirurgjik të të dy vezoreve.

Shenjat dhe simptomet e menopauzës

Amenorea: simptomi më i dukshëm i ndërprerjes së ciklit të funksionimit të vezoreve është amenorea afatgjate. Ndalja e ciklit menstrual tregon që niveli i estrogjenit, të cilin e prodhojnë vezoret, nuk është i mjaftueshëm të lëviz përhapjen endometriale.

Simptomet vazomotorike manifestohen në forme nxehtësie, djersitjeje natën dhe palpitacioni, dhe këto paraqesin simptomet më karakteristike të klimakteriumit.

Nxehtësia është simptom periodik, dhe përshkruhet si periudhë me momente djersitjeje, sulm të nxehtit, shpesh përcjellet me të rrahura të zemrës, ndjenjë shqetësimi dhe ndonjëherë përcjellet me ftohtësi. E tërë kjo nuk zgjat më shumë se 2 – 3 minuta, por mund të përsëritet madje gjer në 30 herë gjatë ditës. Ky simptom lajmërohet tek gjysma e grave, tek të cilat ka filluar menopauza.

Çrregullimet e gjumit dhe ato psiqike

Ndryshimet e gjumit ndodhin me kalimin e viteve tek të dy gjinitë. Megjithatë në fillim të menopauzës, gratë kanë probleme të mëdha me gjumin dhe pagjumësinë, të cilat janë të lidhura me mungesën e estrogjenit endogjen. Insomnia është problem i shpeshtë tek gratë në perimenopauzë dhe postmenopauzë. Estrogjenet endogjene luajnë rol të madh në gjendjen emotive, sepse ndikojnë në aktivitetin e neurotransmiterëve qendrorë, sidomos serotoninës.

Alfa-receptorët për estrogjene (ER) mbizotërojnë në hipotalamusin ventramedial, ndërsa Beta-receptorët (ER) janë më të dendur në pjesën paraventrikulare dhe supraoptike, hipokampus. Me kalimin e moshës, në menopauzë vjen te rënia e vlerës së neurotransmiterit dhe neuromodulatorit (neurosteroidet, prostaglandinet dhe katehoestrogjenet). Njëkohësisht kemi rritje të vlerës së norepinefrinës dhe somatostatinës.

Çrregullimet më të shpeshta psiqike janë: depresioni, ankthi, humbja e koncentrimit, nervoza dhe humbja e dëshirës seksuale. Kjo u vu re se, gratë që ishin më gjatë nën terapinë supstitucionale, më rrallë vuajnë nga sëmundja Alzheimer, e cila është shkaku më i shpeshtë i demencionit. Humbja graduale e kujtesës është manifestimi i parë klinik.

Flokët dhe lëkura gjatë menopauzës

Flokët përmbajnë receptorë estrogjenë, për këtë durojnë ndryshime kur vie gjer tek rënia e nivelit të estrogjenit.

Ndryshimet në lëkurë lajmërohen rreth të dyzetave, pesëdhjetave të jetës. Me atrofinë graduale të epidermës, sidomos në pjesët të cilat janë ekspozuar në dritë, vie gjer tek plakja e dukshme e lëkurës. Kemi degjenerim të indeve kolagjene dhe elastike. Atrofia është e thatë, me kruarje dhe lehtë irritohet. Rritja e qimeve shtohet në zonën e fytyrës, ndërsa zvogëlohet në zonën pubike, aksile dhe atë të kokës.

Sistemi kardiovaskular

Sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë edhe sëmundjet e artierieve koronare dhe cerebrovaskulare, edhe më tej paraqesin problemin më të madh, madje edhe në vendet më të zhvilluara.

Këto sëmundje së bashku janë shkaktare të vdekjes, në moshën e grave mbi 50 vjeç, mbi 50 %. Është vërtetuar që estrogjenet në mënyrë të paqartë zvogëlojnë rrezikun nga ateroskleroza. Nga kjo arrijmë në përfundim që sëmundjet kardiovaskulare janë madje për 6 -7 herë më të rralla tek femrat se sa tek meshkujt e po asaj moshe. Në postmenopauzë, nga mungesa e estrogjenit, shpeshtësia e sëmundjeve kardiovaskulare rritet, sepse arterioskleroza përparon shumë shpejtë.

fazile (4 vite më parë)
jam ne moshen 39 vjeqare dhe menstruacionet me vin tani qdo 3 jav por kam te rrahura te zemres te forta te cilat me shkaktojn nje nxetsi her ne kok e her ne bark me respekt pres pergjigjen tuaj
Mira (5 vite më parë)
Pershendetje, jam ne moshen 55 vjec, ne menopauze kam dhimbje ne fund te barkut, vizitat qe kam bere kam pasur ciste jam mjekuar por kam dhe qafen e mitres te demtuar, nga se vjen dhimbja? Faleminderit.