Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Menopauza e parakohshme

Menopauza e cila ndodh para moshës 40 vjeç, është e njohur si menopauzë e parakohshme

Për shkak të gjenetikës, sëmundjeve ose procedurave mjekësore, disa gra kalojnë nëpër menopauzë para moshës 40 vjeç. Menopauza e cila ndodh para kësaj moshe, qoftë natyrale apo e detyruar, është e njohur si menopauzë e parakohshme (prematurë).

Përveç që ka të bëjë me ndjenjën e nxehtësisë, disponimit dhe simptoma të tjera që e shoqërojnë menopauzën, shumë gra që pësojnë menopauzë të parakohshme, duhet të përballen me shqetësime të tjera fizike dhe emocionale. Për shembull, meqë menopauza sinjalizon vitet e fundit të fertilitetit, gruaja e cila dëshiron të mbetet shtatzënë, mund të ketë probleme me këtë.

Cilat janë simptomet e menopauzës së parakohshme?

Simptomet e menopauzës së parakohshme janë shpesh të njejta me ato të menopauzës natyrale dhe mund të përfshijnë:

• Mungesë apo çrregullim të ciklit menstrual.

• Cikli menstrual është më i rëndë apo i lehtë se zakonisht.

• Nxehtësia (ndjenja e papritur e nxehtësisë që shpërndahet nëpër tërë trupin).

Këto simptome janë shenjë që vezoret janë duke prodhuar më pak estrogjen.

 

Krahas këtyre simptomeve, disa gra mund të përjetojnë:

• Thatësi vaginale (vagina mund të bëhet e hollë dhe më pak elastike)

• Irritimi i fshikëzës dhe përkeqësimi i humbjes së kontrollit të fshikëzës (mosmbajtjeje)

• Ndryshimet emocionale (nervoza, luhatje disponimi, depresioni i butë)

• Lëkurë, sy, apo gojë të thatë

• Pagjumësi

• Ulje të dëshirës seksuale

 

Përveç simptomave të listuara më sipër, nëse ju jeni nën moshën 40 dhe keni përjetuar ndonjë nga gjendjet e mëposhtme, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj për të përcaktuar nëse jeni duke kaluar nëpër menopauzë të parakohshme:

• Ju keni pësuar kimioterapi ose rrezatim.

• Ju ose një anëtar i familjes ka një sëmundje autoimune siç janë hipotiroidizmi, sëmundja “Graves “, apo lupus.

• Ju keni provuar që të mbeteni shtatzënë për më shumë se një vit por pa sukses.

• Nëna apo motra juaj ka përjetuar menopauzë të parakohshme.

Si diagnostifikohet menopauza e parakohshme?

Për të diagnostifikuar menopauzën e parakohshme, mjeku juaj duhet t`ju bëjë një test fizik dhe të marrë gjakun për të kontrolluar gjendjet tjera siç është shtatzënia apo sëmundjet tiroide. Poashtu duhet t`ju bëjë një test për të matur nivelin e estradiolit. Nivelet e ulëta të estradiolit, një formë e estrogjenit, mund të tregojnë se vezoret tuaja kanë filluar të dështojnë. Kur nivelet e estradiolit janë nën 36, kjo mund të sinjalizojë që ju jeni në menopauzë.

Megjithatë, testi më i rëndësishëm që përdoret për të diagnostifikuar menopauzën e parakohshme është testi i gjakut, i cili mat hormonin stimulues të folikulit (HSF). HSF i shkakton vezoreve të prodhojnë estrogjen. Kur vezoret tuaja ngadalësojnë prodhimin e estrogjenit, niveli juaj i HSF rritet. Kur niveli juaj i HSF rritet mbi 30 apo 40 mIU/mL, kjo zakonisht tregon që ju jeni në menopauzë.

Çfarë lloje të çështjeve të shëndetit, prekin gratë që pësojnë menopauzë të parakohshme?

Sikurse të gjitha gratë në menopauzë, gratë në menopauzë të parakohshme përjetojnë nivelin e ulët të estrogjenit, kur vezoret e tyre ndalojnë së prodhuari këtë hormon. Nivelet e ulëta të estrogjenit çojnë në ndryshimet e përgjithshme të shëndetit të gruas dhe rrisin rrezikun nga gjendjet e caktuara mjekësore, siç është osteoporoza. Rreziqet tjera shëndetsore të asocuara me humbjen e estrogjenit përfshijnë rrezikun e rritur për zorrën e trashë dhe kancerin e mitrës, sëmundjet periodontale, humbjen e dhëmbëve dhe formimin katarakt.

Megjithatë, krahasuar me gratë të cilat kalojnë përmes menopauzës natyrale, gratë të cilat përjetojnë menopauzë të parakohshme, e kalojnë një pjesë më të madhe të jetës sëtyre pa përfitime mbrojtëse nga estrogjeni i tyre. Kjo i vë ato në rrezik më të madh ndaj problemeve shëndetsore që janë të lidhura me menopauzën.

Si trajtohet menopauza e parakohshme?

Simptomet dhe rreziqet shëndetsore të menopauzës së parakohshme, si dhe çështjet emocionale që mund të rezultojnë nga kjo, mund të menaxhohen me metoda të ngjashme me ato të përdorura për menopauzën natyrore. Gratë që përballen me jofertilitetin që shkakton menopauza e parakohshme, do të duhen të diskutojnë me mjekun e tyre apo specialistin riprodhues rreth opsioneve.

A mund të kthehet mbrapa menopauza e parakohshme?

Jo. Menopauza e parakohshme është rezultat i procesit që ndodh. Nëse njëherazi procesi ka filluar, është e pamundur të rikthehet.