Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Perimenopauza dhe sëmundja e zemrës

Disa nga simptomat e perimenopauzës mund të imitojnë ato të sëmundjes së zemrës

Perimenopauza është periudha juaj jetësore para se të hyni në menopauzë, dhe kjo mund të fillojë në mes të moshës 35 dhe 45 vjeç. Ju mund të përjetoni disa shenja dhe simptome të menopauzës, siç janë çrregullime të ciklit menstrual, nxehtësi, palpitime të zemrës dhe luhatje disponimi.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe, rreziku juaj ndaj zhvillimit të sëmundjeve të zemrës fillon të rritet. Kur hyni në perimenopauzë, ju duhet të pyesni mjekun tuaj për shumë teste, si dhe mund të merrni referencë për te kardiologu apo specialisti i zemrës.

Disa nga simptomat e perimenopauzës mund të imitojnë ato të sëmundjes së zemrës. Ato përfshijnë palpitimet e zemrës apo të rrahurat e anashkaluara dhe me raste edhe frymëmarrje të shkurtër. Megjithatë, ju kurrë nuk duhet të supozoni që këto simptoma janë thjeshtë hormonale. Meqenëse ato janë të ngjashme me simptomet e sëmundjes së zemrës, kushtojini vëmendje dhe kontaktoni me mjekun i cili mund të ju udhëzojë.

Arsyet tjera për të kontaktuar një kardiolog në të 30tat apo 40tat e vonshme përfshin historinë familjare me sëmundje të zemrës; të qenët i rrezikuar nga faktorët e sëmundjes së zemrës, siç është presioni i lartë i gjakut apo dhembje gjoksi të pashpjegueshme; apo tashmë nëse keni përjetuar ndonjë sulm zemre apo një gjendje tjetër të zemrës mund të rris rrezikun nga të paturit edhe ndonjë sulmi tjetër apo zhvillimi të sëmundjes së zemrës.

Pas takimit me kardiologun, ju duhet ti ktheheni takimeve të tjera apo të takoni mjekun tuaj të mëparshëm. Ai do tju udhëzojë për ca ndryshime të mënyrës së jetesës të cilat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Këto mund të përfshijnë ndryshimin e dietës suaj, humbjen e peshës, apo ushtrime më frekuentive. Rekomandimi i përgjithshëm është që të gjithë të rriturit mesatarisht rreth 150 minuta në javë duhet të kenë aktivitet të moderuar fizik. Kjo nënkupton 30 minuta në ditë, 5 ditë në javë.

Sa më shumë ushtrime që praktikoni dhe sa më intenzive që të jenë ato, më i ulët është rreziku nga sëmundja e zemrës. Nëse keni ndonjë gjendje zemre apo nëse jeni të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, bisedoni me kardiologun tuaj para se të filloni me programin intenziv të ushtrimeve.

Disa nga simptomat kërkojnë kujdes të menjëhershëm, dhe ju nuk duhet të prisni për një takim me kardiologun tuaj ose mjekun primar të kujdesit tuaj. Kjo përfshin dhembjen e papritur apo intenzive të gjoksit; dhembjen me presion, e cila mund të përshkruhet si dhembje shtrydhëse; dhembjen e cila rrezaton në krahun tuaj, supin, qafën apo nofullën; dhe frymëmarrjen e ndërprerë të çastit. Pasi që keni marrë kujdesin emergjent në dhomën tuaj lokale emergjente, ju duhet ti referoheni kardiologut.

Shfrytëzoni mundësinë për të folur në lidhje me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës me mjekun tuaj të kujdesit në kontrollin tuaj të ardhshëm. Vitet rreth perimenopauzës janë një kohë e mirë për t`u takuar dhe për të qenë më komforte me kardiologun për kujdesin shëndetësor parandalues të zemrës. Sëmundjet e zemrës është më lehtë të parandalohen se sa të kurohen, dhe e ardhmja e shëndetit tuaj mvaret prej kujdesit të cilin e merrni tani./bebaime.com/