Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ecja

Ecja si moment i rëndësishëm i zhvillimit të foshnjes

Kur janë në pyetje momentet e rëndësishme në zhvillimin e foshnjës tuaj, ecja nuk ka krahasim. Një ditë mbahet për kanape - pak edhe duke rrëshqitur nga kanapeja - gjersa ditën tjetër lëkundet duke hezituar drejt krahëve tuaj në pritje. Pastaj çlirohet dhe është duke vrapuar, duke i lënë ditët e foshnjërisë prapa.

 

Kur nis të zhvillohet

Gjatë vitit të parë të saj, foshnja juaj është tërë kohën duke i koordinuar lëvizjet e saja dhe duke i forcuar muskujt e saj nëpër tërë trupin. Ajo do të mësojë të ulet, rrotullohet, dhe zvarritet para se të kalojë në ngritje dhe qëndrim në këmbë diku rreth moshës 8 muajshe. Që nga ai moment në pyetje është fitimi i vetëbesimit dhe balancës. Shumica e foshnjave i bëjnë hapat e tyre të parë diku rreth moshës 9 dhe 12 muajshe dhe ecin në mënyrë stabile rreth moshës 14 dhe 15 muajshe. Por mos u merakosni në rast se foshnja juaj vonohet me ecjen në këmbët e veta. Numër i madh i foshnjeve plotësisht normale fillojnë të ecën diku rreth moshës 16 deri 17 muajshe .

Si nis të zhvillohet

Këmbët e foshnjës tuaj ende nuk janë të forta për ta mbajtur në këmbë trupin e saj, por nëse e mbani pezull me krahët tuaj, ajo do ti lëkund dhe do ti mëshojë për tokë me këmbët e saj mu sikurse të ishte duke ecur. Ky është refleks pasiv dhe kjo gjë do të zgjas vetëm për ca muaj.

Kur foshnja juaj i mbush 5 muaj ajo do të fillojë të kërcejë te poshtë e te lartë nëse e leni të balansojë me këmbët e tij në kofshat e këmbës tuaj. Kërcimi i këtille do të jetë aktiviteti i tij më i preferuar fizik në disa muajt e ardhshëm dhe me këtë ai do ti zhvillojë muskujt e këmbëve të tij, gjersa tërë kohën do të vazhdojë të zotërojë uljen, rrotullimin, dhe zvaritjen.

Diku rreth moshës prej 8 muajsh foshnja juaj do të filloje të përpiqet të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur për orenditë e shtëpisë (prandaj përkujdesuni që çdo gjë që i del në shteg të jetë e fortë dhe e palëkundshme për ta mbajtur). Në se e ndihmoni që të mbahet për kolltuk, sipas të gjitha gjasave ai do të mbështetet aty për të gjithe jetën e tij. Mbas disa javë të mësimit dhe zotërimit të kësaj pozite të të qëndruarit, ai do të fillojë të shëtisë prej njërës orendi tek tjetra për tu mbajtur. Si të fillon ta bëjë këtë gjë, ai do të mund të bëjë hapa të parë në rast se e mbani me krahë, apo edhe të rrëmbej ndonjë lodra nga toka duke qëndruar në këmbë.

Rreth muajit të 9 apo të 10 foshnja juaj do të nis të mësoje se si ti përkule gjunjët e tij dhe si të ulet pas ngritjes në këmbë (gjë që është më e vështirë se sa mund të mendoni!).

Kur foshnja e juaj ti ketë mbushur 11 muaj sipas të gjitha gjasave do ta ketë zotëruar qëndrimin në këmbë pa e mbajtur, që të kërruset, dhe që të ulet këmbëkryq. Ai bile mund edhe të ecen pakëz duke u mbajtur për dorën tuaj, por nuk do të mund të ecën vete edhe për ca javë më shumë. Shumica e fëmijëve i bëjnë këta hapa të parë të mëdhenj në maja të gishtave dhe me shputa të kthyera nga jashtë.

Në muajin e 13, rreth 75 % e të gjithë fëmijëve që kanë nisur të ecin, ecin pa ndonjë problem, edhe në rast se lëkunden pakëz. Në rast se foshnja juaj ende nuk e ka ndërprerë të mbajturit për kanape, kjo vetëm se do të thotë që foshnja juaj do të fillojë të ecën pak më vonë, gjë që është plotësisht normale.

 

Çfarë vjen më pas

Pas këtyre hapave të parë magjik drejt pavarsisë, foshnja juaj do të nis ti zotërojë pikat më delikate të lëvizjes:

- Në moshën prej 14 muajsh foshnja juaj do të mund të qëndrojë në këmbë pa e mbajtur.

- Rreth moshës prej 15 muajsh foshnja e juaj do të mund të ecën në mënyrë të shkëlqyer. Atë poashtu do mund ta zbavisin shumë lodrat me litar për tërheqje gjersa ecën.

- Rreth moshës 16 muajsh foshnjën tuaj do ta interesojnë shumë ngjitja te poshtë të lartë shkallëve.

- Sipas të gjitha gjasave foshnja juaj do të jetë një ecës i aftësuar mirë rreth moshës 18 muajsh. Ai do të mund të dëshirojë të ngjitet mbi orendi dhe do të mund të hyp lartë me shpejtësi por ende i duhet ndihma për të zbritur poshtë edhe për disa muaj. Ai do të mundohet që ta shqelmoj topin, por nuk do të jetë gjithnjë i suksesshëm, dhe sipas të gjitha gjasave do ti pëlqejë që të vallzojë kur të dëgjoj muzikë.

- Në moshën 25 dhe 25 muajsh foshnja juaj do ta ketë ecjen e shpeshtuar, dhe do ta ketë qëndrimin dhe lëvizjet e shkathta nga thembra gjer te majat e gishtave ashtu siç lëvizin të rriturit. Ai poashtu fillon të përparoj dhe në kërcim.

- Me afrimin e ditëlindjes së tij të tretë, plot lëvizje të foshnjës tuaj do ti bëhen si të lindura dhe instiktive. Ai nuk ka nevojë më që të përqëndrohet në ecje, qëndrim në këmbë, vrapim apo kërcim, megjithëse disa lëvizje, si qëndrimi në maje të gishtave apo qëndrimi në njërën këmbë ende kërkojnë përpjekje dhe koncentrim.

 

Roli juaj

Duke filluar të mësojë që të ngritet në këmbë dhe të qëndrojë foshnja juaj do të këtë nevojë për ndihmë që të mësojë se si të kthehet përsëri në pozicion ulur. Në rast se ai mbetet i zënë diku dhe fillon të thërras për ju, mos shkoni që menjëherë ta merrni dhe ta ulni në tokë në pozitën ulur. Tregojini se si ti përkul gjunjët që të ulet në tokë pa u rrëzuar përmbys dhe e leni përsëri që të provojë vetë ta bëjë këtë gjë.

Ju mund ta inkurajoni foshnjën tuaj që te ecen duke ndenjur apo gjunjëzuar para tij dhe duke i mbajtur krahët hapur. Ose mund ti ja mbani të dy duart dhe ta ndihmoni që të ecën drejt jush. Ai poashtu mund të kënaqet shumë në rast se ka ndonjë lodër (ndonjë automobil apo ndonjë kamion të vogël) të cilën mund ta tërhëq me vete gjersa është duke hecur (shikoni që të gjeni lodra që janë të forta dhe që janë pak sa më të gjëra). Akademia Amerikane E Pediatërve në mënyrë të fortë e kundërshton përdorimin e të ashtuquajturve temlikve. Për shkak se ata e lehtësojnë lëvizjen e foshnjës tuaj, dhe me këtë e pengojnë zhvillimin e muskujve të këmbëve të foshnjës tuaj. Dhe për shkak se e bëjnë të mundëshme që foshnja juaj të arrij me dorë gjëra të helmueshme apo gjëra të nxehta, gjëra të cilat nuk do të mund ti arrinte normalisht, dhe më këtë e bëjnë lëvizjen e foshnjës tuaj të rrezikshme. Dhe mund të lini pa i përdorur këpucët deri sa foshnja juaj nuk fillon të ecën rregullisht jashtë apo në sipërfaqe të forta dhe të ftohta. Ecja zbathur ndihmon zhvillimin e balansimit dhe te koordinimit.

Dhe si gjithnjë përkujdesuni që foshnja juaj të ketë ambient të sigurt dhe të butë rreth vetës ku do të mund ta ushtrojë shkathtësinë e tij të re. Përmbajuni këshillave kryesore të Sigurisë Për Foshnja (te ashtuquajturin childproofing i cili mund të gjendet nëpër foshnjore, qendra për këshillime, internet, etj.) dhe mos e lini vetëm në asnjë moment foshnjën tuaj.

 

Kur të jeni i brengosur

Mos u shqetësoni në rast se foshnja juaj vonohet pak, por vetëm në rast se ai mbetet mbrapa në mënyrë të theksuar me zhvillim, dhe në këtë rast konsultohuni me mjekun.

Mbani në mend se foshnjat kanë orar të ndryshëm të zhvillimit dhe se foshnjat e lindura para kohe e mbërrijnë këtë dhe pikat tjera me rëndësi në zhvillimin e tyre më vonë se moshatarët e tyre.

/komuniteti