Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fakte të rëndësishme të zhvillimit spektakular të fëmijës tuaj

Faktet fascinante të zhvillimit të fëmiut tuaj

Mbase e keni të qartë se fëmija e juaj ishte një mrekulli që nga ultrazëri i parë. Dhe që nga ai moment i vogli i juaj është rritur, ka mësuar, dhe është ndryshuar me një shpejtësi fantastike. Por mund të vejmë bast se ende ka ca gjëra qe ju nuk i dini për zhvillimin marramendës të fëmijës tuaj.

Lexoni më tutje për faktet fascinante të zhvillimit të fëmiut tuaj të cilat do të ju bëjnë të thuani “ uauuuu “.....

Në stomak: Duke e ndjerë botën nga jashtë

Më frikësove, Mama! Fëmija juaj do të lëviz në stomak kur të ndjejë zhurmë të madhe apo të befasishme. Kjo aftësi paraqitet rreth javës së 23-të dhe çdo nënë në tremujorin e saj të 2-të apo 3-të mund të testojë; nësë nëna teshtitet foshnja kërcen në stomak.

Por nëse e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj do të mësohet dhe nuk do të reagojë. Mos u shqetësoni - kjo është shenjë që truri i saj është duke u zhvilluar normalisht, thotë Lise Eliott profesor bashkëpunëtor i shkencës së neurologjisë në Shkollën Medicinale të Çikagos dhe autor i librit Çfarë Ndodh Aty Mbrenda? Si Zhvillohet Mendja dhe Truri në Vitet e Para të Jetës.

Frymëmarrja nën ujë. Foshnja juaj fillon të “ marrë frymë “ gjersa ende është në stomak, edhe pse mushkëritë e tij ende nuk janë duke marrë oksigjen, thotë Eliott. Rreth javës së 27 – të, mushkëritë e tij të mbushura me lëngje do të fillojnë të zgjerohen dhe të shtypen për shkak të lëvizjeve ritmike të diafragmës dhe muskujve të gjoksit, të cilat e ndihmojë të zhvillojë muskujt dhe kapilarët e motorit të tij, të nevojshme për frymëmarrjen e tij. Prandaj gjer në kohën kur i porsalinduri i juaj të ketë marrë ajër për herë të parë, ai do ketë bërë plot ushtrime.

Aroma nga përtej. Duke filluar prej javës së 28-të, foshnja juaj mund të ndjej në stomak të gjitha aromat që ju i ndieni jashtë. Disa nga evidencat për shqisat e foshnjës tuaj vjen nga foshnjat e lindura parakohe: Në një studim ekstrakti i pepermintit është mbajtur nën hundën e foshnjeve të lindura parakohe. Ato më të vogla se 28 javë nuk reagonin, ndërsa ato më të vjetra reagonin duke thithur, duke bërë grimasa, apo duke larguar kokën.

Shqisa e të nuhaturit e foshnjës tuaj është e rritur nga lëngu amniotik në të cili ajo qëndron, thotë Eliott, pasi që jemi në gjendje ti nuhatim më mirë gjërat pasi molekulat e aromës të janë bashkuar më lëngun (sikur nasal mukus). Gjatë tremujorit të tretë placenta lejon që molekulat e aromës të kalojnë nëpër të më lehtë. Prandaj kur jeni duke porositur një pulë të pjekur, foshnja juaj është duke e ndjerë aromën poashtu.

Foshnjet: Duke u transformuar para syve tuaj

Kërcimet dhe kufinjët. Foshnja juaj është duke u rritur, por për sa shpejtë? Pas humbjes së peshës në fillim, të porsalindurit shtojnë zakonisht shtojnë nga 28 gram në ditë në 3 muajt e parë, pastaj nga 18 gram në ditë gjer në moshën 1 vjeç, thotë Robert Needlman ish profesor bashkëpunëtor i pediatrisë në Case Western Reserve University School of Medicine dhe nënkryetar i pediatrisë zhvillimore për Dr.Spock Company. Në mesatare foshnja e dyfishohen peshën e trupit të saj mbrenda 4 muajve, dhe e trefishon deri në ditëlindjen e saj të parë. Ajo poashtu shton 2.5 deri 3.75 cm për çdo muaj dhe në gjatësi.

Në rast se do të peshonit 3.6 kg do të ishit të gjatë 50 cm në momentin e lindjes dhe nëse do të vazhdonit të riteshit me të njejtën shkallë, gjer në moshën 25 vjeçare do të ishit i gjatë rreth 7.2 metra dhe do të peshonit diku rreth 142 kg.

Kripërat e hershme. Edhe pse foshnja juaj mund të shijojë shijen e ëmbël, të idhët, apo të tharët, ajo nuk mund ta shijojë kripën gjer në moshën prej 4 muajsh. Kjo është kur proteinat sensitiv në sodium nisin të hyjnë në shqisat e të shijuarit. Aftësia për të shijuar kripën mund të jetë e lidhur me zhvillimin e veshkave, thotë neurologu Eliot, të cilat nisin të përdorin sodium kur foshnja juaj është 4 muajshe. Kjo duket se është e lidhur ngusht me procesin e zhvillimit të foshnjës tuaj dhe nuk ka lidhje se sa “çipsa“ keni ngrënë gjatë kohës së shtatëzanisë.

Sytë vetëm për ju. Në momentin e lindjes sytë e foshnjës tuaj janë përafërsisht 75% e madhësisë së të rriturve, por shikimi i tij është i mjegulluar në përmasë prej 20/2400, që do të thotë se ai mund ti shohë qartë objektet vetëm në largësi prej 30 cm - saktësisht largësia e fytyrës suaj kur e ledhatoni dhe e ushqeni.

Gjer në muajin e 6 shikimi i foshnjës suaj do të jetë i përmirësuar deri në 20/20. Prandaj është shumë me rëndësi që ta stimuloni të pamurit e foshnjës tuaj dhe ndihmon që lidhjet e trurit me të pamurit të zhvillohen në mënyrë të shëndoshë dhe korrekte, thotë Scott Jens, një optometrist (mjek i Syve) nga Winsconsin dhe kryetar i programit të Shoqatës së Optometristëve të Amerikës, të quajtur InfantSEE program, (që do të thotë “Programi i Të Pamurit Tek Foshnjat“ i cili është Program Shtetëror Amerikan për përkujdesjen ndaj të pamurit tek foshnjat, dhe përmban përkujdesje falas për të gjitha foshnjat e Amerikës gjer në moshën 1 vjeç pavarësisht nga të ardhurat familjare.)

Fëmijët që posa kanë filluar të ecin: Duke kuptuar çdo gjë

Eksplorim i një fjalori të tërë. Fëmijët e kuptojnë të folurit shumë më parë se sa kur nisin të flasin. Gjer në moshën 1 vjeç, fëmija i juaj i kupton rreth 70 fjalë por mund te flet vetëm një numër të vogël të tyre, thotë neurologu Eliott. Rreth moshës 18 muajsh, fjalori i foshnjës tuaj fillon të zgjerohet, dhe foshnja juaj fillon të shtojë fjalë të reja me një masë të habitshme prej 1 fjalë të re çdo 2 orë. Rreth moshës 6 vjeç, fëmiu sipas të gjitha gjasave do ti kuptojë rreth 13.000 fjalë (krahasuar me rreth 60.000 sa i kuptoni ju), por pak ka gjasa që ti flas që të gjitha.

Mama, shikomi dy duart! Shumica e 1 vjeçarëve janë Dy Duarsh, ose thënë ndryshe i përdorin që të dy duart njëlloj. Foshnja juaj do të filloj të tregoje preferenca ndaj dorës se tij të djathtë ose të majtë rreth moshës 2 deri 3 vjeç - dhe në rreth 90% të rasteve ajo do jetë dora e djathtë. Pse aq shumë doredjathtë? Askush nuk e di me siguri, thotë neurologu Eliott. Gjenetika luan rol (prindërit majtak sipas të gjitha gjasave do të kenë fëmijë majtak), po aq sa dhe normat shoqërore në Amerikë ka më shumë njerëz dorëmajtë se sa në kulturat dhe vendet tjera, ku të qenit dorëmajtë është e papranueshme.

Poashtu ekziston teoria që thotë se, fëmija juaj ka më shumë gjasa që ta preferojë për lëvizje dorën e tij të djathtë se sa atë të majtë, sepse 3/4 e fetuseve kanë kaluar javët e fundit të shtatëzanisë në gjirin e nënës me dorë e djathtë më të lirë për lëvizje. Një tjetër teori pohon se përdorimi i dorës së djathtë ndodh për shkak se të porsalindurit më shumë e kthejnë kokën nga ana e djathtë se sa nga ana e majtë (arsyet për këto janë ende të panjohura). Gjersa të tjerët thonë se kjo është lëvizje e mësuar - ju i jepni gjëra foshnjës suaj me dorën e djathtë dhe ai do të ju përcjell në këtë gjë.

Zhvillimi i trurit. Edhe pse funksionet elementare të trurit të foshnjës tuaj janë zhvilluar që nga lindja e tij, cortex-i cerebral (mbështjellësi i trurit) – pjesa e trurit e cila përjeton mendimet, mban mend gjërat, dhe kontrollon lëvizjet e vullnetshme të muskujve - nis të zhvillohet vetëm pasi të ketë ardhur në kontakt me botën që e rrethon.

Rreth moshës 1 dhe 2 vjeç mbështjellësi i trurit shton më shumë se 2 milion synapse të reja – gjersa lidhjet në mes të qelizave të trurit – në çdo sekondë, thotë Zero To Three, një organizatë edukative joprofitabile.

Rreth moshës 2 vjeç fëmija juaj do ti këtë rreth 100 trilion synapse, numri më i madh që do ti ketë ndonjëherë në jetë, dhe poashtu arsyeja e kapacitetit të saj aq të madh për të mësuar.

Kjo periodë e “zhvillimit synopsisial“ mund të zgjasë deri në moshën 8 vjeçare, por është poashtu e shoqëruar me shartimin e synapseve të papërdorura. Gjer në kohën e moshës madhore, rreth 50% e këtyre rrjeteve neurale do të jenë të zhdukura.

Parashkollorët: Duke u bërë të vetëdijshëm

Eureka, unë jam unë! Fëmijët në këtë moshë mund të jenë të mërzitshëm – jo pse janë problematik në mënyrë konstante, por pse janë duke kaluar një periodë të habitshme të zhvillimit të quajtur “inividualizimi primar“ thotë Jackie Gotlieb, pediatër dhe zëdhenës në Kids Health First, një organizatë e përkujdesit primar pediatrik. “Është koha kur fëmijët ndahen nga të rriturit dhe përpiqen të definojnë veten“.

Kur fëmija juaj parashkollor thotë “I imi“ duke u mbajtur për kamionetin e tij në grupin e fëmijve duke luajtur, nuk është ndonjë refusim vetjak për ti ndarë gjërat, por është një arritje në zhvillimin e tij individual. Thënja e tij “I imi“ do të thotë se ju dhe fëmijët e tjerë jeni të ndarë nga ai.

Fëmijët më të vërtetë harrojnë. Sipas të gjitha gjasave fëmija juaj nuk do ti mbaj mend shokët e tij nga mosha parashkollore – ashtu dhe të shumtën e gjërave gjer në moshën 3 vjeç - për shkak të fenomenit të cilin psikologët e quajnë amnesia infantile. Shumë njerëz mendojnë se arsyeja se pse nuk mund ti kujtojmë gjërat nga vitet tona më të hershme është për shkak se edhe pse ato gjenden në memorien tonë, në thjesht nuk mund ti mbërrijme ato. Por ç’është më e besueshmja, thotë neuropsikiatri Eliott, është se kujtimet e hershme kurrë nuk mbërrijnë në databazën e trurit për kujtesë sepse truri ende nuk funksionon si duhet.

Në frekuenca tjera. Fëmijët parashkollor thjesht nuk mendojnë si të rriturit – ata ende nuk janë në gjendje të mendojnë në mënyrë logjike. Në të vërtetë ata mendojnë në mënyrë tejet të thjeshtë, që do të thotë se ata nuk i kuptojnë koncepte abstrakte, dhe mendojnë në mënyrë shumë egocentrike, duke nënkuptuar se ata nuk mund të kuptojnë perspektivën e tjerëve përveç asaj të vetes - thotë Wendy Ludlow, një punëtore e licencuar klinike dhe terapeutiste e fëmijëve dhe e familjes, e cila udhëheq Therapy With a Twist (Terapi me një ndryshim).

“Fëmijët me moshë 4 deri 6 vjeç me të vërtetë besojnë se mund ti mbash përbindëshat larg dhomës së tyre, në qoftë se mbani mbishkrimin “Asnjë përbindësh nuk lejohet mbrenda! “të varur në derën e tyre, thotë Ludlow. Dhe në qoftë se jeni i pikëlluar, fëmija juaj mund të ju dhurojë arushin e tij, sepse kjo gjë do ta qetësonte, dhe prandaj – ai mendon në menyrë egocentrike – kjo patjetër do të duhej të jetë gjëja për të cilën ju keni nevojë. Ai thjesht nuk mund të kuptoj se ju keni nevojë për një ditë pushimi në ndonjë banjë për shërim.

Fëmijët e rritur: Duke u zhvilluar

Lënda morale. Ndryshimet psikologjike në trurin e fëmijës tuaj parashkollor, fillojnë të zhvillojnë dallimet morale të bazuara në gjykimin e mbrendshëm thotë Charles E. Schaefer, profesor i psikologjisë në Fairleigh Dickinson University, dhe shkrimtarja edukative dhe e përkujdesit prindëror Theresa Foy DiGeronimo, autore të librit - Ages and Stages: A Parent's Guide to Normal Childhood Development.

Para kësaj moshe fëmija juaj i ndëgjonte rregullat (apo së paku të shumtën e kohës) sepse kishtë frikë nga se mos i nxjerte vetes probleme; por tani vetëdija e saj është duke u rritur dhe din të shoh dallimin në mes të drejtës dhe të padrejtës, të merr parasysh mendimin e të tjerëve, dhe të ndjej dhembshuri dhe brengosje për të tjerët. Ajo është në gjendje të ndihet fajtor për thyerjen e rregullave – edhe kur nuk është zënë duke i thyer.

Hyni në komunikimin e mbrendshëm. Rreth moshës 8 vjeç fëmija juaj nis ta bëjë të mbrendshme lojën e tij imagjinative, thotë Schaefer dhe DiGeronimo. Dhe në vend që ti bëjë lepujt e tij që të flasin me njeri – tjetrin (apo piratët, kafshët e vogla, apo automobilat) është ai me zërin e tij të mbrendshem i cili i reprodukon ngjarjet, bisedat, dhe eksperiencat e reja, apo bën biseda me shokët dhe familjen.

Kjo gjë mund të ju frustrojë, sepse është vështirë që ta mbani të fokusuar ëndërrimtarin tuaj të vogël, por kjo lloj sjellje është normale (dhe e dobishme) si krejt loja dhe zhvillimi i tij i ditëpërditshëm.

Përvetësimi i memories. Fëmija juaj është duke e zhvilluar ndjenjën se si ta përdor memorien e tij, thotë Jane M. Healy, psikolog edukativ dhe autor i librit “Your Child's Growing Mind“. Deri më tani fëmija juaj ka qenë i aftë që ti mbaj në mend gjërat, por jo dhe të zhvillojë strategji që ta bëjë memorien e tij që të punojë për të.

Rreth moshës 6 vjeç, sidoqoftë, ai do të fillojë të ushtrojë memorien e tij, dhe rreth moshës 7 vjeç ai do të jetë në gjendje që të grumbullojë gjëra në grupe dhe të mbaj në mend informata, dhe të jetë në gjendje që ti përdorë më vonë.