Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Komunikimi me foshnjen

A më kupton foshnja nëse flas me të?

Jo, por zëri juaj do ti pëlqejë jashtë mase. Foshnja e di që ky është zëri nënës apo i babait, dhe për këtë ai kënaqet. Komunikimi me foshnjen është stimulim joformal i cili e bën foshnjen më të kthjellët sesa ndonjë detyrim tjetër. Ti flisni foshnjes nuk është vetëm regjiment komunikimi i njeanshëm, ai do fillojë shumë shpejt të reagojë në zërin tuaj, ta njohë dhe ti buzëqeshë, dhe më vonë edhe ti flasë.

Ndihem paksa “budalla” kur flas me foshnjen, a është kjo në rregull?

Nëse deri tash nuk keni patur “punë” me foshnja, është logjike që do ndiheni sikur bëni budallallëk duke folur me foshnjen. Foshnjeve zakonisht i recitojmë vjersha dhe i flasim budalallëqe dhe gjëra të pakuptimta të cilat nuk egzitojnë në dialogjet e të rriturve.

Nëse nuk ju kujtohet ndonjë nga këto “biseda foshnjash”, flisni asaj çfarëdo që iu bie ndër mend: tregojini ndonjë film apo libër të mirë, i besoni ndonjë sekret tuajin, i sqaroni si është situata politike apo ekonomike në botë, i tregoni se çfarë keni ëndërruar mbrëmë apo gjendjen në berzë.

Nuk ka rëndësi se çfarë i flisni, e rëndësishme është që ta ndëgjojë zërin dhe t`ju shikojë fytyrën dhe mimikën tuaj derisa i flisni. Kur të mësoheni ti flisni ajo do fillojë të reagojë verbalisht në ju me gugullimë – do gjeni gjuhë të përbashkët gjithsesi.

Kur duhet të flas me foshnjen?

Gjithmonë. Kur t`i ndërroni pelenat, kur e lani, kur shëtisni, kur e ushqeni…Asnjë lodër e botës nuk mund të jetë më interesante se sa kur ju filloni tregimin apo vjershën tuaj. Rreth foshnjes egziston një botë e re dhe pa emër, në ju është që ti vëni emrin dhe t`ia zbuloni këtë gjë.

Tregojini gjëra, ndodhi, njerëz dhe tregojini se çfarë ajo sheh. Nuk keni nevojë ti sqaroni, mjafton ti emëroni, si psh.: “ja macja!, apo “shiko e dashur, ajo është macja!”.

Pse njerëzit ndryshojnë tonin e zërit kur flasin me foshnjat?

Provoni edhe ju ta rrisni tonin kur ti drejtoheni foshnjes dhe do shihni reagimin. Foshnjat i duan tonet e larta. Natyra për këtë ndoshta femrave i ka “dhuruar” zërin më të lartë se sa meshkujve. Njerëzit kur iu drejtohen foshnjave, spontanisht e rrisin tonin për ndonjë oktavë më lartë. Testoni foshnjen tuaj dhe shikoni se çfarë toni i pelqën asaj.

Burri im dhe unë, nuk kemi gjuhë të njejtë amtare, a do ta hutojmë foshnjen nëse i drejtohemi në të dy gjuhët?

Dygjuhësia është një thesar, rrit inteligjencën e fëmiut dhe i jep mundësi të mendojë ndryshe. Megjithatë, ekspertët nuk mund të pajtohen se kur është koha e duhur që në komunikimin me foshnjen të fusni gjuhën e dytë.

Disa mendojnë që prej lindjes duhet filluar komunikimi me foshnjen në të dy gjuhet, ashtu që secili prind të flasë në gjuhën e tij amtare. Përderisa disa të tjerë, mendojnë që foshnjen nuk duhet hutuar dhe për gjuhën e dytë duhet pritur gjer në moshën tre vjeçare, kur të mësohet të shprehet drejtë dhe të kuptojë gjuhën e parë.

A do ti pëlqejë foshnjes sime ti pëshpëris?

Këtë do ta dini vetëm ju dhe foshnja juaj. Secila foshnje është individuale për vete: disa kanë zë të lartë dhe ashtu kanë dëshiru të ju flitet, ju pëlqen të ndëgjojnë muzikë, të jenë jashtë ku ka zhurmë, trafik… gjersa foshnjet tjera duan qetësinë dhe paqen, iu pengon zhurma, bëhen nervoze në muzikë të lartë. Për to, vendi ideal do të ishte nën ndonjë lis në kopsht dhe ti flisni me zë të qetë.