Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Reflekset

Rreth reflekseve

I posalinduri nuk është edhe aq i paditur sa mund të ju duket. Ai është i vetëdijshëm për shumë gjëra. A e keni ditur që foshnja e posalindur ka më shumë se 70 instikte refleksi? Disa nga ato janë vitale për egzistencë – siç janë frymëmarrja dhe thithja. Disa nga reflekset janë posaçërisht të forta, në orët e para pas lindjes.

Lutni pediatrin që gjatë vizitës të ju tregojë disa nga reflekset primitive lëvizëse. Reflekset primitive zakonisht me kohë zhduken sepse fëmiu nuk mund të zhvillojë kontrollën e vetëdijshme mbi lëvizjen para se ato të zhduken.

Ja disa nga reflekset themelore, mësoni se si ato manifestohen dhe sa zgjasin:

Refleksi Babinski

Kur përkëdhelet shputa nga thembra kah gishtërinjtë, gishtërinjtë në këmbë hapen dhe ngriten ndërsa shputa mblidhet përmbrenda. Tek të rriturit vërehet proces i kundërt, reagimi tyre manifestohet me mbledhjen e gishtërinjve.

Kohëzgjatja: Prej gjashtë muajsh gjer në dy vjet, më pas gishtërinjtë mblidhen përmbrenda. Nëse fëmiu manifeston këtë proces më vonë, atëherë kjo është shenjë e ndonjë çrregullimi neurologjik.

Refleksi i kapjes

Nëse foshnjes e cila shikon para, me duar të mbledhura në bërryl, i vendosni gishtin në pëllëmbë të dorës ajo refleksivisht do t`ju kap gishtin me gishtërinjtë e saj. Këtë do ta bëjë njejtë edhe me gishtërinjtë e shputave.

Kohëzgjatja: Tre gjer në katër muaj.

Refleksi mbylljes së qërpikëve

Nëse i fryeni foshnjes në fytyrë apo nëse i bie drita në sy, ajo do të reagojë me mbylljen e qëpikëve.

Refleksi i pikave kardinale

Nëse foshnjes i përkëdhelni fytyrën ajo do të kthehet në drejtim të stimulimit, me gojë të hapur të gatshme për të thithur.

Kohëzgjatja: Tre gjer në katër muaj, në gjumë edhe më gjatë.

Refleksi i thithjes

Nëse foshnjes i vendosni diçka në gojë, ajo menjëherë do ta aktivizojë gjuhën, krijon vakum dhe do të fillojë të thith.

Refleksi gëlltitjes

Nëse i jepni foshnjes, ujë apo qumësht në gojë, ajo do e gëlltit menjëherë. Foshnja gjatë thithjes duhet ti përshtatë reflekset e thithjes, gëlltitjes dhe frymëmarrjes. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t`u bërë, prandaj ndodh që foshnjes ndonjëherë ti zihet fryma duke thithur edhe nëse i ka reflekset e mira.

Refleksi i të ecurit automatik

Kur ta mbani të sapolindurin në mënyrë të drejtë në tryezë apo në ndonjë shtresë të fortë dhe të drejtë, duke e mbajtur nën sqetulla, ai do ta ngrit njërën këmbë, më pas tjetrën, duke bërë lëvizjet e hapave. Do të duket sikurse marshon me hapa të mëdhenj. Ky refleks është më evidenti, katër ditë pas lindjes së foshnjes.

Kohëzgjatja: Më së shpeshti gjer në dy muaj.

Refleksi i përqafimit të nënës

Foshnja hap këmbët dhe duart, hap gishtërinjtë, drejton shpinën dhe me kokë pas duke mbledh grushtat në gjoks. Ky është një reaksion nëse lëvizni papritur shtresën në të cilën foshnja është e shtrirë, gjatë ndonjë zhurme të papritur apo nëse ka ndjenjën e rrëzimit.

Kohëzgjatja: Katër gjer në gjashtë muaj.

Refleksi i zvarritjes

Foshnja e vendosur shtrirë në bark, do bëjë lëvizje duke u zvarritur në atë mënyrë duke i tërhequr këmbët nën bark.

Refleksi i ngritjes së kokës

Nëse tërhiqni foshnjen nga duart, prej pozitës shtrirë, në pozitën ulur, koka do ndjek drejtimin e shpinës deri në një limit, dhe më pas do bie në gjoksin e foshnjes.

Refleksi asimetrik i qafës

Duke qëndruar e shtrirë në shpinë, foshnja do merr pozitën e “shpatarit” me kokën e kthyer anash me duar dhe këmbë të hapura po në atë anë, përderisa kukat janë të kthyera në anën tjetër.

Kohëzgjatja: Paraqitet në lindje apo gjatë muajin të dytë, dhe zhduket në muajin e gjashtë.

/komuniteti