Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

16 gjërat që duhet ti harroni, kur të bëheni nënë

Gratë të cilat thonë që asgjë nuk ka ndryshuar që kur janë bërë nëna, thonë gënjeshtra të vogla të ëmbla. Kur fëmija juaj mbush dy vjeç, dhe paksa largoheni nga marrëzia e panolinave, ushqyerja, vrapimi tek mjeku, fjetja jo e mirë, do të vëreni që miqtë tuaj pa fëmijë janë zhdukur diku, sikurse edhe trupi juaj që keni patur para shtatzënisë.

Nuk kërkojmë nga nënat që të jenë në trend. Por është shumë emocionuese nëse vishni ca gjëra të mëparshme, edhe pasi që jeni bërë nënë. Shikoni nëse pajtoheni me listen, të cilën e ka prezentuar Dr. Stir:

Nënat nuk mund të bartin më:

Bluza pa line 
Përveç nëse nuk iu pengon nëse fëmija juaj ua zhvesh atë, në momentin që më së paku e prisni, dhe bërtet e qan me zë “Qumësht!”

Kanatiere dhe këmisha me dekolte të thellë
Situata është po aq e njejtë sikurse tek bluzat me line.

Takat e larta
Konkretisht taka stileto. Përveç nëse nuk dëshironi të thyeni ndonjë nyjë. Disa shtatzëna i bartin edhe gjatë kohës së shtatzënisë (javët e fundit të shtatzënisë nuk përshtaten asnjë palë këpucë, e jo më takat). Por me ardhjen e bebit, garderoba seksi është e rezervuar veçanërisht vetëm për dalje. Mund të ju shërbejnë këpucët me platformë, por vetëm ato të cilat nuk e kanë shumë fundin e trashë.

Shumë pak gra e duan buzëkuqin
E aq më pak edhe nënat të cilat duan që bebi tyre ti ketë faqet e njollosura me buzëkuq. Krahas kësaj, është e vështirë ti bëni ballë puthjeve të bebit. Zgjedhja është më se e qartë.

Parfemi
Sinqerisht, nuk keni më nevojë për këtë, sidomos kur ju mbulon aroma e bebit.

Fundet e shkurtëra
Minifundet dhe mbledhja e lodrave nëpër dhomë apo vetëm zvarritja e bebit nëpër dysheme në ambiente të jashtme, nuk shkojnë bashkë.

Xhinse që nuk zgjerohen
Ju i dini ato të cilat duhet zbërthyer e pastaj të shtriheni në krevat për ti mbërthyer? Provoni të vraponi të veshura me to, duke mbajtur fëmijën në duar.

Xhinglat
Fëmijët mendojnë që janë ëmbëlsira.

Pantalona me shumë pulla që kanë nevojë për rryp
A keni provuar ndonjëherë që të urinoni duke mbajtur foshnjen në krahë? Do të keni nevojë për aftësi përdorimi të një dore dhe bel elastik.

Vathë të mëdhenj
Përveç nëse nuk dëshironi të mbeteni pa llapë të veshit.

Këmisha shumë të ngushta
Nuk janë të rehatshme për nënat gjidhënëse.

Flokët e lëshuar
Nuk keni nevojë për ti shkurtuar nëse nuk dëshironi, por mund ti lidhni me ndonjë kapëse flokësh, që mos ti prek fëmija.

Rruazat
Mund të jenë të pakëndshme sepse fëmijët mund ti gëlltisin. Ndërsa mundësia është shumë e madhe që të këputen.

Syze
Fëmijët aq shumë që i duan, sa që mund të ju heqin nga sytë për një sekond dhe ti hudhin në dysheme.

E bardha
Përveç nëse nuk ju pengon një punim artistik në bluzen tuaj nga copat e ushqimit, lojërat dhe të vjellat, të cilat mund të mbeten njolla përgjithmonë.

Rrobet të cilat pastrohen ekskluzivisht në pastrim kimik
Përveç nëse jeni shumë të pasura.

Bone (3 vite më parë)
Shum bukur
Ana (6 vite më parë)
Shume te verteta.