Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur të bëni fëmijën e dytë?

Pas martesës, zgjedhje tjetër e rëndësishme është lindja e një fëmije. Kjo arrin, një rëndësi më tej, kur mendoni se, të pasurit e një fëmije të dytë, ndikon në çdo aspekt të jetës, domethënë, në jetën bashkëshortore, fëmijën e parë, anëtarët tjerë të familjes, financa, komoditeti juaj si dhe përfshirja e kohës.

Planifikimi i duhur është i nevojshëm kur të vendosni të keni një fëmijë të dytë. Egzistojne dy shkolla të mendimit, në lidhje me kohën për të pasur fëmijën e dytë.

Sipas disave, nëse nëna mund ti menaxhojë dy fëmijë në intervale të shkurtra, atëherë të dy do të rriten së bashku dhe nëna së shpejti do të jetë e lirë me familje të plotë. Tjetra është, hendeku i gjatë midis dy fëmijëve. Ky është një vendim personal, që mvaret nga rrethanat në të cilat familja është e vendosur.

Vendimi për të pasur një fëmijë të dytë duhet të jetë një tranzicion i lumtur dhe jo një përvojë traumatike për të gjithë familjen. Është thënë se pas shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës, janë shënuar disa ndryshime të hormoneve në trupin e nënës dhe gjithashtu disa ushqyes janë varfëruar. Trupi merr rreth dy vjet të kthehen në normale, kështu që duhet së paku të ketë një diferencë prej dy vjet, nga fundi i shtatzënisë të parë në konceptimin e ardhshëm. Ardhja fëmijës së dytë do të ketë efekt psikologjik mbi të gjithë familjen. Kjo periudhë prej dy vitesh do të japë kohë për të rregulluar këtë ndryshim.

Gjëja tjetër e rëndësishme është, se si të informoni fëmijën e parë për ardhjen e një fëmije tjetër. Koha ideale për t'i treguar fëmijës, do të jetë shtatzënia afatmesme. Nuk duhet të jetë një proces i papritur. Informoni fëmijën e parë për ardhjen e një anëtari të ri, dhe për përfitimet e tij apo të saj, se si do të ketë një mik të ri për të luajtur dhe për t`u kujdesur për të.

Muajt e parë pas lindjes së fëmijës përfshijnë shumë aktivitete. Kujdesi për fëmijën e posalindur, i merr shumë kohë nënës. Një vështrim i kujdesshëm dhe i vazhdueshëm në ndryshimin e sjelljes, nëse ka, në fëmijën e parë është i nevojshëm, si dhe në asnjë rast ai nuk duhet të ndjehet i lënë pas dore nga nëna. Aq sa është e mundur, përfshini fëmijën e parë në përkujdesjen e fëmijës së dytë si dhe caktojini atij detyra specifike.

Burri duhet të luajë një rol pozitiv në kujdesin për familjen dhe për të menaxhuar financat e nevojshme afatshkurtëra dhe afatgjata. Menaxhimi i duhur do të lërë një efekt afatgjatë në të gjithë familjen dhe fëmijët do të rriten si qytetarë të mirë.