Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Diarrhea (barkqitja)

Cfarë është diarrea?

Diarreja , jashtëqitje të ujshme që ndodh më shumë se tre herë në ditë, është një problem i shpeshte i cili zakonisht ndalon vete pa asnjë trajtim të veçante. Megjithatë diarreja e zgjatur në kohe mund të jetë shenje e ndonjë problemi serioz. Njerëzit me diarre mund të kenë 4-ose më shumë jashtëqitje në ditë.

Diarreja mund të shkaktojë dehidrim që do të thotë se trupi ka pamjaftueshmëri të lëngjeve për të kryer funksionet e tij.

Dehidrimi mund të jetë i rrezikshëm tek fëmijët dhe tek të moshuarit, dhe ai duhet trajtuar menjëherë për të shmangur problemet serioze me shëndetin.

Njerëzit e çdo moshe mund të bëjnë diarre. Përafërsisht një i rritur mund ketë 4 herë në vit diarre.

Diarreja mund të shkaktohet nga një problem i përkohshëm si p.sh : nga një infeksion i thjeshtë, nga një problem kronik si sëmundjet e traktit tretës . Disa nga shkaqet e diarresë janë:

Infeksionet bakteriale.

Infeksionet virale.

Intoleranca nga ushqimet.

Parazitet. Parazitet mund te hyjnë në trup nëpërmjet ushqimeve dhe ujit dhe fiksohen në sistemin tretës.

Reaksion ndaj mjekimeve.

Sëmundje të zorrëve .

Çrregullimet funksionale të zorrës

Disa njerëz bëjnë diarre pas kirurgjisë së stomakut

Në disa raste shkaku i diarresë mbetet i panjohur.

Njerëz të cilët vizitojnë shtete të huaja mund të bëjnë diarre e quajtur ,\"diarreja e udhëtimit\", të shkaktuara prej konsumimit të ushqimeve dhe ujit të infektuar me baktere, viruse dhe parazitë.

Cilat janë shenjat e diarresë?

Diarreja mund të shoqërohet me dhimbje abdominale(barku) në formë krampesh, fryrje barku dhe gazra, nauze dhe nevojë urgjente për të shkuar në tualet. Në varësi të shkakut personi mund të ketë ethe dhe gjak në feçe.

Diarreja mund të jetë akute(me kohë të shkurtër) ose kronike( e zgjatur në kohë). Forma akute e cila zgjat me pak se 4 jave zakonisht është e lidhur me infeksionet bakteriale, virale ose parazitare.

Diarreja kronike zgjat më shumë se katër javë dhe është e lidhur me çrregullime funksionale si p.sh: sindromi i zorrës së irrituar dhe sëmundja cilake.

Diarreja dhe fëmijët

Fëmijët mund kenë diarre akute ose kronike. Shkaqet mund të jenë bakteriale, virale, parazitare, medikamentoze, çrregullime funksionale dhe ndjeshmëria ndaj ushqimeve. Infeksioni viral prej rotavirusit është shkaku më i shpeshtë tek fëmijët, i cili mund të shkaktoje diarre që ndalon brenda 3-9 ditësh.

Medikamentet që përdorën për trajtimin e diarresë tek rriturit mund të jenë të rrezikshëm në qofte se përdoren tek fëmijët. Diarreja tek fëmijët mund të mjekohet vetëm nën ndjekjen e doktorit.

Diarrea mund te jete e rrezikshme tek te porsalindurit dhe te miturit. Te fëmijët diarretë e ashpra që zgjasin 1-2 ditë mund të çojnë ne dehidrim. Për shkak se fëmija mund te vdesë nga dehidrimi brenda pak ditësh, trajtimi kryesor tek fëmijët është rehidrimi.

Ju duhet te çoni fëmijën tek doktori në qofte së një nga shenjat e mëposhtme është e pranishme:

* materialet fekale janë me gjak ose qelb ose janë të zeza

* temperature mbi 38.5 grade Celsius/

* jo përmirësim të situatës pas 24 orësh

Çfarë është dehidrimi?

Shenjat e pergjithshme të dehidrimit përfshijnë:

* etje

* urinim më të rralle

* lëkure e thate

* lodhje

* marrje mendje

* urinim me ngjyre të errët

Shenjat e dehidrimit tek fëmijët përfshijnë:

* Gojë dhe gjuhë e thatë

* mungese të lotëve gjatë qarjes

* mos lagia e pelenave për 3-ose më shumë orësh

* bark, sy dhe faqe të zhytura (sunken abdomen),

* temperature e lartë * apati ose nervozizëm

* lëkura nuk tendoset pasi e tërheq ose e pickon

Në qoftë se ju vëreni dehidrim tek fëmija juaj lajmëroni doktorin ose paraqituni menjëherë në qendër spitalore. Dehidrim i ashpër mund të kërkojë hospitalizim. 12/2013

/komuniteti