Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Epilepsia, semundja qe prek me shume femijet

Epilepsia eshte semundja qe prek me shume femijet. Ka disa shkaqe qe sjellin kete semundje, por shume prej tyre mbeten te pashpjeguara.

Doktor Agron Islami, specialist prane Poliklinikes Qendrore te Specialiteteve, shpjegon shenjat e semundjes shkaqet dhe faktore te tjere qe ndikojne mbi semundjen. Gjithashtu, ai shpjegon edhe ekzaminimet qe duhen bere per te diagnostikuar epilepsine dhe mjekimi qe perdoret per kete semundje.

Doktor, eshte e vertete qe grupmosha me e prekur nga epilepsite jane femijet?

Po. Kercenimi per t\'u shfaqur epilepsia eshte shume me i madh ne femijeri se ne moshe te rritur. Ajo shfaqet kryesisht para moshes 30 vjec, me nje pike kulmore ne grupmoshen 5-9 vjec.

Kush preket me teper, meshkujt apo femrat?

Eshte pare se epilepsia ka nje mbizoterim te larte ne seksin mashkull ne raport me seksin femer.

Cilet jane faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e semundjes?

Shkaqet e epilepsive jane te shumta, megjithate etiologjia e tyre shpesh mbetet e paqarte. Gati te gjysma e epilepsive te femijeve dhe nje perqindje me e vogel te te rriturit, etiologjia e epilepsise mbetet e erret.

Gjithsesi mendohet se faktoret qe mund te ndikojne ne shfaqjen e semundjes jane: patologjite traumatiko-anoksmike gjate lindjes, infeksionet e trurit, konvulsionet e shkaktuara nga temperaturat e larte, traumat kafko-trunore, trashegimia dhe me rralle tumoret e trurit.

Si ndikojne patologjite gjate lindjes?

Patologjite traumatiko-anoksike qe mund te pesojne femijet gjate lindjes mendohet se jane nje shkak i rendesishem i epilepsive. Ne keto futen lindjet e veshtira dhe traumatike, hemorragjite cerebromeningeale te femijeve te porsalindur, anoksite e thella te tyre. Duke u nisur nga fakti se demtimet traumatiko-anoksike te femijeve te porsalindur jane nje faktor i rendesishem kercenues, kuptohet qarte rendesia e parandalimit te tyre.

Ju thate se nje nga faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e epilepsive te femijet jane konvulsionet nga temperatura e larte. Si ndikojne konkretisht?

Konvulsionet nga temperatura e larte kryesisht takohen ne femijet e moshes 6 muajsh deri ne 5 vjec dhe prekin 2-3 perqind te femijeve te kesaj moshe. Shumica e femijeve qe kane kaluar konvulsione febrile ne jeten e mevonshme kane pasur nje zhvillim psikomotor normal, por nje pjese e tyre pas kalimit te ketyre konvulsioneve, me vone kane shfaqur konvulsione pa temperature (epilepsi). Ne keto raste epilepsia shfaqet disa vjet pas krizes se pare nga temperatura e larte.

Po traumat kafko-trunore, si ndikojne ne shfaqjen e epilepsise?

Krizat epileti-forme mund te ndodhin qe ne fazen e pare te traumave te kokes, por flitet per epilepsi postraumatike kur manifestimet epileptike shfaqen gjithmone pas nje periudhe latente, te pakten nje ose dy muaj (kohe e mjaftueshme per formimin e cikatricave gliozike ne vatren trunore te demtuar).

Gati gjysma e ketyre krizave ndodhin 3-6 muaj e pare, 75perqind gjate vitit te pare, 85 perqind brenda 5 vjeteve dhe 97 perqind para 10 vjetesh. Pas kesaj moshe jane te rralla. Mendohet se incidenca e epilepsise postraumatiake rritet me shkallen e demtimit te trurit, eshte me e shpeshte ne traumat kafko-trunore te hapura me demtim te cipave te trurit dhe me rralle ne traumat e mbyllura.

Ne disa raste eshte e veshtire te percaktohet pasoje e traumes, apo trauma dhe epilepsia jane dy patologji te pavarura nga njera-tjetra.

Po trashegimia sa ndikon?

Faktori trashegimi eshte mjaft i rendesishem ne shfaqjen e semundjes. Mund te ndodhe qe disa prinder te femijeve epileptike edhe pse nuk kane pasur kriza konvulsive, ne jeten e perditshme shfaqin shenja te karakterit epileptik. Ne studime epidemiologjike EEG-ike te prinderve, femijet e te cileve vuajne nga epilepsia, eshte gjetur nje incidence e larte e anomalive elektrike.

Cfare ekzaminimesh duhen bere per te vendosur diagnozen?

Ne praktiken e perditshme jo rralle lindin probleme ne dallimin e epilepsive nga disa semundje qe shoqerohen me turbullime te vetedijes, konvulsione apo qe kane manifestuar shenja paroksiostike.

Te tilla semundje jane disa forma te histerise, gjendjet sinkopale, iskemite kalimtare te trurit, migrenat e shoqeruara, hypoglicemite, intoksikacionet nga monoksidi i karbonit, etj. Megjithate per venien e diagnozes bazohemi ne kriteret klinike dhe ekzaminimin me EEG.

Si mjekohet kjo semundje?

Epilepsia eshte semundje kronike, ne shumicen e rasteve me shkaqe te panjohura, prandaj dhe mjekimi i saj eshte i zgjatur dhe ne pergjithesi i veshtire. Per te arritur sukses ne mjekim, krahas perdorimit te barnave, sipas tipit te epilepsise dhe ne doza te mjaftueshme, duhen sqaruar familjaret per rendesine e marrjes se mjekimit.

Mjekimi ka si qellim rrallimin e krizave e ne disa raste sherimin e tyre, riaftesimin shoqeror.

Mjekimi duhet te jete i panderprere, derisa te vendose mjeku specialist, sepse mosmarrja e barnave, qofte edhe per disa dite behet shkak per pershpejtimin e krizave epileptike dhe rendimin e gjendjes se te semureve.

Keshilla

Si mund te parandalohet semundja

Parandalimi konsiston ne kujdesin ndaj faktoreve kercenues, te cilet mund te jene pergjegjes: parandalimi i demtimeve traumatiko-anoxike te femijeve gjate lindjes, mjekimi korrekt i infeksioneve te trurit. Mbi te gjitha rekomandohet kujdes dhe mjekimi i rregullt i konvulsioneve nga temperatura e larte te femijet e vegjel. 06/2012

Margarit Doni (12 vite më parë)
Pershendetje, kisha nje pyetje....perdorimi i diazepanit a sjell ndonje permiresim ose demtim tek nje femije i diagnostikuar me epilepsi?
Malvina Stafa (12 vite më parë)
Pershendetje Kisha nje pyetje qe me shqeteson vazhdimisht. Une kam pas je lindje shume te veshtire,dhe vajza pati pesuar 3 konvulsione, ka qendruar 10dite ne reanimacion. Dhe i kam dhene luminal per kater muaj. I kam bere kontrrolle te neurologu , idhe me tha se per mua esht E ne rregull,i kam bere eko ter fontanelave, dhe i kane dale shume mire. A duhet te shqetesohem per me vone , mos ka ndonje pasoje? Ju lutem me sqaroni se jam shume e fiksuar

/komuniteti