Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Format e abuzimit tek fëmijët dhe pasojat tek ta

Stop abuzimit ndaj fëmijëve!

Abuzimi fizik

Abuzim fizik do te konsiderohet cdo veprim,i cili rezulton ne trauma jo aksidentale,demtim ose plagosje te femijes.Dhuna fizike perfaqeson dhunim trupor te pa-arsyetuar ose nje denim te pajustifikuar.

Kjo ndodh zakonisht kur nje prind ose kujdestar i nervozuar apo i frustruar godet, shkund ose hedh tutje femijen. Demtimet nga abuzimi fizik vijne si pasoje e goditjes me grushta, shkelma, rrahjes, djegies dhe cdo veprim tjeter qe shkakton demtim tek femija. Ndonese keto demtime mund te ndodhin tek femija aksidentalisht kur ai/ajo luan, abuzimi fizik duhet te dyshohet se ndodh ne rastet kur demtimi ose plagosja e femijes nuk mund te justifikohet thjesht nga loja ose nga shpeshtesia e ndodhjes se tyre.

Sa me shume te zgjase abuzimi, aq me serioze do te behen demtimet tek femija dhe akoma me e veshtire do te behet eleminimi i sjelljes abuzive. Goditja me shuplake shpesh konsiderohet si nje veprim qe i sherben disiplinimit te femijes, por qe ne fakt eshte nje forme e abuzimit te femijes, pavaresisht nese le shenja apo jo. Perdorimi i forces fizike si denim shkermoq nevojat e femijeve per dashuri dhe demton gjithe boten e femijes. Abuzimi fizik konfirmon edhe nje here dobesine e moshes femijenore, friken e femijes per mbrojtjen e tij dhe realitetin e e pavaresise.

Ne shume raste prinderit pasi i bertasin femijes, nuk munden me ti kontrollojne me emocionet e tyre dhe ne vend qe te mundohen te kuptojne femijen dhe ti shpjegojne sjelljet e tyre, perdorin forcen fizike. Abuzimi prek cdo lloj moshe nga lindja e tij deri ne moshen 18 vjec.

Sindroma e 'bebes se shkundur'

Nje nga format e abuzimit fizik qe njihet pak ne Shqiperi eshte sindroma e tundjes se femijeve, i cili per pasoje mund te shkaktoje vdekjen ose paaftesi te perhershme tek femijet e porsalindur. E qara eshte gjuha universale e femijeve te vegjel,eshte menyra se si ata komunikojne me te tjeret per nevojat e tyre. Per disa prinder apo kujdestare e qara behet shume bezdisese. Ne keto raste kur femija qan shume, prinderit nuk dine si ta qetesojne dhe pervec se bertasin, e tundin beben qe ta trembin, ne menyre qe ta bejne te pushoje.

Por muskujt e qafes se femijes jane te paafte per te perballuar tundjen qe u behet dhe kjo shpesh mund te shkaktoje hemoragji ne tru,qe mund edhe ti marre jeten femijes. Fati i femijes per te shpetuar varet nga mosha e tij dhe nga shpeshtesia e kesaj ndodhie.Ndonese femija mund ti shpetoje vdekjes, pasojat e vonshme te sindromit te bebes se shkundur jane te rrezikshme. Shpesh femija me sindromen e “bebes se tundur” ne vitet e ardhshme shfaq probleme me te mesuarit, prapambetje te zhvillimit,probleme me artikulimin e fjaleve, epilepsi, humbje te degjimit, prapambetje mendore etj.

Abuzimi emocional

Abuzim emocional do te konsiderohet cdo veprim i prindit ose kujdestarit qe konsiston ne percmimin sistematik te femijes dhe qe demton ne menyre serioze zhvillimin e tij ,Abuzimi emocional (psikologjik) eshte nje nga format me pak te studiuara ne Shqiperi te abuzimit te femijeve,ndonese eshte nje nga format me te renda dhe me destruktive te te gjitha llojeve te abuzimit.

Abuzimi emocional godet psikiken e femijes dhe konceptin e femijes per veten,ku viktima e sheh veten si te pavlere per dashuri dhe afeksion nga familja. Femijet ne menyre te vazhdueshme ndjehen te turperuar,te terrorizuar ose te papranuar nga familja,vuajne po aq,ose eshe me teper, sesa cmund te vuanin nga abuzimi fizik. Nje femije qe deprivohet nga ushqimi emocional baze qe ne femijeri,ndonese nga ana fizike eshte i shendetshem dhe familja kujdeset per te, ka shume mundesi qe te mos perparoje asnjehere ne jete dhe sigurisht kjo mund ti shkaktoje edhe vdekjen. Deprivimi emocional i femijeve qe ne moshe te vogel mund te beje qe femijet kur rriten te jene te ankthshem dhe te pasigurte, qe kane veshtiresi ne zhvillimin e tyre ose qe nuk kane vleresim per vetveten.

Llojet e abuzimit emocional

Refuzimi - Prinderit mund te refuzojne te flasin me femijen dhe femija mund te quhet fajtor per te gjitha problemet qe ka familja.

Injorimi - Te rriturit qe kane patur probleme me plotesimin e nevojave te tyre emocionale,shpesh jane te paafte tu pergjigjen nevojave te femijeve te tyre.Ne shume raste prindi eshte fizikisht aty,por emocionalisht ai/ajo mungon.

Terrorizimi - Prinderit mund ta vendosin femijen perpara kritikes ose denimit.Ata mund ta kercenojne me vdekje,vrasje,prerje ose braktisje.

Izolimi - Nje prind qe abuzon me femijen nepermjet izolimit te tij,mund te mos e lejoje femijen qe te perfshihet ne aktivitete te moshes me femijet e tjere,mund ta mbylle femijen ne dhomen e tij,duke mos e stimuluar ekspozimin e tij ne shoqeri;ose e ndalon femijen adoleshent per te marre pjese ne aktivitetet jashteshkollore.

Pasojat e abuzimit tek femijet

Femija i dhunuar fizikisht, psikologjikisht, por edhe seksualisht vuan emocionalisht nga kujdesi jo i vazhdueshem prinderor dhe nga frika e dhunimeve te tjera qe mund te pasojne. Keta femije vuajne neglizhimin emocional,mungesen e afeksionit dhe lidhjeve te fuqishme me prinderit. Ne rastin e dhunes seksuale,ata i tremben faktit qe mbeten ne duart e dhunuesit per te plotesuar nevojat e tyre emocionale. Femijet e dhunuar karakterizohen nga mungesa e besimit ndaj njerezve qe i rrethojne ata.Kjo shpjegohet me faktin se duke qene te dhunuar nga individe te tille qe presupozohen te kujdesen per ata,femijet nuk munden te krijojne marredhenie besimi me njerez te tjere.

Keta femije nuk kane deshire te kerkojne ndihme.Kjo eshte kushtezuar nga eksperiencat e tyre,ku askush nuk eshte kujdesur per ta.Ne te tilla rrethana ata jane mesuar te kujdesen per veten,per nevojat e tyre dhe normalisht ta konsiderojne kete nje pergjegjesi te tyren.Ata jane femije qe nuk dine te qajne apo te ankohen.Ata perpiqen te gezojne gjithcka qe mund tu afrohet,pa patur shume pretendime.

Pergjithesisht keta femije krijojne karaktere te mbyllura,jo te komunikueshem,vuajne shume brenda vetes,ndajne shume pak ose aspak nga eksperiencat e tyre te dhimbshme me te tjeret. Ata ndjehen te turperuar nga situate ne familjen e tyre dhe perpiqen me cdo kusht qe ta mbulojne kete problem.Eshte kjo arsyeja qe ata behen te ftohte,te eger dhe shperthyes te paparashikueshem. Ne disa raste ata jane apatike,pa deshira ndryshe nga bashkemoshataret e tyre.pa inciative dhe inatcore.

Midis femijeve te dhunuar,takohen edhe femije qe kane tregues te prapambetjes mendore,fillimisht te moderuar,por qe po nuk u trajtuan ata mbartin rrezikun e perkeqesimit,duke kaluar ne nivele me te avancuara dhe te renduara te prapambetjes mendore.

Femijet e abuzuar perjetojne nje nderprerje te procesit normal te rritjes se tyre fizike dhe psikologjike.Kjo nderprerje mund te shprehet ne formen e kapercimit te fazave te rritjes ose te fiksimit ne nje faze te hershme te zhvillimit. 12/11

Evis

LE (12 vite më parë)
Kam frike! Jam e lodhur! Nuk kam shpresa! Ndjehem si nje hije. Dua te fle nuk me mer gjumi. Nuk dua te lind dielli, sepse babi perseri do te me krcnoje mua , nenen dhe motrat. Nuk me dhimbet vetja, por me dhimbet nena dhe motrat. Me dhemb shpirti dhe cmendem nga mendimet e frikshme. Babi eshte ai qe i din te gjitha, eshte ai qe vendos per gjithcka dhe eshte ai qe i jeton jetat tona, jo une, nena apo motrat. Per babin nuk ka asgje perfekt. Vetem ai eshte perfekt, vetem ai ka ndjenja dhe vetem ai ka te drejte. Jam 23 vjec, qe nga femiria kam pasur dhimbje shpirtrore, a thua kur do kalojne keto dhimbje? Nuk me shkohet ne pune por as edhe ne shtepi! Sepse cdo dit duhet te mendoj nje problem te ndryshem dhe te dhunshem. Nuk mund te shprehem me askend. Nese babi qesh duhet edhe un te qeshi! Neqoftese babi eshte nervoz nuk duhet as te flas dhe aste heshti, sepse ai gjithmone do te gjeje nje arsye qe une, nena dhe motrat te ngelemi fajtor per diqka. Frigohem te flas me dike! Dhe frigohem te kerkoj ndihme sepse, nese tentoj te gjej ndihme, ai do na vrase.

/komuniteti