Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Gjithçka që doni të dini për te mbetur shtatzëne (ose shmangur atë)

Shtazani është ajo qe ndodhe kur sperma e mashkullit takon vezën e femrës dhe veza e fekonduar me pas ngulitet ne muret e mitrës nga ku zhvillohet fëmija.

Shtazani është ajo qe ndodhe kur sperma e mashkullit takon vezën e femrës dhe veza e fekonduar me pas ngulitet ne muret e mitrës nga ku zhvillohet fëmija. Kështu pra çdo lloj seksi ku sperma hyn ne vagjine mund te rezultojnë ne shtatzëni – edhe atëherë kur penisi është afër por jo brenda vaginës kur ai ejakulon. Nuk ka rëndësi se ne cilën pozite jeni, një gjë qe duhet kuptoni është se: Sperma + veza + ngjitja ne mitër = shtatzëni.

Por sa janë gjasat qe një grua te mbetet shtatzënë nga seksi i pambrojtur? Kjo varet se ne cilën dite te ciklit ajo është.

A mund te mbetesh shtatzëne gjate periodave (menstruacioneve)?

Përgjigja e shkurte është PO! Nëse ke perioda (menstruacione) te rregullta, ke me pake gjasa te mbetesh shtatzëne gjersa ke menstruacione se sa kur je pa to – por kjo nuk do te thotë se është e pamundur. Si e dimë se nuk është e pamundur? Epo janë bere disa teste për te gjetur te ashtuquajturat “ditët standarde” ku femrat kane pasur seks te pambrojtur ne kohe specifike gjate ciklit te tyre, duke përfshirë këtu edhe gjersa ishin me perioda (menstruacione), dhe një prej katër femrave kane ngelur shtatzënë duke përdorë këtë metode. Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron te mbetesh shtatzënë atëherë duhet te besh seks te mbrojtur përndryshe gjasat ekzistojnë se mund te mbetesh shtatzëne ne cilëndo dite te ciklit tuaj.

Si mund at dimë nëse periodat janë te rregullta?

Periodat e rregullta (menstruacionet) janë ato qe vijnë rreth te njëjtës kohe çdo muaj. Shumica e femrave kane cikël qe zgjat mes 25 deri 28 dite, por ka prej atyre qe kane cikël deri ne 35 dite dhe edhe kjo është cikël i rregullt menstrual!

Ja se si mund ta dish nëse ke perioda te rregullta:

Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e pare qe fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e pare e ciklit.

Hapi 2: Numri çdo dite pas saj deri sa prape te keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit te ardhshëm.

Hapi 3: Fillo prape nga e para. Kjo është e tera!

Nëse numëron për disa cikle dhe e sheh qe periodat vijnë zakonisht ne numër te njëjtë ditësh atëherë mund te themi se ke periodat te rregullta. Mos harro se jo secili cikël do te jete ne numër te njëjtë ditësh, por mos u merakos – është normale qe te kesh pak dite me pak apo me shume nga një cikël ne tjetrin.

Periodat e juaja janë te parregullta nëse ndodhin ne kohe te ndryshme nga një cikël ne tjetrin – për shembull, 24 dite, 32, dite, 27 dite e kështu me radhe. Nëse dy muaj apo me shume kalojnë dhe nuk ke perioda edhe kjo është e parregullt. Është e zakonshme te kesh perioda te parregullta veçanërisht ne vitet e para kur filloni te keni menstruacione. Nëse ke perioda te parregullta disa metoda te kontrollit te shtatzanis mund te ju ndihmojnë te bëni ato me te rregullta.

Çka është ovulacioni dhe cfare ka te beje me këtë?

Ne përgjithësi, nëse ke çfarëdo lloji periodash (te rregullta apo te parregullta) dhe nuk je duke përdor kontraceptiv qe bllokojnë lirimin e vezës, ju ovuloni. Ovulacioni është lirimi i vezës nga vezoret e një femre. Gjasat janë shume me te mëdha qe një femër te mbetet shtatzënë kur ndodhe ovulacioni.

Nëse ke njeh ditët e kohëzgjatjes se ciklit tuaj ashtu si treguam me larte, ju mundeni përafërsisht te llogarisni se kur mund te kesh ovulacionin. Zakonisht ndodh ka gjysma e ciklit tuaj. Kështu pra për një cikël prej 28 ditësh, ovulacioni ndodh rreth ditës se 14.

Nëse vërtete dëshiron te dish me shume rreth trupit tuaj, ju mund te mësoni me shume se kur keni ovulacionin duke shikuar mukozën e qafës se mitrës dhe duke matur temperaturën e trupit tuaj çdo mëngjes pasi te zgjohesh. Para se te provosh këto teknika, rekomandohet te bisedohet me mjekun. Përveç tjerash ka edhe teste ovulacioni qe mund ti blesh ne barnatore përmes se cilave mund ta përcaktosh se kur ke ovulacionin. Edhe një mundësi tjetër qe te urinosh ne shtage testi!

Kur mund ta besh testin e shtatzanis pas seksit te pambrojtur?

Nëse brengosesh se ke mbetur shtatzëne nuk ke mundësi te besh testin e shtatzanis një dit pas seksit te pambrojtur.

Ja pse:

Vezës se fekonduar i duhen rreth një jave qe te implantohet (ngulitet) ne muret e mitrës. Nganjëherë kjo pune merr deri ne 12 dite.

Pasi te ndodh implantimi, trupi juaj fillon te prodhoj hormone shtatzënie te quajtura human chronic gonadotropin (hCG).

Testet shtëpiake te shtatzënisë masin hCG-n ne urine për te përcaktuar nëse je shtatzëne. Klinikat e ndryshme masin hCG-n ne urine apo edhe ne mostër gjaku.

Duhet kohe qe te këtë mjaft hCG qe te mund te matet me çfarëdo testi.

E gjitha kjo do te thotë se ju duhet te prisni rreth dy jave pas seksit te pambrojtur qe te mund te keni rezultate te sakta nga testi.

A është herët për test shtatzënie… apo vone për KE (Kontracepsion Emergjent)?

Nëse brengosesh se mund te jesh shtatzënë dhe ke me pak se pese dite qe nga dita e seksit te pambrojtur, ka një gjë te rëndësishme qe mund te besh menjëherë: përdor Kontracepsion Emergjent.

Hapat (pilulat) e Kontracepsionit Emergjent bllokojnë ovulacionin deri ne pese dite pas seksit te pambrojtur, edhe pse ato janë shume me efikase sa me herët qe merren.

Nëse dëshiron kontracepsion emergjent dhe kontroll shtatzënie me afat te gjate, mund te konsiderosh edhe opsionin copper IUD. Kjo parandalon shtazanin kur futet deri ne pese (5) dite pas seksit te pambrojtur dhe vazhdon te ju mbroj deri ne 100% ndaj shtatzanis për 12 vite. Do shkruaj me gjate për këtë mënyrë parandalimi te shtatzanis ne një artikull te ardhshëm.

Si gjithmonë, bisedo me mjekun po qe se ke ndonjë pyetje apo dëshiron me shume detaje. 03/2013

Dashuria Dashuri

/komuniteti