Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Konceptoni gjinine e deshiruar

Konceptimi

Një nga mënyrat më popullore për të ndikuar seksin e një fëmije është metoda e llogaritjes së ovulacionit. Është zbuluar se kjo metodë është efikase në 80 % të rasteve dhe kjo do të thotë se është më e sigurt dhe funksionon më shumë se të tjerat .

Metoda bazohet në faktin se seksi I fëmijës përcaktohet nga sperma mashkullore. Spermatozoidet Y ( mbajtës të kromozomit mashkullor ) lëvizin shumë më shpejt se sa spermatozoidet X ( mbajtës të kromozomit femëror ), po ata jetojnë më pak . Kështu që , nëse do të donim një djalë , akti seksual duhet të bëhet menjëherë para ose pas ovulacionit ( Ovulacioni është lirimi I vezës nga vezoret e një femre ) . Për të kapur periudhën e ovulacionit mund të përdoret një metodë kalendarike ose teste të veçanta . Spermatozoidet X e Y dallojnë nga forma e tyre .

Spermatozoidet Y janë më të lëvizshëm, më të vegjël dhe të lehtë , por më pak këmbëngulës dhe më pak të fortë se spermatozoidet X. Mbi bazën e këtij fakti lind teoria që thotë se gjatë marrëdhënieve seksuale që ndodhin para ovulacionit , spermatozoidet Y, më pak të qëndrueshmit , kanë probabilitet më të madh për të vdekur përpara fekondimit , duke i lënë mundësinë spermatozoideve X , me jetë gjatë, të arrijnë në vezë , më pas në këtë rast lind një vajzë .

Por në të kundërt, nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin menjëherë përpara ose pas ovulacionit, atëherë rezultati i lindjes do të jetë me siguri djalë . Këto konkluzione janë të konfirmuar nga shumë studiues.

Ndërkaq shumë shkencëtarë shpjegojnë mekanizmin e metodës me variacionin e aciditetit në tubat e mitrës. Sepse , sa më shumë i afrohen ditës së ovulacionit, organi gjenital i gruas bëhet më alkalin . Nëse marrëdhënia seksuale ndodh menjëherë para ovulacionit, probabiliteti për të bërë djalë është shumë më i lartë , sepse në këtë pikë, mjedisi favorizon spermatozoidet Y dhe i lejon atyre që të arrijnë në destinacion përpara spermatozoideve X .

 

Llogarit ditën e ovulacionit

Kjo ditë ndeshet rreth ditës së 14 të ciklit menstrual . Mënyra më e thjeshtë është të masni temperaturën e trupit . Kjo gjë duhet të bëhet në mëngjes në orë të përcaktuara, nga ora 5:00 deri në 6:00 ose nga ora 8: 00 deri në 9 :00 , për të paktën tri cikle . Ardhja e ovulimit do të njoftohet nga rritja e temperatures deri në 37 ,1 -37 ,2 gradë Celsius . Nuk do të ishte keq të kërkonit ndihmën e

mjekut për ta përcaktuar me më saktësi. Megjithatë, mbani mend që koha e ovulacionit mund të jetë e ndryshme duke u ndikuar nga disa faktorë , fizikë, klimatikë, psikologjikë etj . Një gabim në përcaktimin e kohës së ovulacionit , madje edhe për një ditë mund të çojë në rezultate të kundërta:

- në vend të një vajze të lindë një djalë.

 

Përmbledhje

Për të arritur mundësinë e të lindurit djalë

- Shmangni marrëdhëniet seksuale për 3- 4 ditë para datës së llogaritur të ovulacionit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të spermatozoideve

- Mos harroni se konceptimi për të bërë një djalë duhet të ndodhë vetëm një herë gjatë ovulacionit, në ditët e ardhshme këshillohet të përdorni prezervativ

- Mos harroni që gruaja duhet të arrijë orgazmën më parë se burri

- Puthjet që zgjasin sa më shumë të jetë e mundur , kontribuojnë në maksimum në misionin e spermës

- Burri duhet të pijë një filxhan kafe ose një gotë me limonadë të gazuar me kafeinë dy orë përpara krijimit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të spermatozoideve

- Pas marrëdhënies seksuale , gruaja duhet të qëndrojë e shtrirë për të paktën 20 minuta

- Përpiquni të shmangni përdorimin e lubrifikantëve artificialë.

Për të arritur mundësinë e të lindurit vajzë

Në këtë rast duhet një sasi më e lartë e spermatozoideve X . Llogaritni kohën e ovulacionit ( për ta lehtësuar llogaritjen mbështetemi në ditën e 14 të ciklit të ovulacionit) . Nga fakti se jetëgjatësia e

spermatozoideve X është më e gjatë, është e nevojshme që konceptimi për një fëmijë të kryhet tri ditë para ovulacionit. Kjo do të thotë se kryesisht mbijetojnë spermatozoidet X dhe ata kanë mundësinë që pas tri ditësh t fekondojnë vezën.

- Këshillohet që marrëdhëniet seksuale të kryhen nga dita 5 deri në ditën e 8 të ciklit . Në këtë rast , sasia e spermës X do të jetë dominuese

- Në ditën e 9, 10 dhe 11 raportet duhet ndodhin një herë në ditë, duke ndjekur këshillat në vazhdim

- Mbani mend që pozicioni më i mirë në këtë rast është “Ai lart ” ( misioneri);

- Puthjet dhe eksitimi duhet të jenë në minimum

- Gjatë seksit mos përdorni lubrifikant sintetikë

- Mos kryeni marrëdhënie seksuale në ditën e 12 , 13, 14 dhe të paktën dy ditë pas ovulacionit , ndryshe përdorni gjithmonë prezervativ.

Loreta Lori

/komuniteti