Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ndihma e parë gjatë djegies së lëkurës jo vetëm nga dielli

Djegie mund të merren jo vetëm nga dielli, por edhe nga meduzat, hithrat, uji i nxehtë dhe zjarri, si dhe nga disa lëndë kimike.Lëkura e djegur gjithmonë shërohet në mënyrë të njëjtë, pa marrë parasysh se cili është shkaku i djegies. Ndihma e parë përbëhet nga:

1. Dushi me ujë të ftohtë pa sapun në vendet kritike, e pastaj lagia me lecka të lagura.

2. Bari me bazë ibuprofeni për zvogëlimin e dhimbjeve, duke iu përmbajtur udhëzimit të dhënë në kuti.

3. Përdorimit të kremit zbutës për djegiet me ekstrakt të gelit të shëmbratit (aloa verës) ose kremit me hidrokortizon. Shmangni produktet komerciale, sepse ato shpesh

përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë irritime ose alergji.

4. Flluskat nuk duhet të shpërthehen, as të kruhen, kjo për shkak të rrezikut të infektimit të plagëve.

5. Ruajuni nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, derisa të mos ndjeheni më mirë.

Ekzistojnë edhe këshilla të tjera shumë praktike, që ndihmojnë për t’i tejkaluar më lehtë momentet e krizës. Mbajtja e veshja së pambuktë nuk do ta pakësojë dhimbjen, por do ndihmojë që pjesët e djegura të irritohen sa më pak. Ndërkaq rritja e sasisë së lëngjeve në trup e pengon dehidrimin e shkaktuar nga gjendja e lëkurës.

Ndihmë mjekësore kërkohet nëse simptomat janë akute:

• Djegiet janë me shumë flluska, ndërsa dhimbjet janë të padurueshme.

• Keni temperaturë, edhe, gërditje dhe vjellje ose ndjenjë të ligështisë.

Mbrojtja më e mirë dhe e dëshmuar në nivel botëror e djegies së lëkurës është preventiva.

Te djegurat

Ka tre shkalle djegieje :

- shkalla e pare : thjeshte lekure e kuqe, pa plage apo carje.

- shkalla e dyte : qeska me \"uje\", qofte edhe te cara.

- shkalla e trete : lekura humb ndjeshmerine dhe merr ngjyre te zeze ose te bardhe.

Shtrirja:

Sa me e madhe te jete shtrirja e djegies aq me problematike eshte djegia.Ne fakt lekura eshte nje organ mbrojtes. Mungesa e saj ne nje siperfaqe te madhe eshte porte e hapur ndaj infeksioneve dhe na ekspozon ndaj nje rreziku jetesor.

Gjeja e pare qe duhet bere pas nje djegie eshte te vendosesh zonen ku ka ndodhur djegia ne uje te ftohte te rrjedhshem per 15-20 min. Nese lekura eshte e bardhe apo e zeze dhe nuk eshte e ndjeshme atehere kemi te bejme me djegie te shkalles se trete: indet jane shkaterruar dhe me to edhe enet e gjakut edhe nervat, prandaj eshte e kote ta ftohesh vendin e djegur, sepse djegia ka si qellim ndalimin e perhapjes se diegies ne thellesi. Ne rastin e djegies se shkalles se trete mjaftojne vetem 3 min nen uje te ftohte.

Gabime qe duhen evituar.

- Mos vendosni mbi plage yndyrna, undyra lejon perhapjen e nxehtesise, njesoj si vaji ne tigan.

-Mos vini mbi plagen e shkaktuar nga djegia akull (-10°) sepse i ftohti i akullit do i shtoje djegies se meparshme edhe nje djegie nga i ftohti.

- Sduhen perdorur asnjehere produkte me ngjyre.

-Mos perdorni asnjehere alkool apo uje te oksigjenuar mbi plage, dhimbja eshte shume e madhe.

- Ne princip, nuk duhen hequr asnjehere rrobat e djegura, sepse mund te permbajne fibra apo cope qe ngjitet mbas lekures. Megjithate mund te lagen me uje te bollshem, pastaj eshte mjeku ai i cili do beje pastrimin e plote te plages.

Pomadat e perdorura kunder djegieve duhet te permbajne ibuprofene, aspirine ose paracetamol. Zakonisht perdoren per te qetesuar dhimbjet duke pritur mjekun.

Nje pomade e mire eshte Biafine* e cila rekomandohet te mbahet gjithmone ne farmacine familjare. 04/2012

Daut Emini (10 vite më parë)
Posedoj me bio-terapi të garantuar shëruese, me efekt të 100%, për të gjitha shkallët e djegjes, por edhe për mbrojte nga djegja e diellit.... Informatata në: E_mail: dautemini@t-home.mk demini@t-home.mk daut.emini@gmail.com Tel/cel: +38970224085
Danielaa (11 vite më parë)
Pershendetje,jam nene dhe jam e shqetesuar per djalin tim..Para 2 muajsh mu dogj me vja te nxehte ne anen e djathte te fytyres,afer veshit,per fat te mire nuk i ra brenda ne vesh dhe ne sy,ane e mire kjo..i ra dhe ne dore,edhe anash veshit..ne vesh dhe dore eshte sheruar plotesisht,kemi shkuar ne spital tek dermatalogu dhe me dha 2 kremra..me kremin e pare qe ishte per djegie dhe antibiotik ja lyva per 10 dite sic me tha..dhe dora dhe veshi ju sheruar kurse tek fytyra akoma jo,nuk e di pse nuk po i shendoshet ngaqe aty eshte lekura me e ndjeshme dhe do pak kohe..nje pjese e vogel i ka ngelur e ka si plage,i behet kothere,por une ja pastroj dhe ja lyej me betadine qe si djeg,sepse e kam mish akoma.kurse nje pjese qe i ka ikur plaga,e ka te kuqe lekuren,dhe ja lyej me nje krem qe eshte per te mos i ngelur shenje,dhe ate frike kam nese i sherohet plaga kam frike se mos mi ngelet shenje,dhe nga kjo ane jam vertet keq,merzitem shume.Tani dua tju pyes,mos ndoshta duhet ta lyej me ndonje krem tjeter(me thoni cfare kremi ti perdor)dhe nese duhet tia mbuloj me garza,pjesen e plages,te lutem do doja nje pergjigje,dhe per sa i perket shenjes,a do ti ngelet shenje,apo me kalimin e kohes dhe viteve do i zgjatet lekura dhe sdo kete shenje(eshte 5 vjec djali),keshtu me thone disa qe sdo i ngelet shenje..te lutem,dhe flm nese me kthen pergjigje..
(12 vite më parë)
Nese na perdorum trajtimet popullore me kos,ve ,past dhemmbesh,miell etj,qe shumica e popullit tone i perdorin (se ju doket vetja shume me te mencur se mjeket)kto veq do te kapen ne plage per momentin do ta qetesojn por do te jete shume e veshtire te pastrohet dhe plaga munet me u infektu,shembull nese el yejm me kos do t behet shtrese e terur dhe duhet me larggu nga plaga kshtu qe heket edhe nje pjese e lekures dhe shkaktohet plage me e thelle,me e dhimbshme dhe kohe me e gjate deri te sherimi,ose ose me ve qe une kom qesh shume kur e kom degju ket trajtim me ve se vendi eshte shume i nxeht ne ate moment te djegies edhe nese i qet ve ajo do te fergohet :P.Une per vete dhe familja ime gjithmon e kemi perdor ujin dhe kena pas shenja pozitive ne sherimin e plageve te djegies.
Zana Diar Mustafa (12 vite më parë)
Djali im 1 vjeqr e djegu doren me plin isha musafir dhe pat djegje jo te vogel dhe aty nje musafire tjeter kerkoj ^^mill kallamojt^^dhe kos ose jogurt dhe e murr dhe perzijti dhe ja ndoj djalit ne dor dhe ja pshtjelli me fasho dhe djalit ju ndal mejher vaji dhe per 3 dit rend ashtu kam bere le qe nuk kish dhimbje po as nje shej nuk e ka pa provone
Teuta Murati (12 vite më parë)
Une ju tregoj nje sherim edhe me te shpejt dhe shume efikas. Ne momentin qe digjesh ose pervelohesh,fute menjehere doren ne uje qe te laget dhe pastaj ne krip (kuzhine). Ama menjehere. Ju garantoj qe do te ju largohet dhimbja menjehere dhe per disa minuta dora do te jete sikur te mos jete djegur fare. Mua ma treguan kur isha ne piknik me djalin tim dy vjeqar. Ai u pervelua ne dore me kafen e babait qe sapo e larguam nga zjarri. Nje njeri ishte afer dhe na tha : lagjani doren me uje shpejt dhe futjani ne krip. Ashtu edhe beme...per pak kohe filloj te qetesohet nga vaji i madh. Mezi prisja tja pastroja doren per te pare nese i ishte fryr ose i eshte hequr lekura!!!! Por per cudi doren e kishte si te mos e kishte perveluar. Kete e kam praktikur disa here edhe me djegjen time me qaj...dhe gjithmone ka qene keshtu efikas. Allahu e shperblefte personin qe qelloj ate dite prane nesh. Gjithmone lutemi per te.

/komuniteti